“Votoni nesër dekriminalizimin pa surprizat tuaja të minutës së fundit. Testin e drogës e ka vetëm Bermuda”

December 2, 2015 20:39

“Votoni nesër dekriminalizimin pa surprizat tuaja të minutës së fundit. Testin e drogës e ka vetëm Bermuda”

Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstein besojnë se Parlamenti do të votojë me një shumicë të gjerë ligjin për dekriminalizimin.

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në PE deklaron se shpreson se të enjten në Parlament do të ketë një votim në shumicë të gjerë për këtë ligj.

Na u desh, apo më saktë Parlamentit iu desh plot një vit kohë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, një kohë shumë e gjatë. Si përfundim, rezultati është i mirë dhe kjo është mê e rëndësishmja edhe për mesazhin. Votoni së bashku e nisni një erë të re”, thotë Fleckenstein.

Eduard Kukan, ndjekës-raportues për Shqipërinë në PPE shpreh bindjen se nuk do të ketë “surpriza të minutës së fundit” votimi i dekriminalizimit.

“Është një frymëzim i mirë e duhet të shërbejë për t’i inkurajuar ata se ekziston mundësia për të arritur marrëveshje mbi çështje shumê të vështira, edhe kur qëndrimet fillestare të të dy palëve janë larg njëra-tjetrëst. Kur ata diskutojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin, në përfundim arrijnë marrëveshje në konkluzion. Mbase të dy nuk mbeten njësoj të kënaqur, por e rëndësishme është që të bëhet. Do të jetë një hap i rëndësishëm në përmirësimin e kulturës politike në Shqipëri, çfarë do të reflektohet në një imazh më të mirë të vendit jashtë, e në këtë fazë kjo ka rëndësi gjithashtu. Prandaj, unë dua t’i inkurajoj ata për çështjen e dekriminalizimit”, tha Kukan.

Dy eurodeputetët thonë se ky konsenus do jetë nisja e një ere të re në politikën shqiptare.

Fleckenstein shton se testin e drogës e ka vetëm Bermuda dhe asnjë vend tjetër në botë.

December 2, 2015 20:39
Komento

9 Komente

  1. Benoni December 2, 20:24

    Kukani dhe Knuti tok me gjithe armaten e rrogetareve ne BE nuk kane asnje hall tjeter pervecse rehatise se tyre. Kur flasin kurdo e per kedo shtet jane thjesht me mendje e zemer te ai komoditeti i postit dhe te ajo rroga e majme. Dhe kerkojne vetem nje gje nga te gjithe : Mos na prishni kete rehat e kete mireqenie me probleme por na lini te gezojme keto dite te lumtura ne keto zyra te bukura!

    Reply to this comment
    • Ermal December 3, 09:42

      Per aq kohe sa ti nuk ke besim tek forcat politike ne vend ata do e paraqesin veten si zot te fatit tone. C’po i ha atyre palla se c’probleme kemi ne? Ne u kerkojme perkrahje dhe ata ofrojne ate me me pak kosto, nje te ndermjetme te kenaqshme.

      Reply to this comment
  2. i ri December 2, 20:51

    Po pse more z.Kukan , Saliu i Berishajve nuk është nga Bermunda,,,,,,,,???????? ? ?

    Reply to this comment
  3. hahahahahhah December 2, 20:55

    Uleni pak ritmin mos komentoni kaq shpesh –

    kenga idiote e word press .

    kendoje edhe njiher ,biiiiiiiizzz -fiiiiiiiiiiiiiiiu-bizzzzz

    edhe njiher – hahahahahahahahahahahahhahahahahahahahha

    Reply to this comment
  4. Agimi December 2, 23:56

    Te gjith politikanet duhet te bejne testin edroges e qe nuk e ben do te thot qe eshte pordorus i saje

    Reply to this comment
  5. Agimi December 3, 00:00

    Te gjith politikanet duhet te bejne testin edroges e ata qe nuk e bejne do te thot qe jane pordorus

    Reply to this comment
  6. @ December 3, 01:09

    “Falja” Detit grekut a ben kriminalitet.
    Nese kriminalitet quhet ekzekutimi i njeriut nga njeriu.Nuk kundershtohet kryerja e krimit.Por falja e detit Grekut asht pasuri e pa tundeshme e kombit me te cilen i zgjat jeten vetevetes i lumtur per te jetu, ne te kunderten e mjeron veveten.

    Reply to this comment
  7. Arben December 3, 05:58

    SALI MUTI ESHTE INICIATORI I SURPRIZAVE TE FUNDIT,

    POR PO E RRETHOJNE TE CEPI I MURIT ME DUKET.

    PA U FUTUR SALI KRIMINELI NE BURG DHE PA JU SEKUESTRUAR PASURIA ATIJ DHE SOJIT E SOROLLOPIT KU E KA SHPERNDARE, NUK BEHET SHQIPERIA.

    Reply to this comment
  8. info analitike December 3, 11:10

    Po me sa duket vetem ne Bermuda paska deputete qe drogohen. Duke pasur parasysh 500 fishimin e trafikut te droges dhe faktin qe tashme kufijte jane bere si han pa porta ku droga qarkullon edhe me makina ministrash eshte mese e arsyeshme qe te kerkohet nje ligj i tille.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*