Apeli lë në fuqi vendimin e mëparshëm, Balili dënohet 10 vite burg

October 17, 2019 14:29

Apeli lë në fuqi vendimin e mëparshëm, Balili dënohet 10 vite burg

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka dhënë të enjten vendimin e saj në lidhje me Klement Balilin.

Kjo gjykatë ka lënë në fuqi dënimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila e dënoi Balilin me 10 vjet heqje lirie, në bazë të gjykimit të shkurtuar.

47-vjeçari Balili është shpallur fajtor për katër akuzat e ngritura nga Prokuroria: trafik ndërkombëtar droge, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Procesi ndaj Klement Balilit ishte një nga më të shkurtrit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për shkak se ai kërkoi gjykimin e shkurtuar duke përfituar edhe uljen e dënimit me 1/3.

47-vjeçari u vetëdorëzua në polici pas gati tre vitesh arrati në 15 Janar të këtij viti.

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Balili dhe familjarët e tij po përballen edhe me nje tjetër proces, atë të konfiskimit të pasurisë.

Prokuroria ka kërkuar që disa pasuri të familjarëve të Balilit të kalojnë në favor të shtetit pasi nuk justifikohen dhe janë produkt i aktivitetit kriminal të 47-vjeçarit.

Ndër pasuritë që kërkohet konfiskimi është kompleksi turistik ‘Santa Quaranta’ në bregdetin e Sarandës, 27 mijë metra katrorë tokë dhe 23 apartamente.

e.ll./dita

October 17, 2019 14:29
Komento

1 Koment

  1. Adih October 17, 15:00

    Po i prishni pune te tjereve mafjozo peshq te medhenj per konfiksimin e pasurise ..Per keta bandite pjell gjeli veze. 10 vite burg per Balilin jane shume per ta shkateruar ate si njeri .Bravo drejtesise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*