Arben Derhemi: Dua medoemos një Teatër Kombëtar të rindërtuar nga e para

July 21, 2018 10:04

Arben Derhemi: Dua medoemos një Teatër Kombëtar të rindërtuar nga e para

Aktori Arben Derhemi ka dhënë sot një prononcim për median, duke ripërsëritur atë që gjithmonë ka qenë dëshira e tij: ndërtimin e një teatri të ri kombëtar. Ai ka shprehur nevojën për të pasur dosmosdoshmërisht një godinë të rindërtuar nga e para.

“Do doja një teatër të ri, medoemos edhe Teatër Kombëtar të rindërtuar nga e para”, është shprehur ai për “Koha Jonë”.

Të njëjtin mendim ka shprehur edhe aktori Genc Fuga, i cili shkon më tej duke theksuar nevojën e një teatri të ri që do të përmbushte kushtet e domosdoshme për vënien në skenë të shfaqjeve. Fuga thotë se spektatori duhet të ndihet “i përkëdhelur”, kur ndan ato dy orë të jetës së tij me regjisorët e aktorët.

“Ndërtimin e Teatrit të Ri e mendoj të mbështetur në aspektin ligjor në një Kompleks me më shumë salla e kapacitete 800 e 300 vendëshe, duke paraprirë rritjen demografike të popullsisë, me gjithë ambientet ndihmëse e administrative, me restorant e bare, me lozha, e teknikën më të fundit skenike. Pra, spektatori duhet të ndihet “i përkëdhelur”, kur ndan ato 2 orë të jetës së tij me Regjisorët e Aktorët! Çdo mënyrë tjetër, do të cenonte misionin e Teatrit dhe do të na çonte në “bienale” të tjera, larg Memories Kombëtare të Publikut!”, nënvizon Fuga.

o.j/dita

July 21, 2018 10:04
Komento

2 Komente

  1. te luftohet per...vlerat e humbura . July 21, 11:12

    Arben; dua komb. meturgjik, dua fabriken e telave shkoder, dua azotikun e fierit, superfosfatin e lacit….dua…..cfar thua more ben . j’u sh..kerdhye nena miliona punetoreve e specialisteve te industrise, qe muaren rrugen e kurbetit . ti kerkon nje teater, qe te vesh ne skene, pjese…..t’a zeme …makbethi, kur sot makbethet politik e shoqeror, jane me…mijra ..

    Reply to this comment
  2. o ben; na lere rehat.. July 21, 11:16

    Ben; ju dhe ne komunizem keni ngrene kot ..e jo me tani qe vret i biri t’ane, per nje…cigare ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*