Apeli i veteranëve: Ndal akteve revanshiste dhe antishqiptare!

August 24, 2018 12:05

Apeli i veteranëve: Ndal akteve revanshiste dhe antishqiptare!

Apel i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ, Organizata Kombëtare e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Invalidëve të LANÇ: Të mbrojmë me vendosmëri idealet, vlerat dhe kontributet patriotike e kombëtare të vendit tonë

Komiteti Kombëtar i Organizatës së Veteranëve të LANÇ, Organizata Kombëtare e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Invalidëve të LANÇ, bazuar në misionin e tyre atdhetar që kryejnë të sanksionuar në platformën, programin dhe statutin e vet, ndjekin me shqetësim atë revansh antihistorik dhe antikombëtar që kanë ndërmarrë në të kaluarën dhe veçanërisht në periudhën e fundit, forca politike dhe segmente të djathta me prirje revanshiste, të nxitur dhe nga faktorë të jashtëm antishqiptarë, të cilët përpiqen me të gjitha mjetet të godasin, denigrojnë e errësojnë dy nga periudhat e rëndësishme historike të vendit tonë, sikurse janë epopeja e lavdishme e LANÇ dhe periudha pas çlirimit, e rindërtimit dhe ndërtimit të Shqipërisë.

Këto forca, me në krye PD dhe satelitët e saj, të udhëhequra nga ish komunisti ekstremist, i konvertuar në “demokrat” Sali Berisha, pas ndryshimit të sistemit iu turrën simboleve të LANÇ duke i shkatërruar ato, varrezat e dëshmorëve lapidarët, memorialet, muzeumet; hoqën nga institucionet, shkollat dhe rrugët emrat e heronjve dhe dëshmorëve të LANÇ dhe në vend të tyre vendosën emra kriminelësh e bashkëpunëtorësh të pushtuesve; dekoruan e shpallën patriotë diversantët dhe tradhtarët që kanë lyer duart me gjakun e bijve shqiptarë, për restaurimin dhe korrigjimin e kësaj paudhësie sot qeverisë dhe pushtetit vendor i duhen fonde të shumta.

Të njëjtën batërdi kryen këto forca të errëta me pasoja të rënda edhe në ekonominë shqiptare, duke shkatërruar e vjedhur fabrikat, kombinatet, uzinat e ndërmarrjet ekonomike, fermat bonifikimet etj; shkatërruan ushtrinë dhe sistemin e mbrojtjes në tërësi etj, me parullën famëkeqe: “Të shkatërrojmë çdo gjë komuniste, se do na vijë çeku i bardhë”. Rrjedhimisht me mijëra njerëz dolën në rrugën e madhe duke sjellë rrënim dhe fukarallëk të tejskajshëm. Ndërsa nga soji i tyre u majmën me pasuritë të vëna nga vjedhja e abuzimi. Kjo gjendje detyroi shumë shqiptarë të lënë trojet e veta duke u larguar në emigracion. Dhe janë po këta bastardë që sot bërtasin nëpër ekrane e tubime për fukarallëk e largim të njerëzve nga Shqipëria, duke vepruar si hajduti që thërret: “Kapni hajdutin”, apo si Pilati që desh të lante duart e lyera me gjak.

Tani së fundmi, PD për t’i shkuar gjer në fund marrëzisë antishqiptare ka përgatitur të ashtuquajturin projektligj “Për dekomunistizimin e vendit”, nëpërmjet të cilit synohet që të goditin rëndë dhe një fushë tjetër të rëndësishme atë të artit, kulturës dhe krijimtarisë në përgjithësi, me qëllim që gjithçka e krijuar gjatë periudhës 40 e ca vjeçare si filma, teatro, botime letrare etj., të hiqen nga qarkullimi dhe pse ato pasqyrojnë një realitet të caktuar historik, me vlera të mëdha atdhetare e edukuese, për të cilat janë angazhuar një armatë e madhe intelektuale progresiste dhe janë vënë në dispozicion fonde të mëdha nga buxheti.

Këtyre qëllimeve të errëta antihistorike e antishqiptare, që kanë për synim të fshijnë nga kujtesa e popullit dhe veçanërisht te brezi i ri ato vlera të pazëvendësueshme, u duhet prerë rruga. Qeveria, institucionet përkatëse dhe Kuvendi i Shqipërisë, këto kërkesa absurde duhet t’i refuzojë në mënyrën më kategorike.

Autorët e këtyre kërkesave e propozimeve e kanë të qartë se tani pas 30 viteve pluralizëm, komunizmi nuk ekziston më në Shqipëri. Qëllimi i tyre është që vendin e këtyre krijimtarive, ta zënë ato paçavure që po krijojnë sot, si në fushën e krijimtarisë artistike e publicistike ashtu dhe në atë të kinematografisë, me të cilat përpiqen të çoroditin dhe degjenerojnë brezin e ri të vendit tonë.

Po ka edhe raste si ajo e gazetares të TV News24 e cila bazuar në emisionin e vet, në vend që të thërrasë e të dëgjojë luftëtarët e lirisë, veteranët, familjet e dëshmorëve, kontribuuesit e vlerave shqiptare, thërret disa të ashtuquajtur të përndjekur politikë, për të cilët bën edhe një botim duke i bërë publicistikë. Ndër këta të ashtuquajtur të përndjekur politikë ka edhe nga ata me tituj të lartë të marrë në periudhën e Enver Hoxhës,  që çuditërisht ato i mbajnë e krekosen dhe sot duke u kapardisur me to u bëjnë jehonë këtyre veprimeve antikombëtare.

Një paradoks tjetër qëndron në faktin se shumë nga ata që janë shpallur të “përndjekur politikë” nuk janë të tillë, por të dënuar për krime ordinere. E, megjithatë jo vetëm ata por edhe fëmijët, madje dhe nipërit e mbesat e tyre shpërblehen me fonde nga buxheti i shtetit. Në një kohë që Sali Berisha ua u hoqi shpërblimin familjeve të dëshmorëve të LANÇ, fëmijët e të cilëve dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë që gëzojmë sot.

Qëllimi tjetër i gjithë kësaj fushate antihistorike e antishqiptare, bëhet në një kohë kur vettingu po bën goditje të forta ndaj atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve, përfshirë edhe ish Prokurorin e Përgjithshëm Llalla, të cilët pasi përfunduan Kursin 6 mujor te Plepat u vunë në shërbim të Sali Berishës, për t’u vënë kapak krimeve të rënda që ka kryer ai, si dhe i zgjedhuri prej tij Lulzim Basha, jo vetëm me vjedhjet galopante, por dhe me krime të rënda duke vrarë njerëz të pafajshëm si në 21 janar, në Gërdec, dhe në Tropojë ku janë vrarë mbi 100 djem të rinj, ato të grushtit të shtetit të vitit 1997-1998, për çka atyre sot u është vënë laku në fyt.

Organizatat tona prestigjioze nuk  e kanë pritur mirë edhe ngritjen e “artbunkerëve” në Tiranë si dhe të ashtuquajturin “Muze përgjimin”, duke gjykuar se nuk ka shtet në botë të mos ketë shërbim përgjimi, apo sistem mbrojtjeje. Veprime të tilla janë të papranueshme.

Kohët e fundit, nëpërmjet mediave është hedhur në treg një e pavërtetë e madhe, sikurse është kampi i të burgosurve dhe i të internuarve në Tepelenë i cili sipas atyre qëllimkeqëve paska qenë një “Aushvic i dytë”. Nëse do të pyeten qytetarët e Tepelenës që kanë jetuar aty, do të vërtetoni se ky është një trillim dashakeq i bërë me qëllime të mbrapshta. Për këtë të fundit, në shtypin e shkruar ka patur shkrime nga qytetarët e Tepelenës të cilët tregojnë se ky është thjesht një abuzim.

Rrjedhimisht, do të ishte një gabim i rëndë i qeverisë nëse do të pranonte një fakt të tillë të pavërtetë. Lidhur me këtë problem, kohët e fundit u vumë në dijeni se ish-kongresmeni i mirënjohur amerikan DioGuardi, mik i Shqipërisë, në një prononcim të tij, tërheq vëmendjen duke thënë: “Mos e ndotni Tepelenën e heronjve me një të pavërtetë të tillë”.

Ne shprehim bindjen se qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë do të tregohen objektivë dhe do t’u presin rrugën veprimeve të tilla antishqiptare.

August 24, 2018 12:05
Komento

15 Komente

  1. Pasuesit veterane-Toronto. August 24, 14:15

    Veteranet -VETERANE-mbareatdhetare.
    Faleminderit !.

    Faleminderit bijte e vertete te atdheut tone, ju tre organizata VETERANESH,qe na nderoni per te mbrojtur dinjitein shqiptar sa beni. Me ju jemi,kudo te ndodhemi.
    Pasuasit veteran-Toronto..

    Reply to this comment
  2. Shoku August 24, 14:18

    Ju veteran te ndershem ,qe dhate aq shume per clirimin e vendit dhe per ndertimin e Shqiperise sere, te cilen e kthyet nga nje vend analfabet ne nje vend me dije e kukture te lakmueshme edhe nga shume vende perndimore. nga nje vend te malarjes e turbekulozit e kthyete kete vend ,ku keto semundje permendeshin si fakte historike e te rinjte e asaj kohe thonin : ” Cjane keto semundje ? ” Nga nje vend qe nuk e njihte traktorin e makinen , ndersa per hekurudha nuk i kishin degjuar as emrin, puna juaj dhe e ne te rinjeve ne ate kohe Shqiperia njohu mekaniken bujqesore edhe atje ne male ku vetem shqiponja kishte qendruar,qendroi edhe punoi traktori. Ishte enderr drita elektrike ,por ja qe edhe ajo shkoi edhe ne skain me te larget. Ndaj u suklmojne ju veterane te nderuar. U sulmojne ata qe baballaret e tyre u futen ne shalet e pushtuesit per te mbrojtur pasurine e tyre,ashtu si po bene edhe Saliu,krimineli e agjenti i Serbise mi cili u mashtroi e jetonte midis jush. Vepra juaj do te jete e pavdekshme e nuk do te kete Sali, Butke, Dost , Ndregjon…. qe ta mohoj.

    Reply to this comment
  3. Paci August 24, 17:13

    Veteranet e LANÇ ishin shqiptaret qe dhane gjithçka munden per Shqiperine nuk menduan te çvasin çte munden por menduan te japin çte munden per vendin.Per fatin e keq te tyre dhe te vendit presidentet e tranzicionit po dekorojne pa mbarim armiqte e tyre e te vendit per te qene tolerues me njerezit me probleme shpesh edhe mendore pamvaresisht se ne pushtet vijne prej veteraneve pasardhesve e te afermeve te tyre . Kur te ndryshohet ky mentalitet dhe vlersohen vlerat e jo antivlerat vendi do te shpetoje nga tranziconi e korrupsioni politik .

    Reply to this comment
  4. Mark.uk August 24, 18:34

    Pse prap ka ksi shurranash gjalle.Boll muart qyl ne korriz te kti populli.

    Reply to this comment
  5. Arben August 24, 20:01

    sa 100 vjecare jetojne sot ne shqiperi.

    shkoni more pshurruni, jeni turpi i shqiperise.

    Reply to this comment
  6. moshatari qe ka vuajtur e vuan August 24, 20:11

    Zoterinj veterane, nuk po u kuptojme, jini veterane te Partise Socialiste, apo te Luftes antifashiste? Kunder asaj lufte nuk qendron me poshte edhe Partia Socialiste qe ju nuk kini guximin ta permendni. Aushvicin e Tepelenes e ka shpikur Partia Socalite, me gojen e kryeministrit Edi ama dhe ju ia kerkoni Saliut dhe PD. Mos kini rrjedhur gje? Po Bunker artet e di rames dhe Shtepne e Gjetheve, PD-ja i krijoi? Sali Berisha dhe PD kane mision ta shkaterrojne Shqiperine, por edhe PS me ne krye Rilindasin Edi Rama, me mos respektimin e veteraneve dhe duke rrahur te gjithe ata qe shkojne e vendosin kurora ne emer te PKSH, mos qendron me poshte se Saliu dhe PD-ja. Behuni realisht qe te respektoheni nga populli, ndryshe nuk kane per t’u folur edhe juve me goje, sikunder populli i ndershem nuk i flet as Bashes, as Berishes dhe as Edi rames me Ilir meten e Fatos Nanon. Per pese parate e Edi Rames ini futur ne guaske dhe nuk guxoni ta kritikoni?! Sa turp! Keshtu i keni pas valle edhe ata qe rane e luftuan? Nuk e besoj.

    Reply to this comment
  7. Armandi August 24, 21:30

    Te me falni, ne se e perceptoj apo kuptoj gabim , kete fushate qe po behet kunder sistemit te kaluar, duke nxjere te bera dhe te pa bera , duke nxire gjithshka , duke mohuar c’dogje , thuaj jeta ne Shqiperi nuk ka ekzistuar . Mire, deri ketu hajde , pune propagande . Ai sistem ra, po behen 3 dekada , dhe e veshtire te kethehet ne mos e pa mundur . Po perse kjo histeri , tani mbas 30 vjetesh , c’kane bere deri tani pse kane fjetur , s’jane ndier fare dhe tashti pa pritur u zgjuan ! Kujt i behet kjo propagande dhe perse ?! Mos harxhoni energji kot , populli i di te mirat dhe te keqiat e atij sistemi , ashtu si te mirat dhe te keqiat e ketij sistemi .

    Reply to this comment
  8. Dhimbia e madhe Popull August 25, 02:12

    Duam-UNITET- jo PERCARIE-zoterinj-pseudoatdhtare-.
    vendimmarres.
    Faleminderit komentuesi “Shoku”vertet shok e mik adhetar,per sa komentoni per veteranet e Luftes sa te punes se vendit tone.si ju”Paci”-komentues i nderuar .
    Nuk ka tradheti me te madhe se c’po veprohet aktualisht deri tek keto manovrat me makete;”kampe perqendrimi”, turpi botes. Nje bote e tere denon veprat antiatdhetare dhe antiligjore,klika te vecanta ,aktualist aktivizuar, reabilitojne istitucine kriminale.te ashtuquajturit..si Ai famekeqi”AUTVIC-it, vene dhe emrin;”Kampi Tepelenes”.Turpi botes.
    O njerez ! (ne ka shqiperiate tille vertet- NJEREZ:),,,-Priuani DOREN ketyre katilave antikombetare,vendim-marres-ne prishie te UNITETIT tone KOMBETAR.!
    Dhimbia e madhe POPULL.

    Reply to this comment
  9. Konti Sbalta August 25, 17:17

    Ndryshimi i sistemit erdhi nga vet PPSH , kur nji pjese e mire e saj u shit per “pes aspra ” sic thoshte Nikiita Hrushcovi ne kohen e vet , por qe doli e vertet ne vitet “90 kur e tere ydheheqia e PPSH , nen masken e ndryshimeve shkaterroi dhe mohoi cdo arritje gjysem shekullore ne Shqiperi! Dhe Sot Ilir Metet te paraprire nga Salinjte me nxitje te atyre qe per 50vjet u orvaten te permbysnin me force sistemin dhe qeverine e popullit , por qe nuk e arriten dot , e ben fare lehte pa u lodhur e pa shpenzuar shume forca e mjete , por duke blere Salinj e Ilire fare lire! Dhe ja ku jemi sot , kur “Presidentet” nderojne e dekorojne kryetare bandashqe vrisnin perfaqesus te popullit e digjnin e shkaterronin pasurine e vene me mund e djerse te ketij populli .; bile jane vene ne gare se kush mund te jape me shume dekorata ketyre banditeve e krimineleve qe u orvaten pa sukses te fitonin pushtet dikur duke qene bashkepuntore te zellshem te pushtuseve nazifashiste!

    Reply to this comment
  10. Konti Sbalta August 25, 17:19

    Ndryshimi i sistemit erdhi nga vet PPSH , kur nji pjese e mire e saj u shit per “pes aspra ” sic thoshte Nikiita Hrushcovi ne kohen e vet , por qe doli e vertet ne vitet “90 kur e tere udheheqia e PPSH , nen masken e ndryshimeve shkaterroi dhe mohoi cdo arritje gjysem shekullore ne Shqiperi! Dhe Sot Ilir Metet te paraprire nga Salinjte me nxitje te atyre qe per 50vjet u orvaten te permbysnin me force sistemin dhe qeverine e popullit , por qe nuk e arriten dot , e ben fare lehte pa u lodhur e pa shpenzuar shume forca e mjete , por duke blere Salinj e Ilire fare lire! Dhe ja ku jemi sot , kur “Presidentet” nderojne e dekorojne kryetare bandashqe vrisnin perfaqesus te popullit e digjnin e shkaterronin pasurine e vene me mund e djerse te ketij populli .; bile jane vene ne gare se kush mund te jape me shume dekorata ketyre banditeve e krimineleve qe u orvaten pa sukses te fitonin pushtet dikur duke qene bashkepuntore te zellshem te pushtuseve nazifashiste!

    Reply to this comment
  11. demo August 27, 00:13

    Bashkepunetoret e Serbise nuk mund te quhen CLIRIMTARE TE SHQIPERISE..
    Mesoni te quani te bardhen te bardhe dhe te zezen te zeze.Perse luftuan kunder shqiptareve gjysherit dhe baballaret tuaj?Luftuan qe Kosoven dhe trojet shqiptare jasht shqiperise londineze tja kthenin Serbise dhe Cameria te spastrohej ethnikisht nga greket.
    Prindet tuaj luftuan inteligjencen kombetare dhe vendosen regjimin e terrorit ndaj popullsise me atdhetare te shqiperise,qe nuk pranonte pushtimin sllavo-grek dhe pushtimin komunist.
    Prindet tuaj partizane e kthyen shqiperine ne nje kamp te madh perqendrimi rrethuar me tela me gjemba,mbushur me burgje dhe kampe internimi,nje gulag stalinist,nje komune pol-potiste ku mungonte liria e mendimit dhe shprehjes,mungonte shperblimi i punes, mireqenia,e drejta levizjes,emigrimit,.
    Ju skllaveruat nje popull.
    Nese kryetari PS dhe kryeminister thote ate qe sheh,Neqoftese presidenti i Republikes thote ate qe sheh,kjo nuk eshte cudi.
    Prapa jush qendron nje mal me viktima te pafajshme,jete te nxira prej jush shoke veterane te luftes vllavrasese,ashtu si kampet naziste pas clirimit nga aleatet.
    Ju nuk mund te krenoheni per asgje!

    Reply to this comment
  12. atdhetari August 27, 01:09

    Zoti ju bekofte o veteran

    Reply to this comment
  13. Onkezmi August 27, 04:39

    Peci,Kryetari i Bashkise te Tepelenes ,i ka harruar te paret e vet me vlera atdhedashurie.Perpiqet qe me urdhrin e Rames ta ktheje Tepelenen ne plehre.Ishte deliranti dhe aventurierit Rama,qe ne1991 ne stadium tha se komunistet ne litar…pra te gjitha keto jane idete e Edushit,kundra Tepelenes…

    Reply to this comment
  14. Roza August 27, 12:14

    Te rroni e te gezoni sa me shume te nderuar Veteeane. Pa juve Shqiperia nuk do egzistonte si vend I pavarur.
    Nderuar dhe respekte

    Reply to this comment
  15. Mark .U.K August 27, 16:03

    atedhetari:Mos ju lute Zotit per ta.Ata e mohuan Zotin e pse kerkon ti mbrojn.Kta shurrana e bene me kushtetut qe kush mban rite fetare te denohen.Korrigjoje e thuaju Zoti ju ndeshkoft per krimet qe keni bere,vetem nese jeni edhe ju i tille.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*