Aplikimet për magjistraturë, Sadushi: Interesi i lartë, mbi 300 kandidatë

March 2, 2019 16:41

Aplikimet për magjistraturë, Sadushi: Interesi i lartë, mbi 300 kandidatë

Dita e fundit e shkurtit ka qenë afati përfundimtar që kandidatët për magjistratë, prokuror gjyqtar dhe ndihmesa ligjor, të paraqesin aplikimet për shkollën e magjistraturës.

Zyrtarisht mësohet se kanë paraqitur interes për t’u regjistruar në këtë shkollë mbi 300 juristë, interesim që sipas drejtorit të shkollës ishte i lartë. Drejtori i shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi për Ora News thotë:

Në muaj prill do të organizohet testimi dhe fituesit duhet të jenë sipa kuotave të përcaktuara nga këshillat, rreth 50 magjistratë nga të cilët 15 prokurorë dhe 15 gjyqtarë, si edhe 25 këshilltarë ligjorë. Është një numër prej 75 kandidatësh që pritet të fillojnë mësimin në muajin tetor nëse e kalojnë suksesshëm e muajit prill.”

Sadushi thotë se tashmë reforma në drejtësi ka nisur të funksionojë dhe brenda 2019 do të jenë ngritur të gjitha institucionet e reja

Është shumë e rëndësishme të vijojë me ritme të shpejta procesi i vettingut sepse pa filluar procesi i vettingut për kandidatët aplikojnë në organet përkatëse, si në Gjykatën Kushtetuese apo në Inspektorin e Lartë të Drejtësisë sigurisht që vështirësitë do jenë por mendoj se 2019 do jetë një vit që do kemi organe të ngritura.”, thotë  Sadushi.

Për Sadushin mungesa e opozitës në parlament nuk e pengon reformën në tërësi por miratimin e disa ligjeve të saj të cilat janë shfuqizuar nga gjykata kushtetuese

Politika nuk mund të ndërhyjë dot në gjyqësor, të paktën në drejtim të promovimit të gjyqtarëve, të prokurorëve, pra të ndikimit që më parë e kishte për shkak të mënyrës sesi ishin hartuar normat kushtetuese. Tashmë çdo gjë është në dorë të organeve të gjyqësorit.”, thotë Sokol  Sadushi.

Shkolla e magjistraturës do të jetë i vetmi institucion që do të furnizojë tashmë sistemin e drejtësisë me magjistratë, të cilët do të zëvendësojnë të larguarit nga vettingu.

v.l. Dita

March 2, 2019 16:41
Komento

5 Komente

  1. info analitike March 2, 17:28

    Filloi epoka e plepave te rilindjoteve. Si nuk bene nje gje origjinale keta po vec kopje e zhgarravina, here nga kumandari, here na Saliu.

    Reply to this comment
  2. Fidel Kastro March 2, 17:59

    Po rilindja do i fuse duart o shoku Sadushi !!!!!!

    Reply to this comment
  3. Komentuesi March 3, 11:56

    Shkolla e magjistratures eshte shpresa me madhe per ripertritjen,rifreskimin e me njerez te mire dhe me pergatitje profesinalisht te zot.Nga gjyqet qe kemi pare dhe qe behen nga disa gjyqetar,ka treguar se nuk kane profesionalizem,sidomos ne qendimin servil ndaj te pandehurit apo edhe ne leximin e pretences jo te qart por duke ngren fjalet neper goje ku nuk kuptohet ç’fare thone.Gjyqetari duhet te jeti prere i rrept me te pandehurin,dhe i qart ne leximin e pretences.

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro March 3, 13:54

      I prere ose jo , i qart ne leximin e pretences ose , nuk ka shume rendesi !!!! Duhete te jete i drejte dhe i pakorruptuar, kaq mjafton te tjerar vijne pas.

      Reply to this comment
  4. klara March 3, 16:09

    Bobo…Sadush hajduti nder perfaqesuesit me te larte te “””drejtesise”””” shqiptare….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*