Arbana Osmani premton gjëra të mira, ndërsa Ermali bëhet “xheloz”

January 12, 2018 17:34

Arbana Osmani premton gjëra të mira, ndërsa Ermali bëhet “xheloz”

Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Prej disa kohësh ajo i ka munguar ekranit shqiptar, ndërkohë që po përgatitet të fillojë spektakli i saj “Dua të të bëj të lumtur”.

Arbana postoi sot në “Instagram” një foto ku shfaqet duke qeshur dhe e ka shoqëruar me një koment shuam interesant.

“Gjëra të mira rrugës”, shkruan Arbana.

Mendja na shkon menjëherë tek programi i saj “Dua të të bëj të lumtur”, i cili pritet të startojë në muajin shkurt. Mund të jetë edhe diçka tjetër, por një koment i Ermal Mamaqit na e përforcon edhe më shumë faktin se bëhet fjalë për startimin e emisionit të saj.

“Hajde për hajër mi goc…prapë ëë?”, shkuan Ermali.

Me sa duket Ermali e ndjen se po i vjen një tjetër konkurrente dhe po fillon të përgatitet për “luftën” për audiencë.

 

 

January 12, 2018 17:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*