Aplikimet për SPAK, Balla: Opozita e korruptuar s’e pengoi dot

February 21, 2019 17:26

Aplikimet për SPAK, Balla: Opozita e korruptuar s’e pengoi dot

Kreu i grupit parlamentar të PS, ka përshëndetur sot përmbylljen e aplikimeve për Prokurorinë Speciale Anti-Korrupsion (SPAK). Në një deklaratë shpërndarë mediave, Balla shprehet se politikanët e korruptuar te opozitës nuk e penguan dot këtë proces.

Reagimi i  plotë:

Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion (SPAK) në rrugë të mbarë, me një numër të konsiderueshëm kandidatësh (27) për të marrë këtë detyrë të rëndësishme. Politikanët e korruptuar nuk e ndalin dot më, edhe me përpjekjen e sotme.

Nuk është rastësi që akti i i sotëm anti-demokratik i Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit ndodhi pikërisht në ditën e përfundimit të aplikimeve për SPAK dhe në ditën që Kuvendi duhet të votonte strukturën e institucioneve kryesore të Drejtësisë së Re: Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLGJ) dhë Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP). Megjithatë Kuvendi i shqiptarëve do ta votojë në seancën më të parë javën e ardhshme.

Mandatet që PD dhe LSI paraqitën dorëheqjet nuk janë personale, as të partive respektive, por janë shprehje e vullnetit të popullit. Dorëzimi i dorëheqjeve prej shumë prej deputetëve të këtyre dy partive përbën një tradhëti për të gjithë ata qindra mijëra qytetarë që besuan tek platforma e opozitës në qershor 2017.

Kjo sjellje e paprecedentë e PD dhe LSI sot ngjason gjithmonë e më shumë me një sjellje tipike të një organizate terroriste, e gatshme për të hedhur në erë të gjithë sistemin.

Por sistemi demokratik në Shqipëri është tashmë i konsoliduar, ndërsa institucionet shqiptare janë partnere të besueshme të SHBA🇺🇸 dhe BE🇪🇺.

Prej vitit 2013 Shqipëria ka përshpejtuar dhe thelluar ritmin e reformave, si dhe ka konsoliduar progresin në përmbushjen e pesë përparësive kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit, protestat e dhunshme dhe dorëzimi i mandateve nga ana e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim vetëm pak muaj larg mbledhjes së Këshillit Europian në qershor 2019, minojnë qartësisht perspektivën europiane të Shqipërisë.

v.l/ Dita

February 21, 2019 17:26
Komento

4 Komente

  1. Leo February 21, 18:19

    Tek Berisha, klika dhe pasuesit e tij, pasqyrohet sjellja e tij e terrorit të kuaq Bolshevik që e ka pas aplikuar dakada si anëtar I PKSh-ës => I PPSh-ës në përndjekjen e mjejkëve më të kualifikuar e me më reputacion, duke u gjetur dhe ekzagjeruar cene në biografi, dhe shquhej në politiken e Partisë për sundimin e saj nëpërmjet përçarjes të sajuar si “luftë klasash dhe me armikun borgjezo-revizionist të future në Parti dhe në Frontin Demokratik të Popullit”. Këtë majmun të imitimit të intrigave, shantazheve dhe vrasjeve prpashpine të tiopit Lenino-Stalino-Enverist do ta zvarrit e ardhmja e demokratizimit konsekuent të Shqiperisë .

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro February 21, 20:23

      O Leo jam dakort per ato qe thua per Berishen , se kam dashur asnjehere, por te lutem , ne çfare kallupi e fut Ramen ? Berisha na hodhi nje therrime , ishim ne pune, por sapo erdhi qeveria e rilindjes na hodhi ne rruge , per motive politike. Une kam dhe nje status si ish i perndjekur poitik, po kush po pyet. Ja pra Çakalli Rama eshte me i rrezikshem se Ujku Berisha!!!!

      Reply to this comment
  2. Tori February 21, 20:30

    Po mor Leo me demokratizimin konsekuent te Shqiperise me ne krye demokratet Gramoz Ruci,me kengetarin e Enverit Taulantin me te birin e Kristaqit, Keta jane demokratet qe i qan zemra per ne.

    Reply to this comment
  3. Adih February 22, 17:07

    O fshatar i Librazhdit .Na mbushe mendjen ,jeni gezuar ju te PS ,per ngritjen e SPAK .,kjo eshte kampjonja e rrenes ,ne te gjithe boten .. .FBI ,sic e dit dhe ti , ja ka lene ciper tavolines Markut ,kontot e te gjitheve juve ,te te gjithave kraheve politike ,,ku i keni futur neper bankat e botes.. Ti si duhesh as shejtant o Taulant ,kllouni i PS .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin