Apeli i gruas së kapitenit të jahtit të braktisur

September 11, 2019 17:16

Apeli i gruas së kapitenit të jahtit të braktisur

Dhe pse kanë kaluar disa ditë nga gjetja e jahtit të braktisur në afërsi të Shëngjinit dhe dokumenteve të kapitenit të tij, akoma nuk është rënë në gjurmë të shtetasit turk, 31 vjeçarit Sezgin Yavuz.

Sipas të dhënave, rreth një javë më parë, Yavuz çoi në Shqipëri pronarin e jahtit, Nedim Akyüz, ndërsa më pas u nis për në Greqi. Kjo është konfirmuar edhe nga pronari Akyuz.

Jahti, raportohet se u gjet në gjendje aktive nga peshkatarët.

Ndërsa hetimi filloi pasi askush nuk u gjend në jaht, ndërsa Yavzu u mendua të ishte pronari i jahtit, pasi dokumentat e tij të identifikimit ishin në mjetin lundrues.

Sipas medias turke AA, Vesile Yavuz (26), bashkëshortja e kapitenit Sezgin Yavuz,  është tashmë tre muaj e gjysmë shtatzënë, tha për gazetarët se bashkëshorit i saj kishte dalë jashtë shtetit dy muaj më parë dhe se para një jave kishte marrë rrugën e kthimit.

Ajo shtoi se ai e kishte telefonuar më 4 shtator dhe se i kishte thënë se mund t’i telefononte sërish pas dy ditësh.

Vesile Yavuz tha: “Para dy muajsh ka ikur jashtë shtetit. Në 4 shtator me telefonoi për herë të fundit, më tha që do shkonte në Korfuz. Kemi folur në mëngjes. Do të telefonoj pas dy ditësh më tha sepse ne flisnim me internet. Pas tre ditësh erdhi lajmi që u gjet jahti dhe burri im nuk gjendej. Më njoftuan pronarët e anijes që burri ka humbur sepse nuk arrinin të kontaktonin me të. Mjeti është gjetur në gjendje aktive por bashkëshorti im nuk ka qenë brenda. Ende nuk është gjetur. Kërkoj ndihmë nga zyrtarët tanë të lartë të shtetit. Dua që bashkëshorti im të kthehet”.

Yavuz, gjithshtu shtoi se burri i saj nuk kishte asnjë problem shëndetësor dhe mund të notonte shumë mirë. Gjithashtu ajo konfirmoi se në jaht nuk kishte pasur asnjë lloj vjedhjeje.

e.ll./dita

September 11, 2019 17:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*