Aplikacioni Facebook, gjithnjë e më pak i preferuar

September 6, 2018 09:54

Aplikacioni Facebook, gjithnjë e më pak i preferuar

Rrjeti social Facebook po preferohet gjithnjë e më pak nga mesi i përdoruesve të rinj dhe zhgënjimi me platformën në fjalë po shtrihet edhe te përdoruesit më të vjetër.

Të dhënat e reja nga Qendra Kërkimore e “Pew” tregojnë se 42% e përdoruesve të “Facebook”-ut (18 vjeç e lart) gjatë vitit të kaluar kanë marrë “pushime” nga rrjeti social për disa javë ose më shumë.

Ndërkohë, një e katërta e të anketuarve thanë se e kanë fshirë plotësisht aplikacionin celular nga telefonat e tyre.

Sondazhi është kryer më 29 maj-11 qershor, në kohën kur skandali i privatësisë së Cambridge Analytica ishte ende i freskët në mendjen e përdoruesve.

Braktisja e këtij rrjeti tashmë po përkthehet si një shenjë alarmuese, që tregon se njerëzve u ka ngelur shija e keqe e informacioneve që kishin të bënin me ndërhyrjet në zgjedhje, fushatat e keqinformimit dhe praktikat e diskutueshme të moderimit.

s.a/dita

September 6, 2018 09:54
Komento

1 Koment

  1. Dulla September 6, 12:50

    Vetem shqipot nur jetojne dot pa fejsbuk. Skan ku te shesin pordhe pastaj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*