Arabia Saudite kërcënon SHBA nëse Kongresi kalon projektligjin për 11 shtatorin

April 17, 2016 10:57

Arabia Saudite kërcënon SHBA nëse Kongresi kalon projektligjin për 11 shtatorin

Arabia Saudite ka kërcënuar Obamën se do t’i shesin asetet amerikane në vlerë qindra miliarda dollarë nëse Kongresi Amerikan e miraton një projektligj, sipas të cilit qeveria saudite do të mbahej përgjegjëse për çfarëdo roli në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Në prag të vizitës së presidentit amerikan, Barack Obama, në Arabinë Saudite, “The New York Times” shkruan se Shtëpia e Bardhë ka kohë që është duke lobuar që ta bllokojë miratimin e këtij projektligji, dhe se kërcënimi nga Arabia Saudite ka qenë temë e bisedimeve intensive.

Sipas “The New York Times”, Adel al-Jubeir, ministri i Jashtëm saudit, e ka dërguar mesazhin e mbretërisë gjatë një vizite në Uashington muajin e kaluar, duke i thënë ligjvënësve amerikanë se Arabia Saudite do të detyrohej t’i shiste deri në 750 miliardë dollarë të letrave me vlerë të thesarit dhe asete tjera në ShBA para se të ato të rrezikoheshin të ngriheshin nga gjykatat amerikane.

Pesëmbëdhjetë nga nëntëmbëdhjetë burrat që  rrëmbyen katër aeroplanë dhe fluturuan me to drejt e në shënjestrat e tyre në Nju Jork dhe Uashington në vitin 2001, ishin qytetarë sauditë, edhe pse Riadi gjithmonë e ka mohuar se ka pasur ndonjë rol në ato sulme.

Një komision amerikan, i cili u themelua pas sulmeve, po ashtu ka ardhur në përfundim se nuk ka prova se Arabia Saudite i kishte mbyllur sytë për këtë gjë. Por, Shtëpia e Bardhë ka qenë nën presion për të nxjerrë nga lista e dokumenteve sekrete një seksion 28 faqesh të një raporti i cili kurrë më parë nuk ishte publikuar për shkak të sigurisë kombëtare.

April 17, 2016 10:57
Komento

2 Komente

  1. RRIK BALSHA SR. April 17, 11:25

    DO ISHTE NJE MREKULLI

    per aleatin tone te ketyre dy dekadave e gjysem. Por nuk kane prapanice arabet te shesin ne tregun e lire Bonot e Thesarit Amerikan, sepse do ktheheshin ne letra pa vlere..ops per te fshire prapanicen.
    Nuk besoj te jene kaq te trashe siç mund te jete ndonje Kalif i yni nga Surreli, ku kumbullat ja shesin per pjeshke e dardhat per vibratore mender me thene lumturi-sjelles !

    Reply to this comment
  2. ... April 17, 12:03

    Jo o jekerr Cjaper Saudit e verteta duhet te dali deri ne fund biles ju te shtrengoheni te flisni per te gjithe aktoret e tjere. Pas jush ka edhe shume te tjere Sherbime inteligjente dhe Shtete. Te gjithe ju bashke duhet te denoheni per krime ndaj Njerzimit nda Popullit Amerikan si dhe shume popujve te tjere te Botes. Plehra Saudite ptuuuu, kriminela! Llumi i NJERZIMIT

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*