Arben Duka, penë e talentuar e poezisë…

Ahmet Qeriqi February 29, 2016 20:39

Arben Duka, penë e talentuar e poezisë…

Të shkruash për krijimtarinë e Arben Dukës është punë e vështirë, por jo e pamundur. E vështirë, sepse ai ka shkruar një mal Tomorri  me krijime, të gjitha të një niveli të lartë poetik dhe artistik. Nuk është aspak e pamundur, ngaqë ta lehtëson punën si krijues i shëndoshë,
shpotitës dhe, shërues, në të njëjtën kohë. Vështirësia e komentimit të saj qëndron në faktin, se nuk di nga t’ia fillosh më parë. Sidoqoftë në këtë shkrim do të përpiqem të përqendrohem në disa veçori të krijimtarisë së tij, e cila nuk është sa duhet e njohur për lexuesit në Kosovë.
Puna e tij e përkushtuar dhe kontributi që ai i ka dhënë dhe po i jep letërsisë shqipe në përgjithësi, është për t’u çmuar dhe për t’u përshëndetur, sepse jo çdokush mund të bëhet poet si Arben Duka. Në mesin e poetëve dhe të intelektualëve që nuk janë konvertuar nga burri, në palo-burrë, pa dyshim se ndër vendet e para të tyre është edhe Arben Duka, një emër shumë i njohur i poezisë bashkëkohore shqipe, në disa segmente mbase edhe më i njohuri, më i begatshmi, më realisti, gjithsesi, mund ta themi pa drojë: më burri i burrave.

Nuk u përmbajta dot që këto konstatime t’ i lë për në fund, sepse, për fat të keq,  të rrallë janë ata intelektualë shqiptarë që i kanë qëndruar besnikë të drejtës dhe të vërtetës, njerëzores dhe
kombëtares, vlerave dhe idealizmit të pastër human e kombëtar, sikundër poeti, Arben Duka, Dritëro Agolli apo ndonjë tjetër.
Arben Duka është poet në kuptimin e plotë të fjalës, që i qaset poezisë  me dinjitet, me respekt, korrektësi e përgjegjësi për gjithë ato që shkruan dhe kumton,  jo me fjalë boshe e konstruksione tallava, por me fjalë që kanë peshë, që ruajnë nderin e respektin e vetë fjalës së
ndershme dhe të vërtetë, sepse me fjalë nis e sos bota. “Nuk është me rëndësi sa di njeriu, po nuk gjeti fjalë t’ i thotë si duhet e ku duhet,  ato që di”. Kjo nuk vlen për dërdëllitësit, nuk vlen për krijuesit e poetët profanë, nëse të tillët mund të quhen krijues. Fjala ka peshë ashtu si guri në murim, ka peshë ashtu si  peshorja e drejtësisë, sepse po u tha me vend, po u tha si duhet, pa hile e hipokrizi, ajo mbahet mend, përsëritet nga brezi në brez, është fjalë edukate dhe i  përballon kohës, ashtu sikur themeli i fortë i gurit të kështjellës mijëravjeçare.

Si të tilla i kuptoj dhe i çmoj poezitë e Arben Dukës, si për nga forma e brendia, ashtu edhe  nga përmbajtja e motivi, nga figuracioni i pasur metaforik e stilistik, nga sintaksa e pasur e semantika origjinale krijuese,  poezi të brumosura  me humor të shëndoshë e shpotitës, pse dhe jo me sarkazmë e ironi, “sipas kokës edhe festen”, për cilindo mohues të vlerave të dikurshme.

Poeti e intelektuali Arben Duka është krijuesi e burri i vetëm, ndër më të dalluarit,  që ka përballuar dhe po përballon me sukses katrahurën e degdisjen e mendje-terratisurve, të atyre poetëve, shkrimtarëve e intelektualëve, të cilët ndërrojnë gëzofin sipas motit, për ta pasur mirë me të gjithë, edhe me atë “që fryn bulçitë e trumbeton se katrani zbardhëllon” (Noli),  edhe me të tjerë që mendojnë se historia nis e sos me ta, sepse mjerisht po jetojmë  në “Një kohë të zhgërryer, keq nga nihilistët, ku llumi i llumit janë ish-komunistët! (Duka), po jetojmë në mesin e  atyre që për  Enverin, për të cilin dikur jepnin jetën, sot flasin fjalët më të pista…!
Poezia e Arben Dukës, kryesisht ajo humoristike e satirike, manifestohet me humor të shëndoshë, shërues, anti-depresiv. Ajo ta heq bezdinë dhe stresin që të kap kur dashur pa dashur, duke kërkuar diçka në internet, has në shkarravinat e horrllëqet e sojeve mediokre, apo
ngatërrohesh në ekranin e televizorit me ndonjë surrat të tillë. Poeti i ka vënë detyrë vetes, që përmes poezisë të komentojë, të analizojë e të mbrojë të kaluarën me vlerat e saj, përditshmërinë, të polemizojë, t’u përgjigjet të gjitha sfidave dhe të sfidojë mediokrit, profanët, arrogantët, nihilisëtët e rrahagjoksët, lëpirësit e  pështymave, servilët e të gjitha sojeve,
palo-burrat e palo-krijuesit, kameleonët kokërruar, trabantët e matrapazët dhe tërë një rreth dantesk të ligësive e babëzive njerëzore.  Dhe, çuditërisht, në çdo dyluftim me të tillët, ka korrur
dhe korr fitore, sepse duke ballafaquar faktet, realitetet, ai nxjerr në shesh dhe godet pa mëshirë fudullëkun, kotësinë e shpirtit të vogël e pagan, që bën përpjekje të imponohet, që përpiqet të duket, të uzurpojë gjithçka mundet, mbi kurriz të cilit do që i del para.

Krejt krijimtaria poetike e Arben Dukës është në shërbim të së mirës, historisë, drejtësisë, realitetit e njerëzores. Si e tillë, është njëlloj bari qetësues që të ul tensionin, të disponon, të heq streset e ditës dhe të bën të ndihesh mirë. Thjeshtë, ajo është një poezi terapi.
Arben Duka ka gjetur mënyrën më të mirë të mundshme të komunikimit me vetveten dhe me gjithë të tjerët, sepse mali nuk shtyhet me gjoks, por është gjoksi ai që i vihet malit për të qëndruar, për t’u mbajtur në të, dhe për të marrë nga ai, atë që të takon. Ai është tejet i
vetëdijshëm se një kokërr gruri nuk e mbush hambarin e zbrazur, por ndihmon kokrrat e tjera për ta mbushur, meqë gurë-gurë bëhet mur. Është poeti njeri që ka shumë besim në vete dhe ai besim perceptohet me një realizëm të kulluar, bindës, argumentues e faktues.
Barra, që ka ngarkuar poeti mbi supet e veta për ta mbrojtur të vërtetën, nuk është punë Sizifi, por është punë ndërgjegje e burrërie, është sikur ajo diga, e cila mban ujin dhe e lëshon me masë, për të mos u çarë ajo. Ai nuk i thotë dot të zezës e bardhë, për hir të një përfitimi apo
favori, sikundër bëjnë shumë nga  soji i deledashëve, i hipokritëve dhe zvarranikëve. Me poezinë e tij, ai vë përpara gjithë Adhamudhët, si dikur Çajupi i madh; godet bajlozin Jan-xhan-gjon-ivan, sikur bënte dikur e në një kohë, Ismail Kadare; godet kukudhët e lubitë sikundër Noli dikur në kohën e tij; godet rriçnat e ndytë, sallahanët e shakllabanët sikundër i fshikullonte Gjergj Fishta; nxjerr lakuriq  në shesh, sojin e zvarranikëve të lindorit shqiptarë të motos: “Haja qenit pija qenit, tash i bimë karadyzenit”, të cilin e kishte tipizuar me të gjitha veset e ligësitë, Kristë Maloku.
Vargu i këtij poeti është shumë i latuar, i konfiguruar metrikisht, i pasur me ritmikë, tingëllimë, rimë të dyzuar, i pasur me figura stilistike, mbi të gjitha varg i thurur me mjeshtëri, jo varg për hir të vargut, për lojë e qëndisje fjalësh, por varg në shërbim të idesë, kuptimit, kumtit, motivit…
Arben Duka sot është poeti më i lexuar dhe më i komentuar ndër shqiptarë.  Këtë nuk guxon askush ta mohojë. Ai, me stilin dhe talentin e tij ka arritur ta mbrojë dhe po e mbron me dinjitet të drejtën e të vërtetën, të njerëzishmen e të dobishmen, të mirën e të shëndoshën, të arsyeshmen e të devotshmen, ai po e mbron me sukses dhe me shembullin më të tipizuar artin e fjalës së lirë dhe përgjithësisht atë pjesë të letërsisë sonë të shëndoshë
kombëtare.

Prishtinë, shkurt 2016

* Shkrimtar, analist & gazetar, drejtor i “Radio Kosova e Lirë”, Prishtinë

Ahmet Qeriqi February 29, 2016 20:39
Komento

12 Komente

  1. Arber Iliri February 29, 23:28

    Duka eshte nje poet i zakonshem, me dashuri per komunzmin pak, por njeri i mire ne thelb.Per mua eshte i pranueshem dhe i lexoj vargjet e tij te thjeshta.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA March 1, 07:43

      Jo zotri, Duka eshte nje Poet i mrekullueshem ne stilin e vet!
      Arben Duka nuk do komunizmin,
      POR DO SHQIPERINE DHE I BEHET ZEMRA VRER ,
      KUR SHIKON QE NJE REND I PRETENDUAR SI DEMOKRACI,
      JO VETEM QE NUK PO E TEJALON ZHVILLIMIN EKONOMIKO SHOQEROR TE PARANËNTËDHJETËS,
      Por po e kthen Shqiperine ne nje Koloni,
      ne nje Republike bananesh,
      më të përçarë se kurrë ,
      ku Atdheu yne i begatë në potenciale,
      eshte braktisur dhe po braktiset nga gjysma e Popullsise!
      Ështe nje tragjedi e cila nuk ka shpirt Poeti te Vertete qe nuk e trondit.
      Duka eshte i dashur dhe i respektuar nga shqiptaret me shume se çdo Poet tjeter, nga keta qe shohim sot te botojne…
      Sa per Artin e Fjales poetike te Dukes, nuk mjafton nje koment i thjeshte, apo nje shkrim …
      Noten atij ja vendosin vet shqiptaret ,
      jo vetem brenda Shqiperise ,
      por kudo ku i ka hedhur Era, në te 5 Kontinentet…!

      Reply to this comment
    • Denada March 3, 15:17

      Arben Duka nuk eshte poet i zakonshem , eshte nje nga me te talentuarit! Shume koment i thate. Mos shkruaj fare kur nuk ke cfare te shkruash. E clidhje ka politika ketu?

      Reply to this comment
  2. N.VJOSA March 1, 07:44

    Jo zotri,
    Duka eshte nje Poet i mrekullueshem ne stilin e vet!
    Arben Duka nuk do komunizmin,
    POR DO SHQIPERINE DHE I BEHET ZEMRA VRER ,
    KUR SHIKON QE NJE REND I PRETENDUAR SI DEMOKRACI,
    JO VETEM QE NUK PO E TEJALON ZHVILLIMIN EKONOMIKO SHOQEROR TE PARANËNTËDHJETËS,
    Por po e kthen Shqiperine ne nje Koloni,
    ne nje Republike bananesh,
    më të përçarë se kurrë ,
    ku Atdheu yne i begatë në potenciale,
    eshte braktisur dhe po braktiset nga gjysma e Popullsise!
    Ështe nje tragjedi e cila nuk ka shpirt Poeti te Vertete qe nuk e trondit.
    Duka eshte i dashur dhe i respektuar nga shqiptaret me shume se çdo Poet tjeter, nga keta qe shohim sot te botojne…
    Sa per Artin e Fjales poetike te Dukes, nuk mjafton nje koment i thjeshte, apo nje shkrim …
    Noten atij ja vendosin vet shqiptaret ,
    jo vetem brenda Shqiperise ,
    por kudo ku i ka hedhur Era, në te 5 Kontinentet…!

    Reply to this comment
  3. Mark uk March 1, 08:40

    Arben Duka vertet eshte poet i zoti po eshte poetaruc partiak.90% te poezive i ben per apoziten duke tregue urrejtjen ndaj apozites.Tani qe shoket e idealeve jan ne pushtet ndoshta e kan punesuar sic ishte dikur si fuks qe populli u thoshte me perbuzje.

    Reply to this comment
    • Denada March 3, 15:19

      Aspak e vertete! Nje koment shume injorant! Arben Duka eshte idealist dhe asnjehere nuk ka lepire asnje per ndere ose pozite. Mbylle gojen

      Reply to this comment
  4. N. VJOSA March 1, 14:09

    Kurr nuk duhen kursyer fjalet e mira per nje Poet qe i fal njerzve shpirtin e tij…
    Ne kete kuptim,
    Arben Duka eshte
    B I L B I L
    i Viseve te mija, si ky qe kendon me mijera melodi…:
    https://www.youtube.com/watch?v=xsqr2RJ-bgo

    Reply to this comment
  5. Niko Jani March 1, 18:19

    Mesazhi juaj..Do të isha shumë dakord se A.Duka është njeri me integritet dhe personalitet.Nuk besoj se në vargjet e tij ka ndonjë vlerë të lartë artistike.Vargëzimi i tij është i thjeshtë dhe u vjen për osh herë njerës e herë tjetër palë.Problemi është se A.D.e kalon masën me vjersha që do t’i konsideroja më tepër bejte moderne.

    Reply to this comment
    • Denada March 3, 15:27

      Niko kur te kesh 40 vite krimtari dhe mbi 30 libra behu kritik ok? Arben Duka vleresohet nga qindra mijera admirues dhe eshte talent. Vargezimi i tij eshte shume i veshtire per tu krijuar dhe jo shume poet mund ta realizojne.Ke bere nje koment bosh! Kot fare

      Reply to this comment
  6. iliri tjeter March 1, 19:03

    Arben Duka eshte i mrekullueshem si shkrues parodish dhe bejtesh. Keto jane shume ndryshe dhe shume me pak se poezija.
    Arben Duka duhet lavderuar per sasine teper te madhe dhe si asnje tjeter ne kete lloj krijimtarie tashme te kaluar kohe.

    Reply to this comment
  7. ilirjan March 1, 22:10

    Gjej rastin te pershendes poetin e talentuar Arben Duka!
    Faleminderit per kenaqsine dhe optimizmin qe keni percjelle nepermjet te vargjeve tuaja!
    Labova ka lindur nje Arben Duka.
    Gjirokastra ka te drejte te krenohet me Ju.
    Shqiperia dhe kenga shqiptare kane ne thellesi te shpirtit te tyre vargjet e bukura, shpirtin e te thjeshtit te talentuar: Arben Duka.

    Reply to this comment
  8. tiku August 21, 11:45

    Gjepura..arben duka eshte një poet i zakonshëm!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*