Koronavirusi po vjen, a jemi të përgatitur

February 28, 2020 12:33

Koronavirusi po vjen, a jemi të përgatitur

Prof.Dr. Edvin Prifti 

 

Vdekjet e para të shënuara në Itali nga infeksioni i koronavirusit na bëjnë të ndjehemi akoma edhe më afër ndaj ngjarjeve të cilat mund të kenë pasoja shkatërrimtare për njerëzit dhe popullin tonë.

Masat drakoniane që janë marrë në vendin e origjinës të këtij infeksioni viral dhe që po shoqërohen me masa akoma edhe më të ashpra në vendet pranë duhet të na bëjnë të mendojmë akoma më seriozisht se si duhet të përgjigjemi në këto kushte.

Gjithmonë ka momente relaksi dhe llafesh, proklamatash, por kur ndodhemi përballë fataliteteve të mundshme duhet një seriozitet i jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm i çdo strukture.

E para diagnostikimi:

Dje po interesohesha dhe mu tha nga një prej specialistëve tanë më të mirë të sëmundjeve infektive, që ‘real time PCR’ me kitet e koronavirus është kërkuar nga laboratori i mikrobiologjisë në QSUT dhe nuk është realizuar pasi “PPP nuk e parashikon”.

Sigurisht që dikushi do justifikohet që kjo është një emergjencë dhe e re!

Por pikërisht këto raste duhet të parashikohen, pra justifikimi është i pajustifikueshëm.

Ndodhemi përballë një çështje të sigurisë kombëtare. Unë nuk e di se ç’mund të konsiderohet tjetër brenda nocionit të sigurisë kombëtare. Dhe në këto kushte askush mund të ketë paturpësinë të kthejë një përgjigje të tille.

Nga ana tjetër neve si Universitet a na duket një gjë normale kjo?! Nëse kjo PPP reagon në këtë mënyrë atëherë pa dyshim që duhet rishikuar pasi është totalisht e padrejtë dhe aspak shkencore, bllokon hulumtimin që në pikënisje, rrezikon dhe cënon jetë.

Kur i mohohet të vetmes qendër universitare hulumtimi dhe diagnostikimi, atëherë kush do ta bëjë? Dikushi më tha se mund të diagnostikohet në Institutin e Shëndetit Publik. Kjo është gjë shumë e mirë, po si mund të mohohet diagnostikimi ne QSUT?

E dyta: karantina

Asgjë nga ky front. Nuk dimë se si, ku, në ç’kushte. Mos na duket çudi, pasi  mund të jetë secili prej nesh kandidat për në karantinë dhe mendoj që njerëzit duhet të jenë në dijeni të gjithçkaje.

E treta: trajtimi

Këta të sëmurë kanë nevojë për ventilim mekanik të drejtuar ose oksigjenim artificial. Përsa i përket ventilimit mekanik, në Shqipëri ne kemi vetëm 140 ventilatorë mekanikë, këtu përfshirë edhe strukturat private që do të thotë, që – sikur t’jua mohojmë ventilimin mekanik gjithë të sëmurëve të tjerë – atëherë vendi ynë mund të trajtoje vetëm 140 të sëmurë me koronavirus njëherësh.

Oksigjenimi artificial ka të bëjë me një aparat tjetër që quhet Extracorporeal membrane oxygenator ose ECMO të cilin kemi vite që e kërkojmë me ngulm në kardiokirurgji, por sidomos pas epidemisë se H1N1 si e vetmja alternative për të mbajtur në jetë këta të sëmurë.

Nuk ka asnjë aparat të tillë në Shqipëri.

Afërsia me Lombardinë, shkëmbimet e përditshme në njerëz dhe mallra me Italinë na shtyjnë të mendojmë seriozisht për përballjen me koronavirusin.

Dikush mund të thotë që nuk duhet bërë panik. Mbase kjo mund të vlente para një muaji kur ngjarja ishte larg dhe efekti nuk dihej, por tani më duket infantil totalisht çdo deklarim në kuadrin e mos përhapjes së panikut.

Nuk mund të sillemi më sikur është një gjë larg nesh. Çdonjeri prej nesh, politikanë, biznesmenë, ambasadorë, ministra dhe deputetë, por veçanërisht personeli shëndetësor mund të jenë të infektuarit e radhës.

Nga 29 të infektuar në Itali, 5 janë personel shëndetësor. Dhe pa dyshim që personeli shëndetësor në vendin tonë nuk do ta meritonte aspak një risk të ri te shtuar. Domine Quo Vadis?!

 

*****

Autori është kardiokirurg, shef i Kardiologjisë në QSUT

February 28, 2020 12:33
Komento

33 Komente

  1. Hosteni February 22, 18:34

    Si tha ajo debilja e Task Force-s, karantina mund te behet edhe ne shtepi…

    Reply to this comment
    • Filoeuropiani February 23, 17:49

      Pse ti i mençmi i tastires ne Kine ku e bëjnë karantinën gjithe ata miliona?! Ne shtepi e bejne me rregulla strikte levizje dhe per furnizimin me ushqime. Apo ke pare ate videon e atij spitalit qe u be per 7 dite dhe the hajt po e leshoj dhe une nje llaf te mencem.
      Po keta qe i izolouan ne Itali ku po e bejne karantinen?! Kamp punetoresh?!

      Reply to this comment
  2. Po me PPP-te cfare pati ky korona-terbimi i spitalit!? February 22, 18:35

    Bravo Edvin Prifti! Po sikur te kishe edhe nje Hoxhe prane do te ndihmonte me mire te kuptosh qe mjafton te ndalosh kinezet dhe ata qe kane pasur kontakt me ta ne aeroport atehere ke ndaluar perhapjen e virusit, Ne Itali u perhap sepse italianet po benin biseda tregetie me kinezet. Dhe voila! Gjashte te prekur. Lerini propogandat e kinezeve dhe dashurine e shpallur te Veliaj ne nje takim te fundit qe kinezet duhen trajtuar si shoke. Nuk jane shok edhe ne vendin e tyre kur i kap virusi. I mbyllin ne karantine. Edhe ne duhet te bejme te njejten gje. Prandaj Prift a Hoxhe, leri PPP-te, se nuk e kane fajin PPP-te sepse zoteria jote po punon ne spitale te reja qe as i kishe enderruar me pare. Por, jazek ju qofte qe nuk thoni nje fjale te mire per qeverine por vetem helm dhe maskaralleqe hidhni ne treg.

    Reply to this comment
  3. Taku February 22, 18:48

    Duhet urgjentisht te meren masa ne Rinas, Durres, Vlore dhe te gnitha pikat kufitare qe na lidhin me Italine. Mundesisht te pezullohen fluturimet dhe kontrollohen pasagjeret qe vijne nga Italia.

    Reply to this comment
    • Tani February 22, 19:05

      Me cfare t’i kontrollojne o idiot?! Me pallasken e policit?

      Reply to this comment
      • Taku February 22, 19:22

        Te te fusin termometrin ne bythe me ate.

        Reply to this comment
        • Tani February 22, 20:17

          Je komplet idiot o Taku. Nuk e ke kuptuar as artikullin dhe as komentin tim. A e kupton qe mungon diagnostikimi? Kontrollet neper bote me te vertete i bejne me termometer, ama pastaj me vone neper spitale DIAGNOSTIKIMIN. Keshtu qe fute vete ne bythe termometrin. Trap.

          Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi February 22, 18:48

    Keshilla me vlere! Po ashtu nuk duhet harruar, qe tani nuk eshte koha e manifestimeve politike (populiste), ku virusi -nwse ka hyre ne Shq.- mund te perhapet nder dhjetra e qindra njerez. Nuk eshte puna per te perhapur panik, por per te qene me te kujdesshem ne keto kohra.

    Reply to this comment
  5. Nuk eshte korrekt ,ne te tilla situata ,te perhapesh P A N I K ne popull February 22, 19:25

    Koronavirus eshte ji ceshtje qe duhet te mobilizoj gjithe

    shqiptaret ,

    dhe nuk eshte ceshtje Partish Politike o kafshe qe

    nuk ditet njiher te reagoni si Njerez ne kte Bote .

    Ne vend te ruani qetesine dhe bashkoheni ,ne te mir

    te perballjes me suksese te tilla Sfidave qe sjell koha ,

    ngelet duhe fajesuar njeri-tjetrin si idiota ,sikur jua ka heq Trurin Virusi Politike i ktyre 30-vjeteve ,

    dhe ju a ka mbushur me gjarprinje.

    Reply to this comment
    • mirel February 22, 20:33

      Po ik mor vrrome ramiste. Ashtu i thane dhe doktorit ne Kine dhe e kercenuan me burg pasi konstatoi 7 rastet e para. Plera.
      Akoma kerkoni viktima ne viktimat.
      Qelbesira te ndyra.
      Mire qe jane te kercenuar nga semundja, por po i kercenoni dhe ju qe te vdesin pa folur.
      Ptuuuhhh plera te ndyra.
      Ju duhet tju futesh atje bashke ne karantine me te semuret, te gjithe sa jeni, kurva te qelbura

      Reply to this comment
  6. Nuk ekziston koronavirusi February 22, 19:25

    Lerini idiotesite e mediave te rockefellerve. Komamdojne te gjithe boten ata. Nuk ekziston koronavirusi. Edhe asnje vitus tjeter nuk ekziston. Jane vetem nje genjeshter e masonit Louis Pasteur viruset. Nuk eshte pare as me asnje mikroskop ndonje virus. Kete e ka pohuar vet ai ne shkrimet e veta qe u publikuan nje shekull me vone ne Paris.

    Reply to this comment
  7. Selim Shpuza February 22, 19:25

    mirese te vije koronavirusi se ndryshe kjo qeveri nuk rrezohet me.

    Reply to this comment
  8. Tosi February 22, 20:48

    Nje keshille per te gjithe. Braktiseni mitingun e 2 marsit ashtu si ne gjithe boten kur jane ndaluar tubimet e njerzve per te shmangur kontaktin me koronavirusin…

    Reply to this comment
  9. Monika hajdute me cizme February 22, 21:13

    Mos kini frike nga gripi,por ne 2 mars te sheshi me ilirin dhe moniken.
    Nuk ka grip qe na ndalon,me lingota ari e luftojme…
    Ky prifti kirurg eshte i mire,por ka ber pare me thas…
    Ka nje sekretare qe kujdeset shume per thesarin e tij…
    E kam me te jetuar ,jo me te ndegjuar….

    Reply to this comment
  10. Epiriot me Zemer e Shpirt February 22, 22:46

    Amelika Amelika .Sabanis mulatis.
    Mbajeni dhuraten trampiste.Llahtarisi gjithe boten.
    Edhe eshte vetem fillimmi i fillimit.
    Vitin tjeter topa topa.
    Mjere njerezimi.

    Reply to this comment
  11. Astriti February 22, 22:51

    Artikulli është shumë i saktë dhe ky relaksimi i pushtetit në Shqipëri PËRPARA tërmeteve, epidemive dhe fatkeqësive të tjera është i pafalshëm. Neglizhenca paguhet me kokë – me kokat e të tjerëve.
    Virusi mund të hyjë edhe nga kontakti fizik, mallra që konsumatorët i porosisin online, apo dhe nga kartëmonedhat e kontaminuara. Rreziku duhet parë gjithandej dhe detyra e shtetit është të parapërgatisë planet e veprimit.
    Shumë mirë që Edvini vuri alarmin në këtë pikë.

    Reply to this comment
  12. virologist February 23, 00:17

    Deri ne fund te Shkurtitt do kemi dhe rastrt “e para”ne Shqiperi. Deri tani i vetmi mjet efikas eshte higjena ,larja duarve (20 sek duhet te zgjase larja e duarve)shnangni ambjentet e mbylluura , grumbullimet koncert kinema, lokale.te pakten 2 m distance nga njerezit qe teshtiten apo kolliten. Disifektante me mininalisht 40% alkool fruta ,ushqime aktivitet fizik ne aher te paster gjume per te rrite immunitetin dhe zbatoni keshillat e mjekut

    Reply to this comment
  13. kasem gahinji February 23, 08:28

    Diagnostikimi dhe plurimi behet vetem ne kliniken private te dr.prof priftit

    Reply to this comment
  14. Pacienti! February 23, 11:54

    Edvin Prifti ! Nje Sharlatan ! Katranjos qe nuk ka mbaruar Fakultetin e Mjekesise ne Itali dhe nuk ka lene dere pa dhene leke per te larguar profesore tane te nderuar te Kardiokirurgjise per te zene vendin e qe ka tani. Ujk i lekut nje person qe edhe nenen e vet nuk operon pa i mare leke! Plere! Turp edhe ju Dita!

    Reply to this comment
  15. me emer February 23, 16:40

    Pra 2 MARSI deshton ..! Ndalohen dubimet pa maska , maska s`ka as gjekundi . ” Aleatet ” e dine ..?! ..Te shkretet “aleate ” , na moret mente me ta dhe ata s`jane asgjekundi ..!

    Reply to this comment
  16. socialisti February 23, 19:06

    Ne spitalin e vlores asnje mase seshte marre A e di ministria e shendetsis qe vlora eshte me porte detare dhe tragetet ven e vine cdo dite

    Reply to this comment
  17. Luigji14 February 24, 20:10

    Shqetesimi qe ngre Edvini wshtw i drejte por kur fillon dhe futet kunder PPP e perzien keq me politiken dhe duke çfratwzuar rastin kerkon ventilatorw O2 pwr kliniken e vet.Mendoj se deri ketu ka te drejte pastaj per trajtimin e pasojave te COVI 19 kka te tjere specialiste dhe nuk i takon atij te japi mend.Sa per lek kjo wshtw e vertete “eshte qen leku” e nuhat ate.Duhet te beje kujdes sepse leku tw fut atje ku nuk e mer me mend ,para-ardhesi i tij shpetoj me nje goditje thike ne dore ,sepse ishte drejtuar ne zemer dhe Edvini ,nuk duhet ta haroje kete…historia perseritet

    Reply to this comment
  18. P February 24, 22:24

    Edhe profesor doktorr edhe idjot

    Reply to this comment
  19. prizem February 25, 02:11

    Profesor i nderuar,
    1- Epidemi te ketilla nuk mund te parashikohen dhe per pasoje nuk mund te kontraktohen Laboratore paraprakisht per te kryer testet speciale.
    2- Masat meren kur rreziku eshte serioz e real, dhe jane shume te thjeshta. Parandalimi i perhapjes se virusit duke rritur pastertine personale dhe duke limituar levizjet sidomos ne prezence te shume njerezve. Kurre nuk mund te thuhet se te gjithe te semuret do te perfundojne ne ventilatore, vetem nje perqindje shume e vogel mund ta kete te nevojshme. Asnje vend i botes nuk blen ventilatore me shumice ne pritje te nje epidemie. Sa per ECMO, edhe sikur tani ti kishe 10 apo 20 aparate, nuk eshte aq e thjeshte per ta aplikuar, ka kritere shume strikte per pacientet kandidate, duhet personel i speciailzuar qe te asistoje etj,etj.
    3- Ne SHBA, nga 50 shtete, vetem 3 prej tyre kane kapacitetet per te kryer analizat specifike qe japin pergjigjen perfundimtare.
    4- Karantina mund te kryhet kudo ne ndonje objekt te izoluar nga te tjeret dhe per pjesen e ekspozuar te popullates, ne shtepi

    Etj, etj.

    Reply to this comment
  20. Tani February 25, 08:46

    Edvin, frika te paska turbulluar trut e kokes!
    Mendon qe ti fusesh te semuret me coronavirus ne Extra Corporeal Membrane Oxygenation?
    Me te vertet mendon qe te semuret me coronavisur jan njesoj si ata qe bejn nje zevendesim valvolar?
    Shpresoja te lexoja gjerat me te thjeshta: panevojshmerin e maskes kirurgjike, ti vet duhet te dish pse e mban gjat operacioneve, nje tjeter thjeshtsi qe do doja te lexoja ne kete artikull ishte edhe kujdesi qe duart duhen te lahen sa me shpesh, dhe te pakten per 20 sekonda… po nuk e gjeta.
    p.s.
    gazeta dita, hiqeni kete artikull, nuk ka asnje vler.

    Reply to this comment
  21. fteri February 25, 16:47

    Edvin shiko mos kaloi ndonjë operacin zemre pa i marr një milonshin dhe do të kapesh me presh në duar.!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim