Arben Kraja kërkon përforcime në SPAK: Të komandohen Prençi dhe Mara

December 26, 2019 11:40

Arben Kraja kërkon përforcime në SPAK: Të komandohen Prençi dhe Mara

Pas konstituimit të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, vjen edhe kërkesa e parë e kryeprokurorit Arben Kraja.

Sipas gazetës “Si”  Arben Kraja ka dorëzuar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë një shkresë përmes së cilës kërkon përforcime për Prokurorinë Anti-korrupsion.

Kryeprokurori Kraja iu kerkon anëtarëve të KLP-së që të komandojnë si prokurorë të posaçëm të SPAK, Dritan Prençin dhe Vladimir Marën, të cilët janë konfirmuar në detyrë gjatë procesit të Vetting-ut.

Por, dy prokurorët Mara dhe Prençi nuk u listuan gjatë garës për në SPAK si prokurorë të posaçëm, pasi nuk morën pikët e duhura. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka tetë prokurorë, përfshi edhe kryeprokurorin Kraja.

Me sa thuhet jozyrtarisht, shkak për këtë kërkesë drejt KLP-së duhet të jetë bërë edhe volumi i dosjeve që dy ish-prokurorët e Krimeve të Rënda kanë nën proces hetimor dhe në rast se ato kalojnë te prokurorë të tjerë të SPAK, do të duhej kohë e konsiderueshme derisa prokurorët e rinj të njihen me aktet dhe fashikujt.

Kjo kërkesë nuk është futur ende në rendin e ditës të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që në orën 12.00 ka njoftuar mbledhjen e radhës. Në agjendën e mbledhjes, me sa duket, e fundit për 2019 janë përfshirë 13 pika. Mes tyre miratim të projekt-akteve për caktimin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë Kukës, Elbasan, Fier, Lushnjë, si edhe caktime të tjera prokurorësh në Durrës dhe Pukë.

Sikurse mësohet jozyrtarisht, kjo kërkesë e kryeprokurorit Kraja do të merret në shqyrtim në fillim të vitit 2020, ndërkohë që nëse KLP miraton “lutjen” e kryeprokurorit të posaçëm, atëherë numri i prokurorëve anti-korrupsion shkon në dhjetë.

Megjithatë, pavarësisht kësaj përpjekjeje për të deleguar prokurorë të posaçëm për çështje konkrete, sërish SPAK mbetet ende i paplotësuar, pasi vetë KLP ka vendosur si kufi përbërjen e prokurorisë anti-korrupsion me një trupë prokurorësh prej 15 vetash. Nga ana tjetër, sfida e parë e SPAK nuk do të jetë aspak hetimi sesa krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të cilin duhen sërish muaj.

 

o.j/dita

December 26, 2019 11:40
Komento

3 Komente

  1. ARNAUTO-OSMAN December 26, 12:50

    Kercet zoora e thate, kercet edhe dajaku.

    Reply to this comment
  2. Krau Kriu December 26, 13:39

    Keta te dy KLP i skualifikoje se nuk permbushnin kriteret per te qene pjese e SPAK, ky i zgjuari tani do ti komandoj, a thu ti se ska prokurore te tjere.

    Reply to this comment
  3. Merre me long... December 26, 13:58

    … ose qe t’i biem shkurt muhabetit: Pirdh o gjyshe se lirohesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim