Apeli i Presidenti italian: Interesi i vendit dhe qytetarëve, prioriteti ynë

March 8, 2018 17:54

Apeli i Presidenti italian: Interesi i vendit dhe qytetarëve, prioriteti ynë

 

Presidenti italian Sergio Mattarella i ka bërë thirrje politikanëve të sillen në mënyrë të përgjegjshme, në një kohë kur partitë diskutojnë kush do të krijojë qeverinë pas zgjedhjeve jo-vendimtare.

Mattarella, posti i të cilit është kryesisht ceremonial, tashmë do të luajë rolin e negociatorit të një marrëveshjeje mes rivalëve.

“Ne dhe kjo nënkupton të gjithë ne, do të na nevojitet gjithnjë kjo qasje: një ndjenjë përgjegjësie që na lejon ta bëjmë prioritet interesin e përgjithshëm të vendit dhe qytetarëve,” u shpreh Mattarella në daljen e tij të parë publike pas zgjedhjeve të 4 marsit.

Asnjë parti apo grup nuk arriti të fitonte shumicën absolute, duke e futur Italinë në pasiguri politike, siç edhe ishte paralajmëruar nga autoritetet europiane.

Aleanca e krahut të djathtë e dominuar nga Liga euroskeptike mori më shumë mbështetje, e ndjekur nga Lëvizja 5 Yjet, e cila u konfirmua si partia e vetme më e madhe në vend me një marzh të gjerë votash.

Si lideri i 5 Yjeve Luigi Di Maio ashtu edhe lideri i Ligës Matteo Salvini pretendojnë postin e kryeministrit.

Por vendimi përfundimtar i takon presidentit Mattarella, i cili do të duhet të bindë rivalët të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të punojnë për të formuar një qeveri.

Përpara votimit, të gjitha partitë kryesore u zotuan të ulnin taksat dhe shpenzimet dhe të rrisnin deficitin buxhetor nga nivelet e rëna dakord me Bashkimin Europian.

a.s/dita

March 8, 2018 17:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*