Aqif Rakipi: Si ndodhi aksidenti dhe për çfarë ndjej keqardhje

August 13, 2017 12:13

Aqif Rakipi: Si ndodhi aksidenti dhe për çfarë ndjej keqardhje

 

Aqif Rakipi, deputeti i PDIU-së që ishte autori i një aksidenti fatal ku humbi jetën një person thotë se nuk shqetësohet nga akuzat politike.

Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi – thotë Rakipi për portalin TiranaPost.

Deklarata e Rakipit

“E vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur.

Nuk shqetësohem për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi. Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi.

Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt, makina është dëmtuar se jam përpjekur të manovroj.

Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet. Policia dhe prokuroria kanë aty provat dhe ata vendosin se si ka qenë ngjarja.

As nuk dua të ndikoj në këtë proces, ata të japin vendimin e tyre.

E vetmja keqardhje është për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t’i ndodhë një aksident i tillë.

Janë disa gjëra në jetë që nuk varen prej vullnetit tonë”.

August 13, 2017 12:13
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*