Apple prezanton Iphone 7, për një jetë të re pa kabuj

September 8, 2016 15:17

Apple prezanton Iphone 7, për një jetë të re pa kabuj

IPhone 7, sipas Tim Cook, shefit ekzekutiv të Apple, (me dy versione: iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus), është iPhone më i mirë i ndërtuar ndonjëherë. Prezantimi është bërë mesditën e të mërkurës në San Francisco.

Aparati i ri ka një kamerë të përmirësuar dhe është i papërshkueshëm nga uji. Sipas Cook, do të ketë një model të zi dhe një tjetër gri. Përveç funksioneve të njohura, iPhone 7 mbart një sistem të ri haptic që përmirëson përvojën në kontakt dhe shkrim. Gjithë aparati është ridiznejuar për të qenë rezistentë ndaj ujit dhe pluhurit. Ka certifikatë IP67.

apple-9-u102480551632vki-510x286abc

Performanca sipas Apple, është e jashtëzakonshme. Në fakt, përfshin një procesor A10 quad-core që është 40% më shpejt se A9 dhe dy herë më shpejt se A8. Dy nga bërthamat kanë performancë të lartë, por konsumi i energjisë është zvogëluar. Procesori i grafik është 50% më shpejt se ai i mëparshmi.

Bateria është përmirësuar dhe zgjat deri në dy orë më shumë se iPhone 6. Një orë më shumë në rastin e iPhone 7 Plus. Memoria nis nga 32 GB (nuk do të ketë modele 16GB). Sa për kamerën ka stabilizim optik dhe hapje prej 1,8f dhe flashi lëshon deri në 50% më shumë dritë se më parë. Sensori është 12 MPX dhe fokusimi bëhet me lazer. Kamera e përparme tani mbart një sensor 7 megapixel dhe gjithashtu ka një stabilizator imazhi.

apple-8-u102480551632vki-510x286abcSurpriza është se iPhone 7 Plus, modeli më i madh vjen i pajisur me një kamerë të dytë të pasme. Dy lente, 12 megapiksel secila, të cilat kombinohen për të dhënë imazhe katër herë më të mira se modeli i mëparshëm. Sipas Apple, bëhet fjalë për kamerën më të mirë të montuar ndonjëherë në një “smartphone”.

Një tjetër lajm i rëndësishëm. iPhone i ri mbart dy altoparlantë stereo, një në krye dhe një në pjesën e poshtme. Apple bën një hap më shumë dhe prezanton kufjet Ëireless, Air Pods që lidhen me telefonin pa nevojën e kabujve. Bateria e tyre zgjat pesë orë, por brenda kutisë rikarikohen automatikisht. Një sistem infrash të kuqe paralajmëron telefonin kur i kemi të vëna dhe për t’i lidhur mjafton të afrohen me telefonin. Iphone i ri do të ketë një çmim duke nisur nga 649 dollarë. Modeli plus nis nga 769$. /DITA

 

 

 

September 8, 2016 15:17
Komento

1 Koment

  1. Kabuj September 9, 14:06

    Kabuj????gazetar shruhet kabell ose kablla ose ne shqipe te paster percjellsa rryme ose zeri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*