Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg ish-gjyqtarin, Shkëlqim Miri

February 22, 2018 15:44

Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg ish-gjyqtarin, Shkëlqim Miri

 

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën për ndryshimin e masës për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri.

Ky i fundit kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, të cilën gjykata e shkallës së parë për Krimet e Rënda e ka vendosur ndaj tij për akuzën e korrupsionit.

Avokati i ish-gjyqtarit, Ardian Vishaj, kishte paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë të Krimeve të Rënda, ku kërkonte lirimin e klientit të tij nga qelia për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Tek Krimet e Rënda ishte paraqitur serish kërkesa për zëvendësim mase për Shkëlqim Mirin me argumentin se prej 2 muajsh Prokuroria s’ka bërë asnjë veprim dhe nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje ish-gjyqtarin.

46-vjeçari u arrestua më 9 nëntor 2017 pasi dyshohet se ka marrë rryshfet për ndryshimin e vendimit gjyqësor ndaj shtetasit Gentian Doda.

Ai ishte i dënuar me 20 vjet burg pasi në 1997 në Burrel vrau Gazmir Dedja dhe Asllan Gjokën.

Policia sekuestroi në shtëpinë e Mirit një shumë prej 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë.

a.s/dita

February 22, 2018 15:44
Komento

4 Komente

  1. populli para 90 February 22, 15:55

    Ta kalbi ne burg sepse shume Pislliqe ka bere ky njeri, si te gjithe gjyqtaret e tjere.

    Reply to this comment
  2. fteri February 22, 19:09

    Burg,burg,burg – ti jepet ,shkërdhatit të gjyqtarit të njollosur në krime ,fatin e këtij e paçin edhe të tjerët mbrapa !….

    Reply to this comment
  3. luli February 22, 20:21

    Jo vetem burgun e ka hallall por sekuestrim i te gjitha pasurive se plepat e cubit Sali me te ne krye e kane shkaterruar kete vend. i thoni ketij fshatari grabites se shpejt do te vijne edhe komandanti edhe komisari dhe pastaj mund ti beni mbledhjet bashke dhe te dorezoni gjene qe nuk e meritoni Ndyresira.

    Reply to this comment
  4. Adih February 22, 21:13

    Ku i gjete keto shuma maramenese o fshatar gjygjtar ,ju kapi gafil te pa pregatitur Vettingu .Kujtuat o budallenj , se do ngeleshit te pa prekur dhe te llastuar per jete te jeteve , nga politikanet qe ju hapen driten jeshile ,me e perdhunuar kete popull te varfer e te mjere. Si do i justifikosh tani keto shuma maramendese tani o fshatar budalla ..Zoti eshte lart ,e tani vilni ato qe mbollet .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin