BE i kërkon Shqipërisë “kilometrin e fundit…”

June 2, 2016 09:21

BE i kërkon Shqipërisë “kilometrin e fundit…”

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, thotë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi në Tiranë do të sinjalizonte një angazhim të qartë ndaj standarteve evropiane dhe procesit të integrimit evropian.

Hahn: “Përshëndes punën konstruktive të bërë deri tani për reformën themelore të drejtësisë në Shqipëri që është mbështetur nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë si Euralius, OPDAT apo Komisioni i Venecias. Një miratim i shpejtë i reformës dhe zbatimi i saj pasues është tashmë kyç. Kjo jo vetëm që do t’i përgjigjej mbështetjes së madhe publike në Shqipëri për reformimin e sistemit të drejtësisë, por do të sinjalizonte gjithashtu një angazhim të qartë ndaj standardeve evropiane dhe procesit të integrimit evropian. Tani është me rëndësi të bëhet dhe kilometri i fundit dhe të sigurohet shumica prej dy të tretash që nevojitet për ndryshimet përkatëse kushtetuese”.

Komisioneri Hahn apelon palët politike të dalin mbi interesat e tyre individuale dhe të gjejnë kompromise për çështjet e mbetura politike.

Hahn: “Prandaj, i nxis të gjitha palët, përfshirë opozitën, që ta vendosin interesin e vendit të tyre dhe atë të qytetarëve mbi interesat e tyre individuale dhe të gjejnë kompromise për çështjet e mbetura politike, pa kompromentuar thelbin e draft reformës të pranuar ndërkombëtarisht. Ditët e ardhshme do të vendosin nëse Shqipëria do të përparojë drejt Kampionatit Evropian apo nëse do të qëndrojë në fazën e grupeve”.

June 2, 2016 09:21
Komento

2 Komente

  1. spata June 2, 09:26

    Nuk e bejme dote .I jane cpuar gomat PD .

    Reply to this comment
  2. Gani USA June 2, 09:35

    o zoti Han
    Ju si BE jeni vete ne “kilometrin e fundit”
    Dmth keni mare fund
    PSe talleni me ne te gjoret?
    Bete cfare deshet me ate vend bashke me amerikanet.
    E keni shkerdhyer mbare e prapsht
    Populli shqiptar voton kunder krimineleve ju i takoni dhe amnistoni
    Hajde mor lipsuni ju dhe Lute e soji juaj qe fshihni thjesht hipokrizine dhe makuterine pas fjaleve dhe kostumeve te bukura

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*