Apple merr përsipër përmirësimin e aplikacionit të hartave

June 30, 2018 22:42

Apple merr përsipër përmirësimin e aplikacionit të hartave

Kompania Apple ka njoftuar se do të fillojë punën për të përmirësuar aplikacionin e hartave.

Ajo ka njoftuar se do të rindërtojë të dhënat e saj të hartave duke përdorur disa furgonë që do të funksionojnë vetëm për këtë punë, si dhe do të përdorë të dhënat e mbledhura nga iPhone në informacionin e trafikut të energjisë.

“Ky veprim është një hap i nevojshëm, nëse Apple do të ketë të dhëna më të forta për zonën rreth nesh“, thonë analistët.

Zëvendëspresidenti i Apple-it, Eddy Cue është shprehur për një intervistë në faqen Techcrunch se kompania do të jetë “ndërtimi i të gjitha të dhënave tona nga toka në hartë”.

Për ta realizuar këtë, kompania ka bërë që automjetet të mbledhin informacionin GPS, si dhe të kapin skanimet e zonave duke përdorur Lidar, teknologji e cila haset zakonisht tek makinat që ecin pa shofer.

s.a/dita

June 30, 2018 22:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*