Arben Duka: Komunizmi në Shqipëri ra vetë. Mos të mburret kush!

September 5, 2017 09:16

Arben Duka: Komunizmi në Shqipëri ra vetë. Mos të mburret kush!

Editorialisti në vargje i gazetës “Dita” Arben Duka deklaron se komunizmi në Shqipëri u rrëzua vetë dhe nuk mund të mburret askush që e rrëzoi.

I ftuar në start të sezonit të ri televiziv të emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Duka tha: ”Çorapja komuniste u shthur në Rusi dhe vijoi domino në të gjithë Evropën. U rrëzua edhe te ne. Më kot mburren trimat sot por edhe të persekutuarit politikë që e rrëzuan ata sistemin komunist. Ai u rrëzua vetë ”.

Për Dukën fakti që në krye të lëvizjes të dhjetorit 1990 ishin komunistët tregon se ai sistem u rrëzua vetë. Autor i 1 milionë vargjeve, autor i 50 vëllimeve poetike, autor i 3 mijë tekste këngësh mes tyre autor i 50 teksteve të festivaleve në RTSH në të cilat 7 janë vlerësuar me çmime të para, Arben Duka është një nga krijuesit më prodhimtarë në Shqipëri.

Për të të gjithë politikanët janë bërë pjesë e vjershave të tij plot satirë dhe humor. Por për Dukën Sali Berisha veçohet. “Sali Berisha mbetet kombinat humori për një krjues për mënyrën se si bën politikë”, tha ai. Për Lulzim Bashën thotë se është pa taban.

Ndërkohë Duka deklaroi se Edi Rama është kryeministri më i mirë që Shqipëria ka patur pas vitit 1990. “Reformat që Rama ka marrë duke menduar edhe kostot e bëjnë atë superior mes të gjithëve”, tha Duka. Por për Dukën edhe Rama të jep mundësinë të bësh humor.

“Unë e lavdëroj, ai deklaron se në këtër vitet që kaluan ka qeverisur keq. Hajde mere vesh”!

Por Duka nuk la pa treguar se si u zbulua dhe shpërtheu talenti I tij si autor teksteve. Që ai të spikatej dhe të bëhej i fanmshëm me tekste që edhe sot mbahen emnd si “Më dhe dritë nga syti yt”, “Lot me ty o djalë se ta di emrakun”, “Çel si gonxhe dashuria”, “Dashuria nuk njeh sekret” Duka kaloi një provë jo të lehtë ku u zbulua talenti.

Për gazetarin Qafoku, Duka tregoi se ishte në vitin 4 të shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranë kur pasi iku pa leje nga mësimi shkoi direkt ënz yrën e Zhuljana Jorganxhi në radio Tirana. I dha një tekst për ta lexuar dhe përgjigjja e saj ishte se teksti ishte i mrië por duhet ta shikonte kompozitori Agim Krajka. I bindur se Jorganxhi e kishte përcjellë për të mos u kthyer më, Duka vazhdoi rrugën dhe shkoi plot guxim në studion e Krajkës. “Përse te mua të solli ajo”, ishte përgjigja e mjeshtrit.

Edhe ai i bindur se adoleshenti me uniformë ushtarake do dështonte Krajka i luajti me nota muzikën e një kënge që sapo e kishte kompozuar dhe I tha Dukës që mbi bazën e saj duhet të bënte një tekst. Duka u largua me mendjen tek notat që kishte krijuar Krajka. Për 20 minuta e krijoi tekstin dhe u kthye sërish në studion e mjeshtrit Krajka duke ia dorëzuar. Titulli ishte “Ore ore lule borë”. Krajka e pëlqeu shumë. Ra dakord dhe kënga e kënduar nga Irma Libohobva në festivalin e vitit 1974 u bë jo vetëm starti i karrierës së tij por edhe një nga këngët e bukura të kohës.

September 5, 2017 09:16
Komento

9 Komente

  1. beni September 5, 09:39

    Komunizmi Tek ne falimentoj e jo u rezua!
    Haruat qe filluat tu shisnit bagtit greqis,per te Mär ndonje devize!
    Nuk ish ne pyetje populli se dyqanet kann krejtesisht te boshatisura,por ish pushteti e sistemi mos falimentonte!
    Un Jam i Ktij mendimi,qe cdo sistem Politik esht piramide dhe nje dit i vjen fundi,por qe te qendron duhet Reduktion i popullsia,qe per mua viti 1946numeroheshin 1miljon200000mij qytetar te shqiperis e per 40vjet popullsia ja kaloj me se 100%me shum se e dyfishuar e Problemet socialee behen te pa perballueshme?
    Nje popullsia prej 2 miljon ploteson anen socialee per Kedo qytetar te shqiprise!
    Kultura Islame Sjell Anomali socialee?

    Reply to this comment
    • Luljeta September 5, 17:46

      Ke shume te drejte kultura Islame nuk pajtohet me perparimin e shoqerise. Komunizmi dhe myslimanizmi puqen ne kete pike. Qfar eshte me e forta sot eshte se islami ka bere shume pune dhe ka trullosur dhe intelektuale, qe u rriten pa praktikuar fene. Nqs Islami eshte progresiv, Pse bota e tyre ka ngelur pas? Dhe pse ajo popullate kerkon te jetoje ne Perendim. Megjithate me jeten qe bejne Shqiptaret nuk mund te quhen Mysliman te denje. Vajzat zhvishen ne plazh, burrat tradhetojne grate dhe e quajne veten mysliman, megjithese disa mentalitete I kane myslimane. Shqiptaret nuk mund te barazohen me myslimanet e lindjes se mesme qe e Kane krijuar fene dhe e aplikojne duke hequr lirite e njerezve. Ne kete kontekst perse duhet te mbajme titullin Mysliman kur ne fakt nuk aplikohet ashtu siç aplikohet atje ku lindi? Perse duhet te futemi ne grupe qe nuk I perfaqesojme, apo thjesht per te hedhur mjegull mbi identitetin e Shqiptareve dhe per ti futur ne gruping e regresisteve qe bota i shikon me dyshime?

      Reply to this comment
    • xxx September 5, 17:49

      e gjej te vertete konstatimin e rritjes se sforcuar te popullsise, si faktor per falimentimin e sistemit, sepse burim problemesh sociale. Por gjithsesi, vetem njeri faktor nder shume.

      Ka momente ne histori ku krahu i punes kushton me pak se teknologjia.

      Reply to this comment
  2. alphade September 5, 11:26

    Ahtu si Berisha eshte kombinat humori, ashtu edhe A.Duka eshte “Kombinat prodhimtarie”.te poezive
    satirike . Urime te perzemerta zoti Duke, je me te
    vertete nje satirik i pazevendesueshem ! Pena jote
    top per Sali Vicidolin, tradhetarin me te madh te kom-
    bit shqiptar, shkaterruesin e atdheshitesin,qe zogu dhe
    Toptani do ia kishin ziline per nga hsjnite,vrasjet ,krimet,
    plackitjet ……! Njeriu me i urryer i kombit shqiptar !
    Pershendetje nga larg .

    Reply to this comment
  3. Drejtesia do te behet don apo nuke don edvinovici me shoke e shoqe- September 5, 12:36

    O Duke vellai,dhe ti se ke gjet,komunizmi nuke ra vete,por bllokada ekonomike dhe shkaterrimi i ekonomise se tregut bene te mundur degradimin e sistemit socialit te sunduar dhunshem nga jashteqitja shqiptare ne parti e pushtetet,ja pra pse ra diktatura komuniste.O duke vellai kot nuke thote populli;trim i forte me shoke e miqe shume.Dhe se fundi Duke vellai ishte dhe korrupsioni dhe katapultimi i te pa nxeneve ne krie te partise e pushteteve qe beri punen e vet,pa harruar imoralitetin qe diktonte moral.O duke vellai mos ja moho ish te denuarve politik kontributin e tyre ne pershpejtimin e rrezimit te ketije palosistemi komunist,prandaj mos ja fatturo te gjitha meritat atije sistemi qe jo vetem vrau lirine e fjales por dhe bashkeluftetaret e tije te luftes dhe te punes.O Duke vellai se fundi dua te theme ;mos i mbifte fara atije rregjimi dhe soit te tyre qe vazhdojne e sundojne sot ne Shqiperi,pasojat mbi 30mije viktima dhe mijra te gjymtyere si dhe nje pasuri kombetare dhe private e grabitur dhe e tjetersuar nga fuqia e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjizo-imoralo-politik ne te tre pushtetet.Mjaft me,me lojra fjalesh dhe avokti ndaj krimit,pse ishim dhe mbeten pjellat dhe mostrat e diktatures komuniste si dje dhe sot nen moton nga i jati tek i biri dhe nje djalle e gjysem Shqiperia mbeti jasht BE-se,megjithse historikisht ka qene dhe do te mbetet pjese e Europes.Per kujtese Reforma ne Drejtesi,Vettingu dhe ligji i dekriminalizimit nuke e bene ngase politika punoje per popullin por ngase politikat e Tiranes zyrtare montuan pandeshkuedhmerine ne dite e vite deri me sot,ku ben pjese dhe Edvini juaj.

    Reply to this comment
  4. BLACK SWAN September 5, 13:12

    idiotoralisti ??
    ky eshte idiotoralisti tani ????
    ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahahhahaahahaahha
    u gajsa !!
    komunizmi ngeli pa buke se pa b…kishit kohe qe ishit 😛

    kompozoi “ore ore lulebore ” e mori fame
    ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahaahaa
    estrade shqiptare , dhe tani une habitem si
    eshte idiotoralist !!!

    Reply to this comment
  5. Eskuli September 5, 15:08

    Urime miku i shum SHQIPTAREVE ajo qe bere keto 27 vjete e ca ehte se vure baza dhe themle per nje shkolle qe mban emrin ARBEN DUKA : edhe pse rezikove ne kohe te veshtira ,por eja dole ,Te pershendes e te uroj jet te gjat

    Reply to this comment
  6. MH September 5, 15:13

    Sistemi u shkrumoq nga vete komunistet e organizatave te partise.Aty linden diskutime mbi realitetin qe po kalonte ekonomia ne renje dhe kritika te forta ndaj te privilegjuarve.U kritikue gjendja e mjerueshme ne fshat.Ku fshatari nuk gezonte te domosdoshme e pa diskutushme qe te kishte ne pronen e vet:Kafshen,shpendin,bylmetin,perimet etj etj.Ketu filloj R.Alia te ndryshoje noramt e anetarit te koperatives.duke i lejuar ma shume se percaktonte statuti i koperatives.Ndersa ne qytete dha iden qe ne mbledhjen e O.Partise te marrin pjese edhe njerez pa parti dhe te kritikojne cdo anetar qe nuk asht ne rruge te drejte.Me kete “reforme” aty nuk kishte ma as parti as lesh partie.Keshtuqe nga ngjarjet qe tronditnin sistemet e botes edhe ne shqiperi ndihej era e ndryshimeve.Te paret qe iu “kundervune” partise ishin (komunistet) qe kritikonin gjendjen e mjerueshme te ekonomise.Si dhe pakenaqesin qe rritesh cdo dite ne mbare popullin.Nji kontribut te “shkelqyer” dha R.Alia duke i paguar punetoret mbi 80% te pages duke ndejur ne shtepi dhe asnji minut ne ndermarje apo kudo ne cfare do sektorit te punes.
    Te persekutuarit apo te perndjekurit qendronin ne veshgim si do ndryshonte situata dhe ti pershtateshin me rrafje gjoksit si shpetimtare te momentit kohe.Keto nuk kishin guximin ma te vogel per t’iu kundervue partise dhe gjithe sistemit.Sepse e dinin dhe kishin eksperience qe per nji lajthitje te tyre perfundonte burg dhe i gjithe fisi ne internim.
    Ndaj ndryshimin e krijune vete nga brenda anetaret e PPSh.Kur shkrumoqja mori rruge pa kthim, te perndjekurit shperthyne si kepurdhat duke ia autorizuar vetvetes suksesin e ndryshimeve me rrenimin e monizmit.Me parullat nga ma banalet qe mund te kete njohur historia boterore, me perdorim te dy gishtrinjeve nalt.

    Reply to this comment
  7. Adih September 5, 16:51

    Zoti ARBEN DUKA ,nje pyetje per ty ,

    PSE KA RENE KOMUNIZMI NE SHQIPERI :??
    Fatkeqesisht une them qe nuk ka rene.Bile eshte bere me keq.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim