Rregullat e lojës janë të njëjtat për të gjithë, për maxhorancën dhe SHQUPIN e bashkuar

August 1, 2020 12:13

Rregullat e lojës janë të njëjtat për të gjithë, për maxhorancën dhe SHQUPIN e bashkuar

Nëse do shohim ndryshimet kushtetuese,
dhe mënyrën si Kuvendi ka votuar,
nëse do votohej shkarkimi i Metës,
ai me siguri do qe shkarkuar!

Po Rama bëri tërheqje taktike,
se shkarkimi i Presidentit s’është shaka,
se bashkë me ndryshimet e djeshme,
do hapte dy probleme të mëdha!

Edhe pse në shkelje të Kushtetutës,
Meta është e vetmja opozitë e vërtetë,
dhe me qenien e tij President,
maxhoranca asgjë nuk humbet!

Dhe pse Meta bën deklarata të egra,
me varje dhe me vdekje kërcënon,
pushtetin pa kufi të Edi Ramës,
as një fije floku s’e cenon!

Për ndryshimet Meta bëri lojëra fjalësh,
pastaj shpatën e mori zëdhënës Blushi,
që në formulimin e deklaratave,
ka pjekuri prej karabushi!

Blushi është thjesht një zëdhënës,
absolutisht jo një shtetar i lartë,
por tani i ikur nga mëndja,
i drejtohet Ramës si i barabartë!

Tjetër gjë kur flet Presidenti,
kur pelerinën e politesës flak,
po nuk mund t’i thotë Ramës: “Këlysh”,
zëdhënësi i Metës – një çirak!

Tani ndryshimet janë një fakt i bërë,
por dot opozitën rrugore s’e kuptoj,
kur në zgjedhje të tërë e të tërë,
i kanë kushtet po njëlloj!

Përse janë kaq të revoltuar,
do dali ndonjë e më bind,
kur Luli me Petrit Vasilin,
kanë mbështetje 85 për qind!

Këtyre fitimtarëve ç’u ka ndodhur,
që Ramën e shajnë tej për tej,
kur Edi Rama qenka një kalë i lodhur,
i paaftë të shkojë në betejë!

Opozita e vetme parlamentare,
njihet me kohë nga gjithë bota,
ishte ajo që për ndryshimet,
hodhi në kuti mbi 30 vota!

Sharje pa fund do dëgjojmë,
SHQUPI lumenj do derdhi prej gojës,
po kjo është gjithmonë qasja e tyre,
dhe pse njëlloj për të gjithë janë rregullat e lojës!

A.DUKA

August 1, 2020 12:13
Komento

9 Komente

  1. Gezimi August 1, 12:31

    Shoku Arben Duka! Sot Edi Ramen driten tende te syve e ka lene mamaja. Qofshi vete e tju rrojne miqte (Spartak Braho me shoke)

    Reply to this comment
  2. Lul kastraveci pa fara August 1, 12:37

    Luljeta bimbashit i doli borxhit edi rama:ti kryeminister,une president,por luljeta si i ndershem qe eshte nuk pranoi se kishte edhe hallin e munikes….
    85% e shqiptareve votojne per lulmoniken,atehere pse kane frike..
    Sado te vjedhi edi,nuk vjedh dot me shume se 10%,prape luli saliut eshte ne fitore…
    Mos llogarite jane si 7×7=42
    Sali ku e gjete kete karagjoz

    Reply to this comment
  3. Berati August 1, 12:44

    Po mor kapterr i Rames. Njelloj jane. Po ne 2013 nuk ishin njelloj? A nuk ishte Rama qe e beri kete kod? Apo atehere ishte i drejte kurse tani jo. Berisha ne 2008 i tha bejeni ju dhe me bese e firmosi. A ka bese Rama? Tani qenka e padrejte qe votat e opozites ti marre opozita . E drejte per ju eshte qe votat e partive te vogla ti marre Rama. Opozita do te fitoje dhe do te jeni ju pastaj qe do kerkoni prape koalicionet .

    Reply to this comment
  4. lom deliu August 1, 12:55

    O Ben laboviti…
    rregullat e lojës janë të njejta kur janë në pozita të njëjta dhe jo njëri kaluar e tjetri në këmbë, njëri aga e tjetri katundar…
    opozita dhe pozita nuk kanë të njëjtat kushte.
    me sa di unë labovitaët e dinë mirë këtë

    Reply to this comment
  5. alphade August 1, 18:52

    Komenti..,……

    Reply to this comment
  6. Mark .UK August 1, 22:52

    Thuaj apozita he te shker …shqupistat cfar te permban pragu more fuks I deges.

    Reply to this comment
  7. info analitike August 2, 21:03

    Kur lexon bejtexhiun dhe brockullat qe shkruan te lind ne menyre spontane pyetja: “a ka limit budallalleku tek njerez si ky”

    Reply to this comment
  8. Albani August 3, 02:35

    O Beatrix,
    JE NJERI PA PERSONALITET!
    Dhe a e di PSE?
    Ti ngryseshe dhe gdhiheshe ne Shtepine Qendrore te Ushterise Popullore dhe ndiheshe krenar dhe i priviviligjuar, kur ne te tjeteve na ndalohej hyrja.
    Tani, kryetari yt, Rama, e perdor ne menyre ofenduese emrin e SHtepise Qendrore te Ushterise, Popullore ose shkurt SHQUP.
    A nuk ndihesh dhe ti I ofendusr dhe I poshteruar kur e perdor Rama dhe akoma me shume duhet te ndjehesh i
    Poshteruar, kur poshteron veten me perdorimin e fjales SHQUP

    Reply to this comment
  9. anticensurë25642654 August 3, 11:47

    o dukë
    as për të shkruar nuk po shkruan dot??
    duket që ke filluar të bësh bejte për pazar!!
    ato që dalin nga shpirti,janë, të paktën,të thurrura mirë!!
    ato që janë me pagesë!?
    shkruhen tregim me vargje!!
    pa rimë e pa vrimë!!
    eh sa po e ul veten o dukë!!
    ishe DUKË e tashti nuk dukesh fare!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim