Aplikacioni “The Lenz” nga Telekom sjell një dimension të ri në përjetimin e muzikës

April 20, 2017 17:54

Aplikacioni “The Lenz” nga Telekom sjell një dimension  të ri në përjetimin e muzikës

Në shumë vende të Europës hapësira të ndryshme do të “ngjyrosen” me magenta, në javët e ardhshme. Telekom Electronic Beats dhe Gorillaz u bashkuan përsëri për të marr shkas nga teknologjia më e fundit,  që virtualen ta kthejnë në reale.

Pas shfaqjes sekrete të muajit të kaluar në Londër, ku Gorillaz luajtën këngët e albumit të tyre të fundit Humanz, Telekom Electronic Beats transmetoi intervistën e parë të drejtpërdrejtë me grupin, në kanalin YouTube të Electronic Beats, ditën e enjte, me datë 20 prill, në orën 16:00.

E drejtuar nga DJ i BBC Radio 1, MistaJam, intervista i dha mundësinë admiruesve në të gjithë botën që të marrin informacione rreth albumit të ri nga artistët e grupit Murdoc dhe 2D.  Basisti  i grupit Gorillaz, Murdoc ftoi admiruesit: “Bëhuni gati për ngjarjen online të shekullit – ndjekësit do të qëndrojnë me mua, Murdoc Niccals.”

Nga sot, mund të shkarkoni edhe aplikacionin “The Lenz”, i cili është produkt i një partneriteti të jashtëzakonshëm mes Telekom Electronic Beats dhe Gorillaz. Këtë aplikacion që mund ta shkarkoni falas, kthen çdo sipërfaqe magenta, si për shembull logon e Electronic Beats, në një përmbajtje virtuale, ekskluzive të Gorillaz.

Ky është një aplikacion Augmented Reality, që do t’i japi përdoruesve një përvojë të një dimensioni krejtësisht të ri në lidhje me Gorillaz. Mund t’ju dalin pamje nga shtëpia e Gorillaz – shtëpia e anëtarëve të grupit: Murdoc Niccals, Russel Hobbs, 2D dhe Noodle si edhe video që do jenë të dedikuara vetëm për përdoruesit e aplikacionit. Gjatë kohës, përmbajtja do të përditësohet dhe pasurohet me ndihmën e teknologjisë së Telekom, e cila do ju lidhi edhe më shumë me grupin.

“Aplikacioni ‘The Lenz’ është një shembull shumë i mirë se si fuqia e teknologjisë së komunikimit mund të përdoret për të përjetuar një dimension krejtësisht të ri në muzikë” tha Wolfgang Kampbartold, Zv. President i Komunikimit të Marketingut Ndërkombëtar në Deutsche Telekom.

“Aplikacione novatore me Augmented Reality si ky aplikacion, na lejojnë të kalojmë nga një dimension në një tjetër, duke krijuar diçka komplet të re, të paparë ndonjëherë. Kjo do i jep mundësinë admiruesve të përjetojnë një nivel eksplorimi që nuk është imagjinuar më parë.”

Përveç intervistës dhe Aplikacionit Lenz, Gorillaz do të jenë grupi kryesor në katër koncerte të Telekom Electronic Beats që do të zhvillohen në vende të ndryshme këtë Qershor.

Datat e konfirmuara janë këto: Warsaw (14 Qershor), Budapest (16 Qershor), Katowice (18 Qershor) dhe Cologne (20 Qershor). Për biletat dhe informacione të mëtejshme rreth koncerteve, vizitoni www.electronicbeats.com.al

 

 

 

 

 

April 20, 2017 17:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*