Apple ul çmimin e iPhone X

July 13, 2018 22:59

Apple ul çmimin e iPhone X

 

Gjiganti Apple po mendon që të ul ndjeshëm çmim e iPhone X, në mënyrë që të jetë i arritshëm nga të gjithë.

Siç njofton edhe analistiti i “International Securities”, Ming-Chi Kuo, kompania po planifikon një ulje të çmimit të iPhone X me 300 dollarë.

Telefoni i zgjuar iPhone X kishte një vlerë prej 999 euro kur doli në shitje dhe siç mund të gjykohet, është një çmim paksa i kripur për t’u arritur nga të gjithë.

Këto çmime do të aplikohen në gjeneratën e dytë të iPhone X që pritet të vinë formën e një iPhone-i të ri me një ekran prej 5.8 inç, një iPhone X Plus me madhësi ekrani më të madh prej 6.5 inç dhe një iPhone 6.1 me 6.1 inç.

Çmimet priten të jenë përkatësisht 800$, 900$ dhe 600$.

Ky kursim prej 300 dollarësh në modelin standard merr parasysh 100 dollarë shtesë, të cilat duhet të ruhen nga mbushësi i ri dhe i shpejtë që është përfshirë.

l.h/ dita

July 13, 2018 22:59