Apologjia e Zenit

February 7, 2018 10:40

Apologjia e Zenit

Bedri Islami

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha, ka bërë dëshminë e tij të parë publike për çështjen CEZ. Është hera e parë që ai del nga strofulla e tij dhe është i gatshëm të shkojë në ekranin e një TV, që herë pas here, ashtu si e kanë shfrytëzuar familjarisht, edhe e kanë mallkuar familjarisht.

Thelbi i dëshmisë së tij është e njëjtë me atë që po ndodh aktualisht në politikën shqiptare: ende pa bërë shfajësimin e tyre juridik, atë e kalojnë në planin e politikës. Berisha i vockël e quajti thirrjen e tij si dëshmues i një ngjarje si një shashkë e Edi Ramës dhe asgjë më shumë se sa kaq.

Çështja CEZ ka shumë muaj që vlon. Është nga më të nxehtat e viteve të fundit, në mos e përvëluara e gjithë viteve pluraliste. Janë të përfshirë në të, të paktën sipas Komisionit të Posaçëm Parlamentar, kryeministra e zëvendësit e tyre, ministra e drejtorë, ndërmjetës të panjohur, që mbajnë me vete, në një çantë, deri në 6 milionë euro kesh, banka që i japin paratë symbyllas dhe zyra të financave dhe të taksave që bëjnë gjumin e madh, djali i shefit të qeverisë, si fanti spathi, i kudondodhur dhe fuqiplotë, deri tek strukturat e prokurorisë, të cilat, në epokën Llalla, deshën të mbyllin këtë çështje të nxehtë, si të ishte fjala për një kg kumbulla të prishura.

Pse e bëri prokuroria këtë, pra, pse ajo kërkoi mbylljen e çështjes, kjo është e lehtë të shpjegohet. Shërbëtore deri në fyt ndaj padronit të djeshëm, ajo, duke dashur të dëshmojë besnikërinë e saj, synoi të mbyllë njërën nga aferat më të përfolura, e cila, nëse do të mbyllej kështu, do të ishte skandali i radhës, por që nuk duhet kaluar në heshtje.

Është koha që prokurorët, të cilët synuan pikërisht mbylljen e saj, të kalojnë nëpër një sitë të posaçme, dhe, nëse do të dëshmohet se kanë synuar të mbyllin një çështje ku janë edhe fajtorë, thjeshtë për një qokë politike, duhet të jenë në të njëjtin krah me të akuzuarit e tjerë.

Çështja CEZ, tashmë e rihapur, ka sjellë në provë shumë gjëra njëherësh.

E para, të paprekshmit, po preken. Askush nuk mund ta mendonte se djali Berisha një ditë do të thirrej për të dëshmuar dhe se do të shkonte me një këmbë dhe natën për hënë. Ai është njëri ndër të paprekshmit nga drejtësia. Ka qenë deri tani, tani, si duket, gjërat po rrokullisen ndryshe.

Nuk është e largët dita kur, po i njëjti, pra, Berisha, refuzonte të përgjigjej në Komisionin Parlamentar, pikërisht për këtë çështje. Duke qëndruar gjithë fodullëk përballë komisionit, ai nuk pranonte të përgjigjej, pasi kërkonte më parë përjashtimin e kryetarit të tij, gjithnjë duke i ndjerë shpatullat e ngrohta nga statusi i tij i të fortit.

Ndoshta, çështja CEZ është kopsitur kaq mirë nga qeveria dhe strukturat e saj, sa që, megjithë dëshirën për të gjetur të vërtetën, ajo do të qëndrojë e fshehur dhe milionat e zhdukura. Ka të ngarë të ndodhë kështu. Me procedurë janë mbyllur edhe gjëra të tjera të rëndësishme. Basha e di fare mirë këtë stilin e proçedurave. Pra, siç ndodh rëndom, dëshmitarët nuk do të flasin, letrat mund të jenë zhdukur, ashtu si filmimet e kamerave të kryeministrisë në mesnatën e 21 janarit, mund të jetë fshehur e vërteta pas vendimeve kolektive, të gjitha mund të ndodhin.

Por, akulli është thyer. Të paprekshmit nuk janë më të tillë. Ata po bëhen të prekshëm. Po bëhen si ne të gjithë. Nuk janë më mbi ligjin. Nuk janë njerëz tabu. Prokuroria gjeti forcën për të prishur imazhin e një palë njerëzve që kanë qëndruar mbi to.

Të akuzuarit apo ata që kanë dijeni për ngjarjen, edhe më tej do të gjejnë alibinë e tyre tek politika e Edi Ramës. Do e shoshitin gjithçka si një ngjarje politike, konsum politik. Këtë e kanë bërë gjithnjë, edhe kur askush nuk ka guxuar t’i thërrasë për një dëshmi të zakonshme. Si e kanë përdorur prokurorinë, ashtu mendojnë se tani është koha e të tjerëve.

Mirëpo, edhe shumë vite më parë, në periudhën 1997 – 2005, këtë vend e kanë qeverisur socialistët. Asaj kohe zullumet e Berishës së madh kanë qenë shumë më të përgjakshme se të Berishës së vockël; por askush nuk guxoi të bënte, qoftë edhe një ftesë të zakonshme për familjen ish-presidenciale që u bë ish-kryeministrore.

Tani, kjo ndodhi.

Së dyti, gjykata, një strukturë e drejtësisë, riktheu për hetime të mëtejshme një çështje të nxehtë që po shkonte drejt fundit. Prokuroria po heton. Është thirrur njëri nga të “fortët” e mbi ligjit.

Precedenti i hapjes së një dosjeje që po mbyllej mund të na çojë tek hapja e dosjeve të tjera që, ose janë gjykuar përciptas, ose janë mbyllur politikisht.

Gërdeci është njëra prej tyre. 26 jetët e marrura nga mania e fitimit marramendës, mes tyre fëmijë, janë edne të pa shpaguara. Ky është ndër rastet e veçanta që kërkon shpagimin e tij përmes dënimit të fajtorëve dhe jo si ndodhi, të dënimit të skalionit të dytë.

Skalioni i parë ka mbetur i pafajshëm. Askush nuk e ka thirrur këtë skalion, sepse ishte një çështje që u mbyll para se të hapej. Shumëkush e mban mend çastin kur Delijorgji është duke dalur nga senaca e parë gjyqësore: i qeshur, sikur po vinte nga një dasmë. Garancia ishte dhënë. Shefi i tij e kishte përcjellë mesazhin. Këtë mesazh e kapi edhe prokuroria e më pas gjykata. Edhe ndonjëri që kërkoi të bënte një dëshmi ndryshe u gjet i akuzuar, e më pas, i dënuar, si me Luan Hoxhën, shefin e Shtabit të Përgjithshëm. Ky i fundit, pasi nuk gjente dot dyer të hapura në strukturat e drejtësisë, trokiste e lehtësohej duke informuar ambasadën amerikane. Ata që heshtën, nuk ishin në listë.

Të gjitha indiciet të çonin drejt familjes Berisha, që nga hedhja për miratim e ligjit, nga nënshtrimi i ministrave, delegimi i baxhanakut, dëshmitë e gënjeshtra të zonjës Berisha, përpëlitjet e babait Berisha, duke lexuar prapsht një emër të njohur, baxhanak hesapi; dëshmitë e një amerikani trafikant, zoti i çështjes, deri tek i ndjeri Kosta Trebicka, që, pasi doli për “gjah” u kthye në objekt gjahu.

Rihapja e kësaj teme të përvëluar do të ishte shenjë serioze e kthimit nga e mbara e drejtësisë shqiptare. Por, jo me të njëjtit të akuzuar. Është koha të shkohet tek ata që ishin kupola e krimit dhe që përfituan marrëzisht nga krimi.

A ekziton mundësia e hapjes së saj. Precedentët janë. Ose do të duhej një rishikim i plotë i gjithçkaje që ka ndodhur, dhe kjo do të thotë se bota e krimit të politizuar ose e politikës së kriminalizuar të mos jetë e qetë.

Së treti, bota e birbove të politikës është e mbushur plot me shashka të tilla. Ata, duke u ndjerë në një fazë me etërit, na janë shfaqur si baballarët e kombit, kur në të vërtetë janë etërit e krimit.

Shkëlzen Berisha apo edhe pjesë të tjera të familjes së tij, nuk kanë qenë asnjëherë si të tjerët: pra, të zakonshëm në jetën e përditshme. Duke bërë ligjin, ata kanë nënshtruar pjesë të strukturave të shtetit. Ish ministri i drejtësisë Bumçi, dërgonte në zyrën e Berishës në Ministrinë e Mbrojtjes, ku nuk kishte pse ishte, një faks përsonal me shënimin përkatës për të. Nuk ishte asgjë tjetër, veçse nënshtrimi i një dikasteri, dhe marrja pjesë e tij në krimin e Gërdecit.

Ka ardhur koha që bota e birbove të politikës të ketë fundin e saj. Ku ta dish, pas kësaj thirrje të Berishës junior të kenë zënë mend edhe të tjerë, të cilët e shohin ende pushtetin e baballarëve si një kalë që mund t’i hipësh dhe nuk zbret prej tij deri sa të shkojë edhe pushteti i babait.

Krimi kapet jo nga letrat që shpesh janë të falsifikuara, por nga tri gjëra themelore: mënyra e jetesës, pasuria e patundshme, lidhjet mafioze, qoftë me politikën, qoftë jashtë saj.

Së fundi, thirrja e Shkëlzen Berishës, qoftë edhe si dëshmues i një ngjarje, apo thirrjet që mund të pasojnë më tej, janë një dëshmi fillestare se njerëzit që punojnë në prokurori nuk janë gjithnjë kaq të guximshëm në shkeljen e ligjit dhe palë me ligjin.

Edhe ata kanë drojën e tyre, sepse kanë edhe të fshehtat e tyre.

Nëse deri më tani ata e kanë shkelur ligjin përmes politikës, tashmë është koha që të bëjnë të heshtë politika, përfundimisht, dhe të jetë e para vendosja e drejtësisë.

Shkëlzen Berisha doli nga vetja. Ai doli nga fortesa që i kishte ngritur babai i tij, njerëzit rreth tij dhe u bë i zakonshëm.

U zhvesh miti i njeriut që e përtall ligjin ose që e përdor atë sipas dëshirës së tij.

Kushdo e di se tani është koha e zemërimit të të atit. Si ka ndodhur edhe më herët. Do të fillojnë përsëri bubullimat dhe çjerrjet. Do të fillojë frikësimi përmes dosjeve. Do hidhen në tregun mediatik gjithçka e zezë që ka ndodhur përmes tyre ose për to. Llogaritë janë bërë: të hidhet poshtë gjithçka, për të mbetur si gjithnjë.

Nëse ndodh kjo atëherë prokuroria në veçanti dhe drejtësia në përgjithësi është në rrugë të mbarë.

February 7, 2018 10:40
Komento

11 Komente

  1. Titi Ti. February 7, 11:13

    Artikulli quan fitore “paraqitjen e Shkelzenit ne Prokurori” Pse kjo paska qene fitorja ?!! Kesaj I thone Fitore e Piros ! E ?

    Reply to this comment
    • LUANI I VLORES February 7, 14:42

      Z.THANO!
      TE ARTIKULLI”APOLOGJIA E ZENIT”,I NDERUARI BEDRI ISLAMI NA THOTE:”NESE NDODH KJO ATEHERE PROKURORIA NE VECANTI DHE DREJTESIA NE PERGJITHESI ESHTE NE RRUGE TE MBARE.

      “ME LEXUESIT DUA TE NDAJ SHQETESIMIN REAL QE EGZISTON.PARA DISA VITEVE NE VLORE VRAN NJE DJAL RRETH 30 VJEC.E VRAN PASI MBROJTI NJE FAMILJE PA PERKRAHJE, VAZEN E SE CILES DONIN TA CONIN ME FORCE PROSTITUT NE EVROPE.PAS NJE JAVE NE SHTEPIN E FAMILJES SE DJALIT VJEN NJE DEPUTET PER NGUSHELLIM,NE PERFITUAM NGA RASTI DHE I THAM SE CDO BEJE SHTETI? AI NA THA SE SI PARA NJE VITI NE NJE QARK KISHTE NDODHUR NJE KRIM I NGJASHEM.

      POLICIA E ZBULOI E VEN TE PREFEKTI,AI QE E ZBULOI,DREJTORI I POLICIS,KU ISHTE PREZENT DHE PUNONJESI I PREFEKTURES QE MBULON KETO ORGANE.ME QE KRIMI ISHTE I RENDE, PREFEKTI I PERGEZOI PER PUNEN E BERE.NGA ORA 1 E NATES,ATIJ QE E ZBULOI I BIE TELEFONI E I THON, “E ZBULOVE,I THE DHE PREFEKTIT,PO PER FAMILJEN E VETEN TENDE KE MENDUAR”?!ATA QE BENE KRIMIN NE VLORE,NUK U “ZBULAN E NUK U GODITEN”.

      KJO ESHTE GJENDJA TEK NE I DASHURI BEDRI PRANDAJ ZENET DO VAZHDOJNE TE BEJNE “LIGJIN”.LUANI I VLORES

      Reply to this comment
  2. alphade February 7, 11:49

    Zeni ! S’i ke thene asnje dite punes Miremengjez dhe noton ne luks ? Nga e ke gjetur more bribon parat per
    te shetitur gjithe boten: Nga Europa,Azia,deri ne Mexico
    City-n ,Amerike e gjetke .Pa permendur ketu ujrat e ngrohta te oqeanit Indian,ishujt Maldivia, fustanet 8 mije
    Eurosh per madamen tende, milionat e investuara per
    Vilat e Gjirit te Lalezit ,etj.etj. qe do te zbulohen ne te ardhmen neper bankat e botes. I ke fshehur,Zeni ,i ke
    fshehur,por do te zbulohen,vetem “toneladat e florinjeve
    te Enver Hoxhes ” nuk i zbuloi babai yt,Zeni ?! Ka tash
    27 vjet qe po kerkon per to dhe nuk po i gjen dot, ndersa
    parate tuaja FBI-ja dhe CIA do t’i gjeje sikur t’i keshe futur
    ne fund te dheut. Zeni,Ty te pret Reci,sebashku me babin
    tende,monster dhe qe monstra,monstra pjell. Mallkim,
    perjetesisht mallkim kesa familjeje qe i beri gjemen Shqi-
    perise dhe shqiptareve, shkaterrimtaret dhe tradhetaret
    me te medhenj te kombit shqiptar.

    Reply to this comment
  3. Kris 1 February 7, 11:54

    Mund te thirret dhe njehere Zeni ne mes te nates ne prokurori per tu entuziasmuar gazetare te tipit Bedri.Fitore e madhe e drejtesise qe ja prishi gjumin Zenit,do shkruaje analisti.

    Reply to this comment
    • Tartufi February 7, 14:57

      Si nuk kane te mbaruar hajvanlleqet dhe ligjerimet,nuk kane te mbaruar dhe te qeshurat,per gallaten.
      Eshte koha e bukur per fryrje te trapit.

      Reply to this comment
  4. Artemisa February 7, 12:01

    Sado te mundohen “Bedrinjte” nuk munden te hedhin poshte ato qe tha Zeni.
    Te gjitha ato qe deklaroi ishin te verteta.
    Po, Shqiperise j’u grabiten mbi 600 milione nga banda e rilindjes dhe tani i servir popullit budalla nje teater te shpifur.
    Mbulimi me Zeni eshte i Saliut eshte sa mjeran aq edhe i peshtire.

    Reply to this comment
    • Ali Baba me 40 Hajdut ! February 7, 12:33

      Jo jo po te flasim per “Banda”te lutem filloje me Banden e Berishes me Piramidat financiare ne 1997 !Ali Baba me 40hajdute i plackiti shqiptaret 780 milion dollare 3000 te vrare ! Pastaj kalojme tek Ali Baba tjeter Like Floriri ,pastaj tek Rilindja !
      Sepse kane radhe bandat ne Shqiperi !
      Nuk mund ti anash kalosh klanet banditet politik te tranzicionit 27 vjecar !

      Reply to this comment
  5. betim February 7, 12:51

    Per keta ka vetem nje derman: SIGURIMI I SHTETIT !

    Reply to this comment
  6. Adih February 7, 15:30

    Mbas Zenit ,do filloje efekti i dominose tek te gjithe politikanet e ketyre 27 viteve te tranzicionit post komunist .Zotit faleminderit ,per vettingun ,qe na i dhuroi Amerika e BE .Tani o vellezer, popull i mjere dhe i vjedhur deri ne palce ,do shikoni store ,ku do shikoni si kane vjedhur ,ne menyren me brutale ,fshataret tane budallenj poiltikane . Eshte vetem ceshtje kohe ,cdo gje eshte kopsitur nga FBI:

    Reply to this comment
  7. Mark U.K February 7, 19:52

    Rruajani si hert tjera.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*