Arben Imami: Nuk gjetem përkrahje në PD kur dolëm kundër, Basha duhej të shkarkohej…

December 9, 2017 18:24

Arben Imami: Nuk gjetem përkrahje në PD kur dolëm kundër, Basha duhej të shkarkohej…

Ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Imami ka qenë i ftuar në emisionin Kjo javë të Nisida Tufës, në News 24, ka folur për Partinë Demokratike. Ai thotë se Basha ka shkelur rëndë statutin dhe duhej të shkarkohej, por ai është votuar nga disa anëtar dhe partia ka nevojë sot për një kryetar. Më tej ai tha se mbështet krijimin e statutit të ri të partisë.

Pjesë nga biseda

Partia Demokratike nuk ka pasur një funksionim më të plotë. Por kush thotë që nuk ka pasur mbledhje të forumeve, të këshillit etj, gënjejnë.

Bashën e keni quajtur humbës, si e shihni tani?

Unë e kam thënë rregullisht këtë gjë. Unë jam së bashku me Topallin dhe kemi thënë që Basha duhet të largohet nga partia. Pas shkeljes së statutit ne mëndur që ai duhet të largohej. Nuk gjetëm përkrahje nga ana e anëtarëve të PD, por as nga Basha nuk pati ndonjë sinjal.

Do merrni hapa të tjera?

Basha dhe pas zgjedhjeve nuk reflekton, Unë e mbështes një lëvizje që të ketë rizgjedhje. Duhet tre kishte ndodhur shumë herët. Opozita nuk mund të qëndroje pa një kryetar. Nuk mund të bëhen zgjedhje të reja nëse nuk do ketë statut të ri, pasi ka shumë vakuume tek statuti që është tani.

December 9, 2017 18:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*