Arben Malaj: Ben Blushi është “viktimë” e vetvetes

May 26, 2015 08:32

Arben Malaj: Ben Blushi është “viktimë” e vetvetes

Arben Malaj ka komentuar lëvizjet e fundit të Ben Blushit dhe deklaratën e tij, se e braktisi Lëvizjen për Mendim Ndryshe pas zgjedhjeve të 2009-s, me argumentin se nuk dontë të forconte Sali Berishën.

Sipas Malajt, këto janë alibi.

Ai thotë se Blushi është viktimë e vetvetes.

Populli i mençur thotë se ‘Koha është gjykatësi më i mirë’.

Opinioni publik ka forcën e analizave shumë më të fortë se një individ, sepse nuk angazhohet në bazë të interesave apo përfitimeve të pritshme personale.

Edhe në përgjigje të pyetjes suaj specifike, parapëlqej t’ju përgjigjem me parimin që më inspiron gjithmonë, atë të pjesës plot të gotës së çdo sfide jo personale.

Alibitë me abuzimet se kujt i shërbente apo i shërben një mendim, një lëvizje apo një debat publik, i përket gjysmës bosh.

Gjysmës së shpresë të derdhur për arsye të paarsyeshme, që vetëm ata që e hodhën poshtë mund ta dinë më mirë dhe ta sqarojnë më sinqerisht se kushdo tjetër.

Kjo ndodh jo rrallë, kur individë të ndryshëm bien “viktima” edhe të vetvetes”, thotë Malaj për Panorama.

Ai ndërkohë ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria, por thotë se ato kanë prodhuar edhe kosto sociale.

May 26, 2015 08:32
Komento

9 Komente

  1. Elisi May 26, 08:50

    Blushi nje lapanjoz,i paafte te beje asgje vetem per te shitur mender pordhe,vdiq per nje cike Kryetar Partie por qe nuk do behet kurre, nuk e meriton kurrsesi,nje grindavec I pandreqshem.

    Reply to this comment
  2. Doneta May 26, 08:53

    Beni nje mender politikan,nje sherraxhi I neveritshem,llapaqen me keq se Sali Krimineli,qe nuk I merr askush me serozisht.

    Reply to this comment
  3. Frroku May 26, 09:04

    Bravo Malaj. Keta akrobate te tipit Blushi iu duhet rrefyes vendi se boll pa na cajne trapin.

    Reply to this comment
  4. shpatar May 26, 09:29

    Mos kemi te bejme me ndonje taktike te grupit :Na bashkoje Nano xhongleri !!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  5. mali May 26, 09:53

    Beni nuk la gur pa levizur qe te sabotonte Ramen ne zgjedhjet e 2011 dhe 2013.
    Mbasi deshtoi , i kerkoi falje”babit” dhe i premtoi qe do ta shlyente gabimin me pune, perpjekje …
    Beno leri intrigat politike, trego cfare ka thene gabim Blushi dhe pastaj te besojme.

    Cdo kush qe perfshihety ne politike aq me shume shqiptare eshte ne njefare menyre nje lloj zorzopi, per kete askush nuk ka ndonje dyshim.
    Perse mos i shfrytezoj Blushi ( aq me shume kur thote nje te vertete si drita e diellit) nderkohe qe zorzopet e tjere te politikes mashtrojne dhe genjejne hapur?

    Te fala Nanos Ndoshta ti do qe ne PS te jene vetem deficente ne menyre qe ajo te degradoje sa me shpejt.

    Reply to this comment
  6. Hasani May 26, 10:30

    Merni nga një brisk dhe pastrojani Blushit lart e poshtë dhe poshtë e lart se për këtë punë e për asgjë tjetêr nuk jini ju Militantët. Ju s’kini sy ta shikoni që e majta po ecën cdo minutë vetëm djathtas. Ju jini gjithnjë koka,syri,veshi, mendja,mavija,kartpiceta dhe brisku i kryetarit. Jozi e ka leshin poshtë, ju e kini në tru? Ndërsa Malaj përsiat filozofi që as vetë nuk i kupton,thjesht bën kopilin e penduar! Po e përsërit disa herë që pendesën e tij ta kuptojë Ramua i çiliminjve qeveritarë dhe malajn ta marë. Mere Rama filozofikun ekonomik të të bojatisë shtëpinë me gjethe dhe të jetë ministër i ishullit të Osumit në Berat?

    Reply to this comment
    • Rryma të forta May 26, 10:38

      Era e ideve realiste të. Blushit aq e pranishme në mjediset intelektuale të vendit shumë shpejt do të fryjë e fuqishme dhe Militantët do të kenë vajtur në krahun e Blushit për të menduar e vepruar sipas kokës së tij,në mungesë të kokës së tyre. Bravo Hasan!

      Reply to this comment
  7. Arben May 26, 11:48

    Pershendetje,
    kjo eshte nje permbledhje e pergjigjeve per pyetjet ne intervisten sot ne gazeten Panorama
    Ju falenderoj,
    Arbeni
    Pozitiviteti im në angazhimet&konkurimet politike dhe publike, ka të bej me faktin se pelqej të shikoj/analizoj gjysmën e gotës plotë sepse ajo inpiron të angazhohesh për ta mbushur pjesën e mbetur bosh.
    Ndërsa fokusimi tek pjesa bosh shpesh ushqen tensionimet jo vetëm politike, cka në rastin më të mirë rrezikon ta derdh gjysmën plotë dhe në rastin më të keq të thyhet gota, duke e nisur shpesh herë nga e para, e cila është gjithnjë më e veshtirë kur e gjithe gota është bosh.
    1. Mbrojtja e individeve dhe familjeve te varfera.
    Mos funksionimi i skemës së pagesave për familjet e varfëra e bëri më të rëndë jetën e tyre. Të mos harrojmë që ndërsa cdo kompesim që nuk mbriti tek të varfërit në buxhetin e shtetit rezulton ”kursim”, tek individët dhe familjet e varfëra rezulton varfëri e rritur.
    2. Debati per borxhet e reja.
    Aftesia shlyerëse e borxheve aktuale i cili ë është mbi 70% i PBB-së do të kushtëzohet nga ritmet e rritjes së ekonomisë, nga rritja e eksporteve dhe manaxhimi sa më i mire i financave publike si në krahun e të ardhurave edhe të shpenzimeve, sa sa nga borxhet e reja.
    3. Bashkepunimi me FMN dhe IFN
    Ajo këshillon uljen e shpenzimeve operative jo efektive, uljen e subvencionve, mos rritjen e pa argumentuar të pagave dhe pensioneve, por keshillon dhe mbështet rritjen e investimeve publike. Propozimet për rritje të pagave, pensioneve dhe mbrojtjes sociale pa rritjen e produktivitetit të ekonomisë dhe nëpërmjet rritjes së borxhit, do të ishte importim me cmim te lartë i modelit Siriza në ekonominë e vendit tonë.
    4. Zgjedhjet vendore.a. Do të ishte në të mirë jo vetëm të kredibilitetit publik të kandidatëve, jo vetëm të partive politike por sidomos për të gjithë shqiptarët që zgjedhjet lokale të ishin në cdo aspekt të tyre sa më lokale.
    b. Sa më pak angazhim të kryetarëve të partive politike, sa me pak konkurim me politika dhe projekte të qeverisë qëndrore, sa më pak angazhime nga strukturat politike, administratës dhe biznesit nga qëndra.
    c. Kryetarët e rinj të bashkive duhet të konkurojnë me vizionin, idetë, politikat, projektet e tyre dhe me fondet nga burimet drejtëpërdrejta te bashkive, fondet nga taksatdhe tarifat vendore, kreditë, donacionet dhe bashkëpunimi me komunitetin.
    5. Modernizimi partive politike parakusht per modernizmin e qeverisjes se vendit.
    a.Cdo angazhim real, i sinqertë dhe i përkushtuar për atë se cfarë PS mund të bej më mirë si forcë politike dhe si forca kryesore qeverisëse e vendit tonë duhet të jetë pozitiv.
    b. Alibite me abuzimet se kujt i shërbente apo i sherben një mendim, një levizje apo një debat publik, i përketë gjysmës bosh, Gjysmës së shpresës të derdhur për arsye të paarsyeshme.
    6.Ballkani dhe sfidat e tij
    Prezenca jo vetëm ekonomike e Turqisë tenton të rritet ndjeshëm në Ballkan. Por rritja dhe sidomos impakti i saj kushtëzohen nga standartet e demokracisë brënda Turqisë dhe nga respektimi i parimeve themelore nderkombëtare në bashkëpunimin me vendet e tjera

    Reply to this comment
  8. alb May 26, 16:22

    na çat trapin me Ben Blushin, dhe me Tome Doshin o gazetar behuni serioz me artikuj serioz boll u moret me keta lloj horrash qe kane llogari miliardare neper banka dhe dalin e bejn sikur i qajne hallin popullit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*