Apple do të lançojë tre modele të reja iPhone: Njëri do të ketë ekranin më të madh për celular

August 28, 2018 19:57

Apple do të lançojë tre modele të reja iPhone: Njëri do të ketë ekranin më të madh për celular

 

Apple tha se do të lançojë tre iPhone të reja, duke përfshirë edhe atë më të madh ndonjëherë me një ekran 6.5 inç.

Lajmi është bërë i ditur nga Bloomberg, sipas të cilit kompania ende nuk ka bërë të ditur datën ekzakte se kur do të zbulojë celularët e rinj, edhe pse zakonisht e bën këtë në fillim të shtatorit.

Njëri nga modelet do të ketë një ekran 6.5 inç, ekrani më i madh për celularë. Ndërkohë, madhësia e ekranit të modelit tjetër pritet të jetë 5.8 inç, të njëjtën madhësi si iPhone X, ndërsa modeli i tretë do të vijë me një ekran 6.1 inç.

Kjo ishte bërë më herët e ditur edhe nga raportet e analistëve që nga dhjetori 2017, të cilët paralajmëruan se Apple do të vijë me tre iPhone të rinj këtë vit. Të gjithë iPhone-t e rinj thuhet se do të përdorin Face ID, në vend të shenjës së gishtave për zhbllokimin e tij.

Sa i takon ngjyrave të celularëve, Bloomberg raporton se ata do të vijnë në ngjyra të ndryshme, ndërsa kompania nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi këtë.

a.s/dita

August 28, 2018 19:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*