Apeli lë në burg Shkëlqim Mirin. Mbrojtja: Është i sëmurë rëndë

November 27, 2017 10:59

Apeli lë në burg Shkëlqim Mirin. Mbrojtja: Është i sëmurë rëndë

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për gjyqtarin e pezulluar Shkëlqim Miri.

Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Miri nuk është paraqitur në seancën gjyqësore, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore sipas avokatit.

Ky i fundit tha se Miri është shtruar në spitalin e burgut prej katër ditësh dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Gjykatësi Shkëlqim Miri ka marrë 20 mijë Euro për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Matit që në 20 shtator rikualifikoi veprën penale për vrasje për të dënuarin Gentian Doda duke e dënuar me 8 vite burg nga 20 që ishte vendimi i parë.

Mbrojtja e gjyqtarit kërkoi lirimin e Shkëlqim Mirit, duke pretenduar se një pjesë e shumës prej 34 milionë Lekë që ju gjetën në banesë, i përkasin një të afërmi të tij kurse pjesa tjetër do të përdorej për kurimin e gjyqtarit pasi vuan nga probleme shëndetësore.

Ndërkohë, KLD ka pezulluar nga detyra gjyqtarin Shkëlqim Miri deri në përfundim të hetimeve.

November 27, 2017 10:59
Komento

2 Komente

  1. Marku November 27, 12:34

    Shkelqim Miri e Fiqirete Mullaj jane dy pjellat

    me te shemtuara te korrupsionit…

    Reply to this comment
  2. perkthyesi November 27, 16:46

    Vazhdon avazi…..sapo merren te pandehur, semuren rende….Tragjikomedi tipike shqiptare!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*