APP njofton bashkitë: Asnjë tender nga 1 qershori

May 14, 2019 16:29

APP njofton bashkitë: Asnjë tender nga 1 qershori

Teksa kanë mbetur 1 muaj e 15 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, Agjensia e Prokurimit Publik i ka komunikuar bashkive vendimin e qeverisë të pak ditëve më parë për të mos shpallur asnjë procedurë prokurimi nga fillimi i muajit Qershor deri ne datën e zgjedhjeve.

Kjo duket si një mekanizëm për të ndalur tenderët potencialë me të cilët edhe mund të abuzohet nga ana e krerëve të bashkive aktuale. Njësive të vetëqeverisjes vendore iu është lënë mundësia që të prokurojnë vetëm ato procedura që kanë në objekt produktet ushqimore.

“Sjellim në vëmendje se, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre, nuk do të shpallin procedura prokurimi për periudhën nga 1 deri në 30 qershor 2019, me përjashtim të procedurave të prokurimit me vlerë të vogël, si dhe atyre që kanë si objekt produktet ushqimore. Procedurat e prokurimit të shpallura përpara datës 1 qershor 2019 lejohet të vijonë në përputhje me legjislacionin në fuqi”,

Tre dite më parë qeveria mori dy vendime të rëndësishme që kishin lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Qeveria miratoi një plan të gjerë masash që kanë për qëllim ndalimin e përdorimit të administratës në zgjedhjet vendore si dhe pezullimin e përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimit nga njësitë e vetëqeversijes vendore dhe autoritet kontraktore në varësi të tyre.

o.j/dita

May 14, 2019 16:29
Komento

1 Koment

  1. Fidel Kastro May 14, 20:58

    Deri me 1 Qershor vidhni sa te mundi !!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*