Apeli vendos burg për Vladimir Gjutën: S’kam lidhje me ministrin Tahiri

July 13, 2015 13:09

Apeli vendos burg për Vladimir Gjutën: S’kam lidhje me ministrin Tahiri

Në një seancë me dyer të mbyllura, Gjykata e Apelit të Krimeve te Rënda ka vendosur të lë në fuqi masën e sigurisë të “arrestit me burg” ndaj Vladimir Gjutës, të akuzuarit për vendosjen në dy raste të tritolit ndaj babait të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

Avokati i Gjutës kërkoi ndryshimin e masës së vendosur nga Gjykata e shkallës së parë. Edhe në këtë seancë, Gjuta ka mohuar të ketë lidhje me shpërthimet me eksploziv në farmacinë e Bashkimit Tahirit dhe me tritolin që çaktivizua nga policia në vendparkimin e makinës së tij.

Gjuta do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria e krimeve të rënda në lidhje me atentatet terroriste të shkurtit të këtij viti ndaj, ku Gjuta është i dyshuari kryesor i prokurorisë si ideator i këtyre sulmeve. Vladimir Gjuta ra në prangat e policisë në rrugën e Kombit pas 4 muajve në arrati.

July 13, 2015 13:09
Komento

4 Komente

  1. Pilo Lala July 13, 13:39

    Te gjithe e dine qe nuk ke lidhje me Ministrin Tahiri, sepse ke lidhje me Flamur Noken.
    Ju budallenj qe ju perdorin Noka e Berisha per te vrare, terrorizuar.
    Ata vazhdojne me kollare ne Parlament, ti ha supen e Burgut per karrigen e tyre.

    Reply to this comment
  2. tarrasi July 13, 16:19

    Ruaje ate paruken se do te duhet ne burg ate pune bej ti i forti i Mul Nokes … do ta shperthejne farfallen me keq se dinamiti qe vije neper Tirane o zgjebs.

    Reply to this comment
  3. Toni July 13, 18:34

    Keta jane kulisa+miq shpie te nuses se flamur nokes rrugecer qe mbrohen+perdoren nga politika..

    Reply to this comment
  4. demo July 13, 20:38

    E mor Flamur Noka,prandaj tu ngriten assetet ne PD ty,se kishe Vladimir Gjuten?????Kush eshte kriminalizuar si parti?Kujt ja kerkoni ju dekriminalizimin?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*