Aplikimi për regjistrim prone dhe leje ndërtimi, dokumentet që kërkohen

December 23, 2017 16:21

Aplikimi për regjistrim prone dhe leje ndërtimi, dokumentet që kërkohen

Nëpërmjet shërbimit ” Aplikim për marrje fletë projekti”, ju mund të merrni on line dokumentin teknik arkivor “Fletë projekti”, që nevojitet për regjistrim prone, leje ndërtimi, proces gjyqësor, efekt tatimor, studime etj.

Ky proces mund të kryhet sa më thjeshtë, duke klikuar në portalin “e-Albania”

Dokumentacioni i nevojshëm

– Dokument identifikimi (ID) ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t’u loguar në portal)

– Shkresë kur kërkohet nga subjekte shtetërore ose private

Hapat e procedurës

– Identifikohuni në portalin e-Albania

– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për marrje fletë projekti”

– Klikoni butonin “Përdor”

– Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e kërkuara

– Dërgoni aplikimin duke klikuar mbi butonin “Apliko”

– Ruani numrin e aplikimit të dërguar, me të cilin mund ta kërkoni më pas duke shtypur butonin “Aplikimet e mia” dhe të gjurmoni në çdo moment statusin e aplikimit tuaj

– Punonjësi i specializuar i AQTN-së njoftohet elektronikisht për ardhjen e aplikimit te ri, ku pasi shqyrton kërkesën, e aprovon ose refuzon atë (nëse kërkesa nuk është e qartë ose nuk disponohet dokumentacioni i kërkuar).

– Në çdo rast (refuzimit apo aprovimit të kërkesës), ju mund të gjurmoni statusin e aplikimit tuaj në kolonën “Statusi”, pasi të kërkoni aplikimin tuaj nëpërmjet butonit “Aplikimet e mia”

– Pas aprovimit të kërkesës, punonjësi i specializuar i AQTN-së faturon shërbimin e kërkuar.

– Në këtë moment, ju mund të shikoni detajet e faturës të shërbimit për të cilin po aplikoni, duke kërkuar aplikimin tuaj nëpërmjet opsionit “Aplikimet e mia” dhe duke shtypur më pas butonin “Shfaq”

– Kryeni më pas pagesën e shërbimit duke shtypur butonin “Paguaj” dhe duke zgjedhur bankën që ofron këtë shërbim.

– Pas marrjes së konfirmimit dhe të pagesës përkatëse nga AQTN-ja, punonjësi i specializuar i AQTN-së përgatit dokumentin e kërkuar dhe ju mund ta shkarkoni atë duke klikuar butonin “Dokumentet” , tek ndërfaqja që ju hapet pasi kërkoni aplikimin tuaj nëpërmjet butonit “Aplikimet e mia”.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit

Koha për marrjen e një dokumenti arkivor është 1 ditë pune, ndërkohë që kostoja për marrjen e shërbimit është 2415 lekë të reja.

December 23, 2017 16:21
Komento

1 Koment

  1. Adih December 23, 21:30

    Interesant ,une kam prona ,si ne bregdet dhe ne qytete jashte vijes se verdhe . Kam tentuar te beje nje kasolle ,por nuk me kane lene pushtetaret ,po ashtu ne bregdet ,ku te tjere bandite ne tokat e mia ,kane ndertuar ,pika karburanti , restorante , vila e hotele me pishina . me gjithe se cdo ndertim kam hedhur ne gjygj ,po pa bereqet ,kam pare vetem alergji pathollogjika si nga PD , LSI dhe PS , kondra meje dhe te tjere pronare .. ..

    Mezi po e pres vettingun . Te pakten ,tna mbyllen ketu te gjithe shkallet , ku kam rreth 10 vite qe gjykatat ,tallen ,nuk e mbyllin ,do ishja i gezuar ,ta mbyllnin qofte edhe me humbje per mua.,besoj ,pa tjeter , me urdher ´nga lart ,si me Sali larqoftin me LSI e PS e ripjelljes . e pastaj do i drejtohem Strasbourgut.

    Ku deri me tani ,pronaret kane humbur tre here .
    1 .. Mos shfrytezimi i tokes.qe nga 91 ,e deri me sot.
    2 ,..Humbur para neper gjygjet ,pa harruar nervat, ,kondra bandes komuniste , .Qe shkel kushtetuten.
    3 . Kam paguar me taksat e mia ,miliona ne euro nga denimet kondra shtetit shqiptar ne gjykaten e Strasbourgut , per pronare te tjere ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*