Arabia Saudite zotohet për zero tolerancë ndaj korrupsionit

November 5, 2017 21:09

Arabia Saudite zotohet për zero tolerancë ndaj korrupsionit

Prokurori i përgjithshëm i Arabisë Saudite premtoi sot një aplikim të ashpër të ligjit një ditë pas një aksioni të paprecedentë në rrethet e pushtetit dhe meset e biznesit, si dhe krijimin e një komisioni kundër korrupsionit.

“Të dyshuarit do të kenë të njëjtat të drejta dhe të njëjtat trajtime si çdo qytetar saudit. Pozicioni dhe statusi i të dyshuarit nuk influencojnë aspak aplikimin e rreptë dhe të drejtë të ligjit”, deklaroi sheiku Saoud Al Mojeb i cili është edhe vetë pjesë e komisionit të ri të krijuar sipas një dekreti mbretëror.

Gjatë kësaj komunikate, prokurori i përgjithshëm njoftoi se “komisioni kundër korrupsionit, i drejtuar nga princi i ri trashëgimtar, Mohammed ben Salmane, ka hapur një seri hetimesh që bëjnë pjesë në detyrën gjyqësore të shtetit për të luftuar korrupsionin”.

Sipas kanalit televiziv Al Arabiya, 11 princër, katër ministra dhe dhjetëra ish-ministra janë arrestuar, ndërkohë që komisioni kundër korrupsionit ka filluar një hetim kryesisht mbi përmbytjet që nodhën në vitin 2009 në qytetin Xhedah, pranë Detit të Kuq.

November 5, 2017 21:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim