Arapi i Beledijes, portret nga Kol Idromeno

Dorian Koçi February 6, 2016 14:45

Arapi i Beledijes, portret nga Kol Idromeno

Beledije në turqisht do të thotë bashki dhe personazhi zezak shërbente si roje pranë bashkisë së Shkodrës. Prania e popullsise zezake ka qenë e pakët në Shqipëri. Bajroni në takimin e famshëm me Ali Pashë Tepelenën, kur përshkruan hyrjen e Child Harodit në kështjellën e Tepelenës përmed mes popullsive të tjera që baresin në oborr edhe etiopianë. Vet , Jusuf Arapi, një nga besnikët e vet mendohej se ishte një mulat dhe gjysmë vëlla i Pashait, që i ati i tij Veliu e kishte bërë me një skllave haremi etiopiane.

Gjithesesi përqëndrimi më i madh i kësaj popullsie gjendej në Ulqin, aq sa ishte krijuar edhe nje lagje. Popullsia zezake fillimisht kishte ardhur aty si skllevër të blerë në pazare të skllevërve në  Vloreë nga detarët ulqinake për të shërbyer në anije. Madje fuqia ekonomike e familjeve ulqinake varej pikërisht prej numrit të zezakëve qe kishte në kuadër të familjes. Nuk ka të dhëna të sakta sesa ishte realisht numri i zezakëve në Ulqin, por afërsisht themi se ishin disa dhjetëra, e kjo ka të bëjë sidomos me shek.XIX. Më vonë kjo popullsi fitoi lirinë dhe u integrua në jetçn e qytetit. Në aspektin social, komuniteti i harapëve siç quhen në Ulqin, në shumë aspekte ata u bënë pjesë e familjeve ulqinake, duke punuar në bashkësitë familjare por edhe angazhimin në detari, bujqësi e shërbime tjera. Ata, bashkëjetuan me shqiptarët, morën nga kultura shqiptare por edhe i dhanë kulturës shqiptare aq sa kishin mundësi, ku në mënyrë të veçantë dallohet fusha e folklorit.

Duke ndarë fatin me shqiptarët ata moren mbiemrat e familjeve shqiptare ku ishin vendosur, por edhe u shpërngulçn me agallarët e bejlerët ulqinakë siç ishte rasti në vitin 1880, duke u vendosur në Shkodër, kur Ulqini iu dorëzua Malit të Zi nga ana e Fuqive të Mëdha. Si dëshmi kemi pasardhësit e tyre që janë edhe sot në Shkodër ndonëse në numër të reduktuar, sikurse edhe në Ulqin. Ka të ngjarë që Arapi në tablo të jetë një prej këtyre zezakëve të Ulqinit.

Dorian Koçi February 6, 2016 14:45
Komento

2 Komente

  1. gjini February 6, 20:38

    Ne Shkoder perveç Harapit te Beledijes(Bashkise) ka kene edhe nji tjeter qi e therritshin Harapi i Pogut (Tef Pogu e ka pase si sherbyes ne “Sapuntoren Pogu”)qi emnin e ka pase Ali Shepeteja prej Tarabulluzit ,dhe qe ka pase punue deri ne vitet 1970-1975 ne Fabriken e sapunit ne Shkoder.Ka kene nji burre shume i mire,shume punetor dhe shume i dashtun. Nuk i thone Arapi,por Harapi!

    Reply to this comment
    • Tirana February 7, 06:16

      Po eshte shume e vertet .Z Ali Harapin e kam njofte edhe une .masi un ķam pas ba Shkollen afer Shpise se tije ne Lagjen Dergut .ne Shkollen Xheladin Fishta.Gjithash.tu MOTRA ime ka punu me Zyrane Bashkshorten e Ali Harapit ne Fabriken e Sapunit ne Shkoder Ali pat lane edhe 2 Vajza Halimja qe ka punu si Infermjere na Spitalin Ci vil te Shkoders kurse Vajzes tjeter nu po me kujtohet emri .Kur jam martu une Halimja ka ken e ftuar ne Darsmen teme dhe ka pas vallzuar me shume deshiire nen tingujt e muzikes popullore dhe moderne e pershendes Halimen nga Zemra ku do qe ndodhet…..

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*