Arabia Saudite: Nuk mund të reduktojmë prodhimin e naftës

December 18, 2014 20:11

Arabia Saudite: Nuk mund të reduktojmë prodhimin e naftës

Është e pamundur që Arabia Saudite të reduktojë prodhimin e naftës, pohoi Ministri i Energjetikës së Arabisë Saudite, Ali Al-Naimi, që e cilësoi si “të përkohshme” situatën e rëndë që ka shkaktuar rënia e çmimit të naftës.

Në një situatë të tillë është e komplikuar, apo e pamundur që Arabia Saudite, apo OPEC të ndërmarrë çdo lloj veprimi që sjellë reduktimin e kuotës në treg”, tha ministri saudit Ali Al-Naimi, në një intervistë për mediat vendase. Sipas tij kuotat e vendit të tij nuk kanë ndryshuar në disa vjet, ndërsa disa vende që nuk janë pjesë e OPEC shtojnë ofertën e naftës në mënyrë të vazhdueshme. Megjithatë ministri u shfaq optimist dhe komentoi se situata e rëndë që po përjeton tregu i naftës, për shkak të kombinimit të disa faktorëve, është i përkohshëm. Muajin e shkuar vendet e OPEC vendosën që të mos reduktonin prodhimin e naftës, vendim ky që u nxit para se gjithash nga Arabia Saudite, e cila argumentoi se çmimin e rregullon vetë tregu. Që atëherë çmimi i një fuçie naftë ka rënë në mënyrë drastike. Pavarësisht shpjegimeve të ministrit për mos reduktimin e prodhimit të naftës, ka nga ata që mbështesin se mos reagimi i Arabisë Saudite është i qëllimshëm duke pohuar se objektivi është të nxjerrin nga tregu SHBA-në, Rusinë, apo Iranin.

 

December 18, 2014 20:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*