Arben Frroku i dënuar edhe më parë, përvetësoi pasurinë e shtetit në 1991-shin

December 16, 2015 18:29

Arben Frroku i dënuar edhe më parë, përvetësoi pasurinë e shtetit në 1991-shin

Zëvendësimi i mandatit të Mark Frrokut ka investuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të shqyrtuar mundësinë e përfitimit të mandatit nga i vëllai, Arben Frroku.

Si rregull, mandati duhet t’i kalojë personit që vjen pas tij në listën e kandidatëve të PDK­së, i cili është i vëllai, Arben Frroku. Mirëpo ky i fundit, është dënuar nga Gjykata e Apelit me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit të Policisë, Dritan Lamaj.

KQZ-­ja ka kërkuar informacion nga ministria e Drejtësisë për të gjithë kandidatët e tjerë në listën e PDK-­së. Dhe nga kjo kërkesë është zbuluar edhe një dënim i mëparshëm i Arben Frrokut, që daton më 27 shkurt të vitit 1991. Arben Frroku në atë kohë, është shpallur fajtor nga Gjykata e Lezhës për përvetësimin e pasurisë socialiste në bashkëpunim, në shumën 900 lekë. Gjykata e dënua me 6 muaj riedukim përmes punës së detyruar por me ndalimin e 1/5 së pagës.

“Në bazë të vendimit nr.10 datë 27.02.1991, Gjykata e Lezhës ka deklaruar fajtor për veprën penale të përvetësimit të pasurisë socialiste në bashkëpunim në shumën 900 lekë në bazë të nenit 63, 31/ B,31/2 të Kodi Penal Dënohet me 6 muaj riedukim nëpërmjet punës me ndalimin e 1/5 e pagës”, shkruan vendimi.

December 16, 2015 18:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim