Arben Frroku do kërkojë dëmshpërblim. Shteti duhet t’i paguajë 1.95 mln lekë për 13 muaj burg

April 3, 2015 19:00

Arben Frroku do kërkojë dëmshpërblim. Shteti duhet t’i paguajë 1.95 mln lekë për 13 muaj burg

Dhënia e pafajësisë për Arben Frrokut do të rëndojë shtrenjtë në arkën e shtetit. Pasi la qelinë pasditen e së premtes, avokatët e tij po mendojnë që të padisin shtetit dhe të kërkojnë dëmshpërblim për çdo ditë burgu të bërë.

Një fakt i tillë është paralajmëruar nga avokati, sipas të cilit klienti i tij nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen e komisar Dritan Lamaj për të cilën u akuzua.

“Gjatë seancave gjyqësore u provuar se Arben Frroku nuk kishte lidhje dhe në momentin që ndodhi vrasja ai ishte në Selanik. Jemi të kënaqur me këtë vendim dhe nga ana tjetër Prokuroria me argumente që nuk qëndrojnë, që të jetë objektivisht edhe në Tiranë edhe në Selanik nuk mund të kishte kryer vrasjen. I ndjeri ka pasur lidhje edhe me shumë persona të tjerë dhe Prokuroria duhet të kishte hetuar edhe në pista të tjera. Jam shumë i kënaqur për Arben Frrokun dhe për vuajtjet që ka kaluar. Besoj që patjetër do ta orientojmë në këtë drejtim për të kërkuar dëmshpërblim”, shprehet për mediat avokati.

Por sa është shuma që mund të përfitojë Arben Frroku nga buxheti I shtetit që mbushet nga taksapaguesit?!

Janë gjithsej 13 muaj burg që ka bërë Arben Frroku i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.

Nëse ditët që ai ka qëndruar brenda qelisë do të shumëzohen me 5 mijë lekë, atëherë del se shteti i detyrohet rreth 1.95 milionë lekë.

 

 

 

 

April 3, 2015 19:00
Komento

5 Komente

  1. Ajaxs April 3, 20:04

    O avokat mos u gezo para kohe , Dardha e ka bishtin prapa. Arbeni do arrestohet prape me te vllane per llogari te Prokurorise BELGE. Do japin llogari te dy vllezerit per vrasjen e bere. Ti perfito nje dore paresh tani .

    Reply to this comment
    • tani.deutschland April 3, 22:49

      Ky Beni edhe mund te arrestohet prape per ceshtjen belge por gjithesesi ai per ceshtjen Lamaj doli i pafajshem?! Dhe kjo eshte me e rendesishmja.

      MAFJE SHQIPTARE.

      APO KA NDONJE PERKUFIZIM TJETER PER KETE HISTORI ?

      Reply to this comment
  2. Bertoja Shkodër April 3, 20:28

    Jo vetëm me e dëmshpërbly por duhet ta bëjmë edhe deputet,duhet t’ia ndreqim imazhin e dëmtuar rëndë këtij biznesmeni të fuqishëm në tregtinë e miellit dhe të mishit.
    Në të njëjtën kohë duhet të shkarkohen Prokurorët e çështjes e të ngrihen në detyrë Gjyqtarët që treguan se janë më të aftë se Avokatët mbrojtës.

    Pak serozitet.
    I ndjeri Komisar mbante uniformën e Shtetit tonë i cili përveç humbjes fizike të nëpunësit të tij sot u rrëzua për herë të dytë nga ata që duhet të japin drejtësi në emër të Tij.

    Reply to this comment
  3. andromeda April 3, 22:47

    E tmerrëshme në çfarë antishtet jetojmë. Po na bëjnë t’ia mbathim nga sytë këmbët. Gjykatësit banditë të epokës berishiane përfitojnë para me anë të dredhive ligjore, duke e nxjerrë pas një viti e ca në burg të pafajshëm Frrokun dhe ne taksapaguesit duhet të paguajmë për këtë idiotësi.

    Reply to this comment
  4. Popull April 3, 23:32

    Nuk eshte fakt bindes se ishte ne selanik. Nuk eshte cudi qe Arben Froku te kete dale nga SHQIPERIA per SELANIK disa dite para vrasjes, nga DOGANA. Ka hyre nga GARDHI per Shqipari, vrau Lamajn dhe doli po nga GARDHI per te rihyre nga DOGANA ne intenerarin SELANIK-SHQIPERI!!!!!

    FROKET NUK E KISHIN PER HERE TE PARE KETE MARIFET. TE GJEJTEN STRATEGJI KANE NDJEKUR EDHE NE BELGJIKE. VRASIN ME THIKE ( DHE JO ME ARME) PERDORIN EMRA TE TREFISHTE, DALIN NE DOGANA DHE JRIHYJNE PERSERI. A NUK ESHTE EDHE MARKU QE PRTETENDON SENUK KA QENE NE BELGJIKE KUR U KRYE VRASJA E ALEKSANDRIT? PO SI TJA BEJME HALLIT TE KUVENDIT TE BABALLAREVE.

    RURP PER KETE SHTETE DHE KETA GJYQTARE QE JAN ME MAFJOZEVE SE MAFJOZET.
    JAZEK JU QOFTE. TURP EDHE PER RAMEN QE BEN TE TILLA PAKTE ME SALEN?????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*