Apolonia shton shanset e mbijetesës

May 10, 2015 10:00

Apolonia shton shanset e mbijetesës

Apolonia e siguron finalen e saj për mbijetesën. Skuadra fierake fitoi 4-1 ndaj Elbasanit në “Loni Papuçiu” falë Andi Ribajt, që shënoi 3 gola në ndeshjen më të rëndësishme deri në këto momente në sezonin e skuadrës së tij. Trajneri Mërgjyshi, që gjithmonë kishte besuar te mbijetesa e hodhi skuadrën menjëherë në sulm me Uzunin dhe Rajkovicin, që rrezikuan në minutat e para. Goli nuk vonoi, pasi në të 18-tën, Andi Ribaj shfrytëzoi një harkim të Dimos nga e majta duke kaluar në epërsi vendasit.

Avantazhi megjithatë nuk zgjati shumë, pasi pesë minuta më pas një gabim në mbrojtje i lejoi Lamçes të barazonte pa shumë probleme shifrat. Nga ky moment dominoi loja e rëndë, me shumë ndërprerje, megjithatë para pushimit Apolonia mundi të vinte në kasafortë 3 pikët. Në të 45-tën, fierakët fituan një 11-metërsh, pas ndërhyrjes në kohë vonesë të Rucit ndaj Dimos, me portierin e Elbasanit që u ndëshkua me të verdhë. Nga pika e bardhë Ribaj nuk gaboi duke rikthyer epërsinë. Në kohën shtesë, një tjetër gabim i Rucit, i kushtoi Elbasanit jo vetëm një tjetër 11-metërsh por gjithashtu dhe daljen me të kuq të portierit, që la me 10 vetë të tijtë. Sërish Ribaj shënoi.

Në inferioritet Elbasani e kishte të pamundur të përballonte vendasit, që në krahët e entuziazmit ju afruan golit të katërt dhe në minutën e 50-të, por Myftaragaj bëri mrekullinë. Gjithsesi portieri i Elbasanit nuk mundi të bënte asgjë ndaj goditjes së Filit në të 77-n që shënoi dhe golin e 4-rt.

Në të 89-n, Rajkovic ju afrua golit të pestë por u ndal nga shtylla. 4-1 ishte rezultati përfundimtar, me Apoloninë që afrohet tashmë në vetëm 1 pikë nga Teuta, me të cilën do të ketë një përballje direkte javën e ardhshme në “Niko Dovana”.

May 10, 2015 10:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*