Aplikacioni i ri i Apple ju lejon të përcaktoni kohën e kaluar në telefon

September 13, 2018 16:57

Aplikacioni i ri i Apple ju lejon të përcaktoni kohën e kaluar në telefon

 

Ditën e djeshme kompania Apple ka lancuar tre iPhone të rinj të pajisur me një lloj software i cili ju bën të kaloni më pak kohë me të. Po pse po e inkurajon kompania këtë gjë?

Zoti Cook shprehet se dëshiron që të shpëtojë njerëzimin pa u kthyer ende në një zombie smartfonesh.

Software quhet Screen Time, dhe bazohet në idenë për të qenë i vëmendshëm se sa kohë kaloni në adresat tuaja, dhe pse duhet të eliminoni këtë kohë. Aty ka shumë informacion për kohën tuaj të përdorimit, dhe mund të vendosni limite në aplikacione specifike, të cilat ju harxhojnë më tepër kohë.

Si funksionon Screen Time?

Screen Time, nuk është një aplikacion, është i fshehur te Settings. Ajo krijon grafikë për kohën tuaj të qëndrimit ditor dhe javor, dhe sa shpesh e prekni ju telefonin apo kohën e kaluar në aplikacione të caktuara.

Setting app është një nënkategori e cila vendos limite për Instagramin apo Tëitter. Fillimisht do ju paraqitet grafiku, i kohës së shpenzuar, dhe më pas ju e vendosni vetë kohën që dëshironi të shpenzoni, por një këshillë e mirë, është që mos të vendosni limite ekstreme, të cilat edhe ju e dini që nuk do i zbatoni.

l.h/ dita

September 13, 2018 16:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank