Si do zgjidhet Guvernatori i ri?

Kopertina & Arben Malaj (INTERVISTË) September 11, 2014 18:18

Si do zgjidhet Guvernatori i ri?

A do dënohet ish-guvernatori Fullani?Ka shumë pak gjasa që kjo të ndodhë, akuza ndaj tij është shumë e përgjithshme dhe me mjaft hapësira. Por ndërkohë, arrestimi e largoi atë nga detyra dhe do duhet të zgjidhet një guvernator i ri. Pyetja e famshme “Kush e trimëroi kaq papritur Prokurorinë?” vazhdon të mbetet pa një përgjigje të faktuar, por ajo që kemi deri tani është e qartë: u hoq një guvernator që kishte nisur të bashkëpunonte me mazhorancën e re dhe vendin ia ka zënë një person shumë i afërm me familjen Berisha.

Vetë Fullani është shprehur se “ndihet i prerë në besë”. Nga kush? Kush ia premtoi mbrojtjen? Sigurisht që mbrojtje mund të të premtojë ai që kontrollon mjetin e sulmit. Kush e kontrollon sot Prokurorinë? Dhe paralel me këtë bën përshtypje që sulmi ndaj Fullanit u amplifikua nga e njëjta media që “zbuloi avionët me drogë të Divjakës” dhe që njihet për lidhjet e forta me liderin e PD-së. Cilatdo qofshin arsyet dhe qëllimet në prapaskenë, ajo që tashmë është e qartë, është që Banka do ketë për disa muaj një guvernatore që ka shërbyer si këshilltare e Berishës për vite me radhë, madje njihet edhe si ideatorja e Sudes.

Kush mendon se disa muaj të saj në bankë janë pak po i kujtojmë që Berishës i mjaftuan 3 muajt e tranzitimit të pushtetit për të shkaktuar dëme që do duhen mandate të tërë për t’i rikuperuar. Qëllimi ka qenë i njëjtë me tani: destabilizimi i ekonomisë së vendit si mënyra më efikase për të sabotuar qeverisjen e pas 23 qershorit. Jo më kot flet vazhdimisht për “skenarin grek”. Nuk ia arriti dot disa muaj më parë, për shkak të ndërhyrjes së FMN-së, por mund të realizojë gjithçka nëse ka në duar plotësisht levat e Bankës së Shqipërisë. A mund ta bënte me Fullanin? Me sa duket, po nuhaste që ai me tipin e tij të afrueshëm me të gjithë, nuk kishte guximin e nevojshëm për shkatërrim. Por me një si znj. Gjoni në krye të BSH, mund të bëjë shumë më tepër. Është e vërtetë që ajo konsiderohet e përkohshme, por zëvendësimi i saj mund të bëhet lehtësisht i vështirë.

Për më tepër, juristët e PS-së nuk janë dalluar ndonjëherë për zotësi juridike, sidomos kur janë përballë grackave si ato në të cilat kanë rënë shpesh kur PD ka dashur të zvarrisë procese.

 

*******

 

Guvernatori në dorën e Nishanit, por…

Guvernatori i ri Bankës së Shqipërisë do të zgjidhet një prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, i cili do të përzgjidhet nga Presidenti dhe më pas do të miratohet nga Parlamenti. Aktualisht Këshilli Mbikëqyrës ka 5 anëtarë nga nëntë që duhet të kishte, për shkak se Ardian Fullani ndodhet i arrestuar, mungon një zëvendësguvernator i dytë, i cili duhet të ishte emëruar prej shtatë vitesh dhe një anëtar tjetër nuk është zgjedhur nga Kuvendi, ndërsa Ardian Civici ka dhënë dorëheqjen vetëm dy ditë më parë. Mazhoranca tashmë duhet të plotësojë vendet vakante për katër anëtarë dhe më pas të pritet propozimi i Presidentit për guvernatorin e ri, që do të jetë një prej 9 anëtarëve të bordit. Me ndryshimet e ligjit për Bankën, në vitin 2002, guvernatori i ri i cili vjen nga nëntë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, propozohet nga Presidenti dhe më pas miratohet në Kuvend. Sipas ligjit, kreu i shtetit duhet të konsultohet me kreun e ekzekutivit për gjetjen e një emri të gjithëpranuar.

Opsionet për zgjedhjen e Guvernatorit

Në kushtet në të cilat ndodhet Banka, shpejtësia e veprimit nga institucionet që zgjedhin drejtuesit e saj duhet të jetë e madhe. Presidenti, pasi të jetë plotësuar vakuumi në Këshill, duhet të propozojë emrin e guvernatorit të ri. Por që të miratohet, duhet të ketë dhe pëlqimin e qeverisë që ka shumicë të cilësuar në Kuvend. Presidenti në variantin e parë mund të paraqesë një emër që të jetë i konsultuar më parë dhe të miratohet pa hezitim. Por Nishani mund të tregohet tekanjoz siç ka bërë me anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të propozojë një emër që s’do të merrte pëlqimin e mazhorancës. Ky opsion do ta komplikonte situatën dhe do të zgjaste vakuumin në Bankën e Shqipërisë. Disa nga anëtarët aktualë të Këshillit Mbikëqyrës janë anëtarë, ose të lidhur direkt me Partinë Demokratike. Elisabeta Gjoni, aktualisht guvernatore e komanduar, vjen si këshilltare ekonomike e Sali Berishës dhe me një miqësi familjare dhe personale me të. Mes të tjerash ajo është edhe anëtare e fondacionit për fëmijë të bashkëshortes së Sali Berishës, Liri Berishës. Dhori Kule është anëtar i Këshillit Bashkiak, nën siglën e Partisë Demokratike në Tiranë, ndërsa Petraq Milo vjen si këshilltar ekonomik i Sali Berishës, nga koha që ky ishte kryeministër i vendit. Duke pasur parasysh edhe pozitën ligjore që kanë këta anëtarë, do të ishte shumë e vështirë për ta të mbanin postin që kanë aktualisht dhe zgjedhja e një prej tyre si guvernator do të komprometonte sërish institucionin, dhe pas procesit, Banka nuk do të dilte më e pastër moralisht, siç u shpreh kryeministri.

Çfarë ndodh nëse arrestohen apo dorëhiqen të gjithë anëtarët e Këshillit?

Në rastin kur arrestohen apo dorëhiqen të gjithë anëtarët e Këshillit, situata bëhet me e komplikuar, por jo pa zgjidhje. Eksperti ligjor, Neritan Kallfa, në një prononcim të shkurtër për atë që do të ndodhë tashmë në Bankën e Shqipërisë pas arrestimit të Fullanit, thotë se ekzistojnë rregulla jo të parashikuara në ligj, as në statut, por në rregullat proceduriale për plotësimin e boshllëkut të krijuar. “Ka rregulla proceduriale të miratuara nga Këshilli, të cilat parashikojnë që në rast pamundësie të Guvernatorit të Bankës, vepron zëvendësi i parë dhe në rast pamundësie të zëvendësit të parë është zëvendësi i dytë. Ekziston edhe mundësia e alternimit të zëvendësve midis njëri-tjetrit. Në rast hipotetik, ku të tre nuk mund të ushtrojnë detyrën, ekziston edhe një alternativë tjetër ku zëvendësohet nga nëpunësi më i vjetër në moshë, në një strukturë që është e lartë në hierarkinë e Bankës së Shqipërisë. Kjo nuk është e parashikuar në ligj, as në statut, por në rregullat procedurale”, shpjegon Kallfa.

 

**********

 

Arben Malaj: Guvernatori i ri do zgjidhet një anëtar i Këshillit Mbikëqyrës

Arben Malaj, ekspert i ekonomisë, u pyet mbrëmë nga DITA për zhvillimet e fundit në Bankën e Shqipërisë. Malaj, si një prej anëtarëve të grupit të punës për ligjin për Bankën, sqaron se si zgjidhet Guvernatori i ri, dhe cili është roli i Presidentit dhe a duhet të konsultohet me mazhorancën për pasuesin e Fullanit. Malaj ka kërkuar që diskutimet për zgjedhjen e guvernatorit të ri të bëhen nga ekspertë të fushës.

Zoti Malaj, a është në dorën e Presidentit zgjedhja e Guvernatorit të ri?

Në Kushtetutë ne kishim miratuar që guvernatori zgjidhej me propozim të kryeministrit. Në vitin 2002 është bërë një ndryshim ligjor, që guvernatori propozohet nga Presidenti dhe miratohet nga Parlamenti. Ky ligj zbatohet në Bankat Qendrore të shumë vendeve. Problemi qëndron te kultura e negociimit. Liderët politikë duhet të negociojnë. Presidenti ka iniciativën për ta propozuar guvernatorin pasi të jenë zgjedhur anëtarët e bordit. Nuk ka një krizë kushtetuese për ta zgjedhur guvernatorin e BSH.

 Si anëtar i grupit të punës për bërjen e ligjit të vitit 2002 për Bankën e Shqipërisë mund të na thoni se si zgjidhet guvernatori i ri pas arrestimit dhe propozimit për shkarkim të zotit Fullani?

Sipas ligjit aktual, Këshilli Mbikëqyrës ka nëntë anëtarë të cilët pesë vijnë nga Parlamenti, tre nga ekzekutivi dhe një si propozim i Këshillit. Parlamenti tashmë duhet të çojë në Këshill tre anëtarë të rinj, ndërsa vendi i zotit Civici do të zëvendësohet nga propozimi i këshillit, pasi zoti Civici ishte një propozim i Këshillit Mbikëqyrës. Pasi të jetë plotësuar i gjithë bordi, Presidenti ka të drejtën të zgjedhë një prej tyre dhe ta propozojë në Kuvend si Guvernator. Nëse mazhoranca do ta refuzonte, do të dukej tendencioze, pasi një anëtar që është votuar një herë në Kuvend për anëtar të Këshillit, nuk mund të refuzohej si Guvernator.

A është duke e ndihmuar politika zgjedhjen e guvernatorit të ri pas ngjarjeve të fundit?

Një nga detyrat kryesore që ka Banka Qendrore në çdo vend të botës është të ruajë stabilitetin e sistemit. Politika ndjek nga afër çdo zhvillim që ndodh në Bankën Qendrore, pasi çdo zhvillim është shumë i rëndësishëm. Përgjegjshmëria për ta menaxhuar kthimin e kredibilitetit të institucionit sigurisht që kalon edhe nëpërmjet politikës. Ndoshta takimet e bëra gjatë dy ditëve të fundit janë të nevojshme dhe kanë një objektiv kryesor, në mënyrë që sistemi financiar të jetë sa më pak i ndikuar nga ato që kanë ndodhur në Bankën e Shqipërisë. Ndoshta ka pasur më shumë publicitet se në rastet e tjera. Disa takime mund të jenë edhe takime liderësh politik që nuk kanë nevojë te mediatizohen deri në këtë pikë.

Ka një ide për të pasur një guvernator të huaj, por ligji e ndalon këtë, apo jo?

E para unë mendoj që ne duhet të kemi respekt. Shqipëria ka ekspertë shumë të mirë. Ne duhet të krijojmë klasën tonë të menaxherëve dhe nuk besoj që kredibiliteti i bankës do të ndryshojë me ardhjen e një të huaji. Kredibiliteti i saj vjen me respektimin e pavarësisë ligjore, sa anëtarët e bordit do të përmirësojnë cilësinë e kuadrit ligjor, por edhe mbikëqyrës të bankave që kredia e keqe të ulet. Nuk do ta quaja të pranueshëm këtë diskutim. Nesër mund të kemi një problem me Presidentin, më pas me Kryeministrin, apo edhe me drejtues të tjerë. Një vend zhvillohet duke krijuar kapacitetet e tij deri në nivelet më të larta.

Kopertina & Arben Malaj (INTERVISTË) September 11, 2014 18:18
Komento

51 Komente

  1. rolandi September 11, 09:52

    ZOTI MALAJ ,DO JU DREJTOHEM VETEM ME NJE PYETJE .NE QOFTE SE ARRESTOJM ALI BABEN , DHE I MBAJME NE MBIKQYRJE 40 HAJDUTET , QE MBAHESHIN ,PER TE NDERSHEM ,ESHTE E RREGULLT ,TE ZGJIDHET NJERI NGA ATA KRYETAR ,SE I KA ZGJEDHUR ,PARLAMENTI QE JU KENI QENE DEPUTET? KESHTU U ZGJODH EDHE MINISTER I FINANCAVE NJE MENAXHER I 6 FIRMAVE PIRAMIDALE ,MOS VALL JAN TE PA ZEVENDESUSHEM ? SI HAJDUT PO JANE TE PA ZEVENDESUSHEM , POR ATY NUK KANE ME VEND , AS NE FAKULTETET KU JAPIN MESIM.

    Reply to this comment
  2. Ari September 11, 09:52

    Arben Malaj edhe mbasi kandidoi si i pavarur ka mbeshtetur PS ne gjithe debatet publike lidhur me reformat ekonomike te ndermarra ne keto kuaj qeverisjeje. Mbetet nje figure e rendesishme e nje profesor ekonomie me shume vlera.

    Reply to this comment
  3. LULI September 11, 10:25

    ME GJITHE RESPEKTIN QE KAM PER JU …C’DO DITE PO VENITET… PO P;SE TE JETE PREJ TYRE APO MOS PRISHET “STANDARTI”?………………….

    Reply to this comment
  4. Bledi September 11, 10:34

    SUPER INERVISTE I KE SQARUAR TE GJITHA, SE JESH ARBEN MALAJ!

    http://www.top-channel.tv/new/lajme/artikull.php?id=283911#.VBFshvmSyjX

    Reply to this comment
  5. KRISTI September 11, 10:45

    Interviste shume profesionale, i afti mbetet gjithmone i tille.

    Reply to this comment
  6. info analitike September 11, 10:45

    Domethene gjithe kjo furtune mbi Fullanin ishte shume zhurme per asgje.

    Reply to this comment
  7. Milo September 11, 10:50

    Beno je gjithmon njish. Shpresoj qe te behesh ti guvernator qe te rregullohet ekonomia e ketij vendi.

    Reply to this comment
  8. Jani September 11, 10:55

    Keta antar keshilli duhet te zhduken. Mundesine per te qene antar te keshillit mbikqyres te BSH e kane ezauruar me turp. Tashme ka ardhur koha e profesionisteve me moral e ndershmeri Uroj qe te jeni ju osu njerez si ju tashme aty

    Reply to this comment
  9. Agimi September 11, 10:57

    Ju jeni i mirepritur Arben Malaj, por keta duhet te zhduken i pari Dhorii

    Reply to this comment
  10. Ernin Brukel September 11, 11:01

    Te percelli shpesh sepse jam ekononist jeni shume i sakte.Por ki skandal nuk mjaftohet vetem me Guvernatorin. Urimi im eshte qe te jesh ti Guvernatori i Ri.

    Reply to this comment
  11. Hasjani September 11, 11:04

    Antaret e keshillit duhet te ishin ne Burg me Fullanin..
    Te Vlersoje shume si ekonmist e politikane por kjo pun keshtu duhet te mbyllet

    Reply to this comment
  12. LORA September 11, 11:07

    Ky arben malaj eshte njeri nga grevethyesit e grupit parlamentar socialist qe e rivotoi,me
    2011-ten, fullHAJNIN (bashke me ben-kurve-blushin) per mandatin e dyte.
    Sic duket shkoqur nga lajmi,pas dy ditesh lepirje buzesh se po ndiente eren e kolltukut te guvernatorit,po shoh qe ja kane vene kufirin tek thana.Prandaj i qenka rikthyer “dashurise” per ligjin.Tash i duhet te luftoje fort per ruajtjen e statukuose se fullhajnerise.Kjo vendosmeri e tij eshte per mua indicie e mjaftueshme se ben morracaku i Llakatundit eshte pjese integrale e historise fullHAJNE.

    Reply to this comment
  13. Asime September 11, 11:12

    Kjo puna e Bankes u be vite qe gjithe hajdutet e Shqiperise e kane rrjepur e vjedhur.
    Ilir Meta e Shkelqim Cani duhet te ishin ne burg sepse vodhen 340 kile flori.
    Fullani e mori ate qe meritoi por, Ky Keshill ku ishte deri ne momentin qe plasi skandali, cfare kishin bere e nuk kishin bere keta antar. Si kudo ka moral e ne kete rast Morali u Bene thirrje antarve te Keshillit Mbikqyres te BSH, Te Japin te Gjithe Doreheqjen.

    Degjova intervisten tuaj te Pandi Gjata ishe brilante, Te Uroj Gjithe te Mirat ..

    Reply to this comment
  14. sara September 11, 11:16

    Nje nga emrat qe lakohet per para te depozituara ne BSH eshte edhe Beni i Tosit te Malajve.Ndaj s’eshte budalla qe ai te mendoje ndryshe se do ti dalin parate qe ka fshehur ne kete bunkier hajdutesh qe nje zot e di se sa te pasur jane e qe per parate qe kane depozituar atje kurr nuk jane taksuar duket krijuar nje invazion fikal te pallogariteshem.Kjo eshte aresyeja se perse nuk na vjen mire a te q..udhet!

    Reply to this comment
    • Ola September 11, 11:44

      Sara tu mbyll kristali zemra…se invazioni fikal vetem nje qe perdor fjalorin tend mund ta di sec eshte. Suksese ne jete!

      Reply to this comment
  15. Fatmir September 11, 11:17

    Shume Sakte Profesor Beni…..

    Reply to this comment
  16. Liljane September 11, 11:28

    Arben Malaj eshte me i miri, nuk ka ekonomiste e politikane me te mire se ai.
    Si ekonomiste nuk rivalizohesh gjithe te tjeret jane amatore perpara teje.

    Reply to this comment
  17. Arbnor September 11, 11:32

    Patjer qe eshte nje nga me te miret, kush e njehe e kupton lehte panvarsishte se njerez te mbushur me urrejtjete verber nga mundesite qe te japin blogjet shajne per te marre ndonje merite ose leke tek padronet e tyre mamuthe te pacipe

    Reply to this comment
    • roberto September 11, 19:37

      Si te mos jete GUVERNATOR Ben Malaj,kur ishte edhe MENAXHER I GJALLICES???
      E meriton te jete se ka pervoje ne MASHTRIME!!

      Reply to this comment
  18. Ulpiana Hamburg September 11, 11:45

    Shqiperia ka nevoje per ekonomiste si puna juaj.

    Reply to this comment
  19. Jimi September 11, 11:48

    Z Malaj flete per kete rast sikur te ishte situate normale. Po a nuk e kupton qe ky skandal ka perfshire te gjithe drejtusit kryesore dhe keshillin mbikqyres?
    Dhe pikerishte ky nga keta kerkon te zgjedhe guvernatorin!?

    Reply to this comment
  20. Erjon September 11, 11:52

    Dalja nga kjo situate kerkon, Profesionalizem,Ndershmeri ,Integritet e Pergjegjshmeri, cilesi qe Arben Malaj i ka manifestuar gjate gjithe karrieres se tije.
    Je i Duhuri Uroj qe te behesh Guvernator ose Minister…

    Reply to this comment
  21. Nikolaj September 11, 12:21

    Ju qè i thurni Lavde Arben Malaj,ose nuk e njihni fara ose kujtesa ju ka lènè.Arben malaj èshtè njè me mentalitet fshatar i cili mendon gjithditèn pèr tè vjedhur natèn.Keni harruar thesarin e Krrabès i cili u vodh kur ishte Ministèr i Financave Arben Malaj.Di edhe njè episod tjetèr:Arben Malaj ,njè ditè mè parè se tè mbyteshin 98 persona nè Otranto ,mè 1997,Ka marrè nga Zan Caushi 80 mijè Dollar si i derguri Fatos Nanos tè cilat vatèm ata tè dy e dinè se ku i kan pèrdorur.dh sa pèr tituj,kètu kan marrè titullin Profesor pa pèrfunduar shkollèn e mesme ose duke kopjuar temat e tè tjerve duke i paraqitur si tè tyre.Arbeni èshtè fajtor sa edhe Fullani por pèr vjedhjen e thesarit tè Krrabès.

    Reply to this comment
    • Ilia Permet September 11, 13:15

      Hahahah cfar sharlatani gjenjeshtar qe je vetem Arben Malaj nuk ka lidhje me zan caushin.
      Ekonomine e beri vetem Arben Malaj, qe ti me greket e tjere antishqiptar te qelbur ta vidhnit me pas

      Arben Malaj eshte Njeshi, nuk eshte mamuthe plehere si ty

      Reply to this comment
  22. shpatar September 11, 12:42

    Urime z.A.Malaj .Si teoricjen po vlersohesh.Dhe une keshtu mendoje.Si nje fshatar i zgjuar nga Llakatundi nuk arrite te formoje nje profil te qyteterua.Duke perfituar nga ndryshimet politike tu dha mundesia qe te viheshe ne radhen e atyreve qe drejtonin fatet e keti vendi.Fatqesishte sot ne po ndeshemi me ato cka gatuat per vehten tuja.
    Nuk te takon te japesh rekomandime se je vete autor i ketye shemtirave te K.Mikqyres.Ne nuk duam qe ekserienca e deshtua te zvendesohet me nje shemtire tjeter.Ne asnje vend te botes nuk insistohet te funksjonoje nje Keshill,forum apo dicka e ngjashme kur deshton.
    Ne nuk dime ende shume xhevaire dhe diskutojme me ato parime qe kemi.Nuk jane te rastesishme dy termetet ne financat shqiptare Santo dhe kjo vjedhja amatore.Te dyja jane te qellimshme per te thelluar skandalet qe la qeverisja Berisha.
    Ti z.Malaj sa do qe te argumentosh teorimishte nuk kupton se te tilla goditje te sistemit Bankar jane shatrimtare per nje shtet te dobet si i yni.Kjo heshtje dhe keto sorollatje se si do quhet dhe kush do te jete Guvernatori i ri jane fjale boshe te leksjoneve alla shqiptarshe.

    Reply to this comment
    • Vini September 11, 13:07

      Shume primitiv ky komenti juaj qenkeni mjeran ne mendje.
      Nga jeni ju qe qenkeni i qyteteruar e nuk dilni me indentitetin tuaj te sakte jo i fshehur si nje ordiner megjithse edhe ne jeten reale ashtu je te japesh nje mendim qofte edhe teorik.

      Arben MALAJ e gjeti kete vend te djegur e shkaterruar e punoi nate edhe dite qe ekonomia te grihej e te ecte qe mamutheria te vidhte e te zhvaste si greku camet kete vend.

      Arben Malaj gjithe cfare ka marre e ka merituar duke luftuar me idealizmin e tij jo vetem berishen por edhe ato thika mbas shpine nga xheloze te zinje e te pacipe qe per pak karriere kane shitur nderin e gruan sic jeni edhe ju.

      Ne asnje rast nuk ka shitur drejtesine por ka bere gjithcka qe ajo te vihet ne vend.

      Xhelozia jote e ulet duke pare se vetem A.Malaj pronocohet sepse ty ste pyet kush sepse vetem skema vjedhjesh di te skicosh e praktikoshe te bene qe te komentosh kaq ulet.

      Arben Malaj eshte Njeshi ………………

      Reply to this comment
  23. Vini September 11, 13:08

    Arben Malaj Je Me i Miri ….

    Reply to this comment
  24. Ilia Permet September 11, 13:12

    Drejtesia qe ti mbarte ne vetvete, aftesia e guximi per ti thene gjerat ashtu sic jane, bene qe perkohesishte te jesh vetem jashte parlamentit por Arben Malaj eshte gjithmone me i dashuri i me i afti ne syte e popullit…

    Reply to this comment
  25. jo dy standarte September 11, 13:14

    i urej njerezit kur vene epitete,por
    e meriton hallamudhi i fajdeve………….
    ju do ishit i pari qe keshilli mbykqyres te jepte dorheqje,pasi ata jane njesoj pergjegjes si fullani,perfshi e meksin e ps se
    1.nuk kane ngritur asnje shqetesim per punen
    2.e tregoji vjedhja.
    3.u shit hotel dajti
    pse nuk u dorhoq qofte meksi se te tjeret dihen se nkush jane vegla, ingranzhe servile te ish kryeministrit, e te thoshte po jap dorheqjen per shitjen e dajtit se eshte shkelje……
    4.si nuk diskutuan,ka vjedhje ne bankat e nivelit te dyte, nga punonjesit,hajde mor keshilli mbykqyres e drejtues te analizojme,se cfare duhet te regullojme………
    5.te gjithe moren pagat,qejfet si keshill nga guvernatori.
    bravo beni,zgjidhe guvernator njerin qe do ti…………
    mbase keshtu nuk del demi real,
    qendrim jo korrekt i yti.
    asnje qe u vodh 713 milion ne syte e tyre,
    vur prof.dr.artilier petraqin,njeri skuth,i pafte qe si ish keshilltar ekonomie ne kryeministrine qe u vodhen rreth 200 milion euro…..vetem ne rr.kombit,e sa koncesione
    vur dhorin , i pergojuar nga KLSH,njeri vetem per perfitime me tendera ne rektorat
    vur gjonin eksperte e fondacionit te familjes……….
    vur meksin qe dhe ajo nuk ka ngritur asnje problem e duhet te ishte e para per dorheqje, si burrnori CIVICI…
    guvernator, propozo prof.s.haderi, sot dekan i F. Ek,ish keshilltari i juaj si minister finance,dhe anetar i mbykqyrjes i B.SH.njeri i pjekur, i pavarur e pa suport politik..

    Reply to this comment
  26. Eglantina September 11, 13:23

    Te gjithe e dine se cfare kontributi ka A.Malaj ne ekonomine e ketij vendi, te shpifesh e spekullosh pa emer eshte burracakeri megjithse xhelozia te shtyn te beshe gjera edhe me te renda.

    Mbyllja e fajdeve eshte merite e A.Malaj i cili ka shume merita.
    berisha te cilin e ke kopjuar me kete adhamudhin ka pranuar se fajdet ishin faji i qeverise se tij.

    Ne kohen kur PS erdhi ne qeverisje ne vitin 97, shqiperia ishte e djekur nuk kish as institucione e asnje infrastrukture per te ndimuar qeverine.

    Arben Malaj me shume socialiste te tjere moren koston e rindertimit e ringjalljes se ekonomise qe ata qe erdhen me pase e gjeten ne kushte ku mund te punoje.

    Arben Malaj eshte shembull per gjithe ata te cilet e duan kete vend e nuk nenshtrohen si servile e legena me 100 fytyra.

    Arben Malaj eshte ekonomisti me i mire e politikani model qe ka Shqiperia

    Reply to this comment
  27. korigjim September 11, 13:55

    jo djekur por djegur……….
    por sado vlera qe mund te kesh varet si i tregon, dhe ne cfare momenti ato peshojne
    del deputet i pavarur
    ose behesh si kaci direkt me PD…….
    nuk eshte vlere te propozosh guvernator
    ndonje anetar qe vetem mendoji per rrogen e vet,
    per eskursione me leket e bankes,
    vizita jashte shtertit me leket e bankes
    kur mer edhe rroge nepunesi
    edhe pedagogu
    dhe 10 borde,
    dhe ju vidhen parate si ker fajdet dhje ne B.SH.
    dhe ta bejme guvernator…..

    Reply to this comment
  28. Merdiani dhe Albiola CANADA September 11, 14:18

    Nuk je vetem enkonomiste e politikane, ti Arben Malaj je profesor je njeri me pikepamje shume te moderuara e i vendosur.
    Shkrimet e publikimet tuaja i lexojme me vemendje sepse nuk ka shume te tjere qe te prodhojne si ju fatkeqsishte.

    Arben Te pergezojme Qofshe Perhere Keshtu

    Reply to this comment
  29. faslliu September 11, 14:28

    profesor Malaj, ku vend ka vetem hajdute intelektuale(kujdes nuk vajsoj popullin ), ja para kishim ket Fullanin bankier drejtues banke gurnator , me i miri(si zogu i tunes), tani sipas maksit nga progonati ishte dhe goxha burre i pashem, ca beri,? fshinte ….. me euro. Me habit kjo kembemengulja e Juaj , mos menoni qe bota dhe shqiperia bashk me te vertitet vetem tek ca ekonomiste apo bankier qe e bene sistemin financiar dhe ate bankar per keto vite , ple dhe toke te thate? jo mo jo ne se ka mundesi nje te huaj, madje shume te huaj sepse me shume mundesi u vjen me shume keq atyre se juve qe vertiteni e vertiteni vetem PER XHEPIN TUAJ, se per profesionalizem as behet fjale qe jane me te sakte se ju te gjithe bashke

    Reply to this comment
  30. faslliu September 11, 14:45

    cda pietje qe me vine ne mend per keta profesoret e medhenje te bankave dhe ekonomise: ku ishin kur ekonomia e shqiptarewve dhe buxhetet e tuyre te vogla u gllaberuan nga firmat e karrociereve, evgjiterve dhe kapterreve? pse nuk i mbrojten shqiptaret, po per kundrazi dhane shembullin personal, ose duke punuar vete ne keto mynxyra financiare, ose duke futur edhe vete leke ne to. po po eshte e sigurt qe kane futur edhe vet leke ne to, jane listat sot e kesaj dite ne bankat e nivelit te dyte , kan futur leke por I KANE MARRE PRAP, jo si shqiptaret qe i lane aty bashke me mendjen e tyre . Ky ishin me heret akoma keta shkencetaret tane qe ne duhet te kemi ” respekt” ppose nuk ngriten zerin te mos linin rrenimin dhe prishjen e cdo gjeje te ngritur me gjake nga shqiptaret, apo ishte “teoria e nivelit zero”, pse nuk e rishperndane kete pasuri por e prishen dhe grabiten?

    Ku ishin keta ekonomiste te nivelit te larte qe nuk thane nje gje lidhur me privatizimet me skandaloze te historise ? apo zhvaten nga nje cop pert vete dhe pane terezine e tyre.

    Ku ishin keta ekonomist me ze te pavarur(SE BANKA E SHTETIT ASHTU I DO, TE PAVARUR), qe pane rrenimin e ekonomise shqiptare keto vitet e fundit dhe nuk thane asgje, vbetem tundin koken duke aprovuar dokrrat e politikes se gjoja “dhe pak dhe ja kalojme Gjermanise” se per Kinen nuk pyesim fare ?TE HUAJ DHE MUNDESISHT JO NJE PO 100 TE HUAJ DHE NGA AFRIKA TE JENE VETEM NGA KJO RRACA E EKONOMISTEVE DHE BANKIEREVE TANE JO

    Reply to this comment
  31. . September 11, 14:57

    Jo … Banka Shtetit nuk besohet nga drejtues shqiptare …

    Tani te gjithe e kane mare infeksionin e korrupsionit ne gjak.vjedhin

    Reply to this comment
  32. imas September 11, 15:18

    Guvernatorin e Bankes se Shqiperise duhet ta propozoje Kryeministri Edi Rama, ndersa miratimin e tij e ben presidenti jone i ndritur.
    Ligji nr. 8269, dt. 23.12.1997 “Per Banken e Shqiperise”, neni 44, pika 2.
    Neni 44

    1. Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga nëntë anëtarë, si më poshtë:

    – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë – kryetar i Këshillit Mbikëqyrës;

    – zëvendësguvernatori i parë i Bankës së Shqipërisë – zëvendëskryetar i Këshillit Mbikëqyrës;

    – zëvendësguvernatori i dytë i Bankës së Shqipërisë;

    – gjashtë anëtarë.

    2. Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë:

    a) Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi Popullor;

    b) tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave;

    c) një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës.

    Presidenti i Republikës emëron guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, mbështetur në propozimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave.

    Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësguvernatorët, mbështetur në propozimin e bërë nga guvernatori.

    3. Kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë, persona që gëzojnë ndershmërinë dhe pastërtinë morale, si dhe kanë:

    a) arsimin e lartë ekonomik ose juridik;

    b) përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare;

    c) kualifikime profesionale të profilit;

    ç) përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare;

    d) të mos kenë pengesa të parashikura në nenin 47.

    4. Afati i qëndrimit në detyrë për çdo anëtar të Këshillit Mbikëqyrës, për guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët është shtatë vjet, duke synuar që datat e mbarimit të këtij afati të çdo anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të jenë të shpërndara gjatë periudhës shtatëvjeçare. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, guvernatori dhe zëvendësguvernatorët mund të rizgjidhen, përveçse kur shkarkohen sipas rasteve të parashikuara në nenin 47 të këtij ligji.

    Neni 45

    Reply to this comment
  33. kreshnik September 11, 15:38

    Ore keta jane te cuditeshem! Pavaresia e bankes thone, pavaresia e bankes.
    Po ja pra e pavarur ishte banka(lesh e pavarur se Elisabeta, Dhorka, Taqka me pak edhe Civici si varur nga Cili, Fullhajni jane dora e Sales ne banke) dhe ndodhi vjedhja.
    Ceshtja eshte e thjeshte. Banka eshte e pavarur ne kryerjen e misionit te saj per te ruajtur stabilitetin e saj financiar.
    Po ketu behet fjale se nen hunden e ketyre sylesheve(jane te tille vertet apo…)ndodhi nje krim jo thjesht nje skandal. E pavaresi ne kryerjen e krimit nuk ka. Te gjithe, kush me shume e kush me pak, jane pergjegjes prandaj quhet keshill mbikqyres. E si te tille nuk japin asnje garanci se nuk do lejojne (me e pakta…) se kjo do te ndodhi prap.
    A e pate se si nuk pranonin ta shkarkonin ali bab(nk)en …pra cfare reflektimi kane bere per krimin…
    Dhe ky, ish ministri i Nano shkerdhatokracise qe e propozoi Fullhajnin dhe i a pasoi kafshes se vicidolit, thote qe duhen ruajtur antetaret e k/mbikqyres…
    Hajde llogjike profesori hajde….

    Reply to this comment
  34. Arben September 11, 16:39

    I gjithe Keshilli mbikqyres ka pergjegjesi ligjore pe ngjarjen
    1-ishte ne dijeni te faktit qe banka operonte pa nje Manual te qasjes fizike ndaj parase kesh
    2- banka kishte 3 vite pa kontroll.

    Nqs del sic thote ky, atehere del qarte prapavija politike e rastit Fullani

    Reply to this comment
  35. andi September 11, 16:40

    Respekte per prof Arben Malaj, nje ekspert dhe ekonomist i shkelqyer.
    Pse jo guvernator, do i ndryshonte faqen institucionit. shpresojme qe km ta nominoje

    Reply to this comment
  36. Leandra September 11, 17:08

    Jetoj ne Itali dhe ndjek me vemendja zhvillimet ne vend. Z. Malaj eshte nder te paktet politikan qe trogon karakter politikani evropian. Menoj se ju duhet ti shfrytezoni asete te tilla njerezo

    Reply to this comment
  37. Mili September 11, 19:24

    Banka ka qene totalishte keqvarur pavaresia duhet te kete nje sistem kotrollues.

    E lexova shkrimin e Arben Malaj e me pelqeu, karshi ketij personi kam patur tezerva ne qendrimet politike per te cilat mendoj se nuk eshte keshilluar mire jo se i mungon kapaciteti.

    Ndersa si ekonomiste mbetet me i miri.

    Reply to this comment
  38. shpresa September 11, 20:03

    Se sa I mire si ekonomist eshte A.Malaj , shiko ekonomine shqiptare dhe te ardhurat mesatare per fryme, shih pensionet e nje jete sfilitje dhe sot nuk arrin te jetosh si njeri, po nuk pate ndihme nga femijet> Mendoj se eshte edhe merite e ekonomisteve si ai qe kishin ne dore te ndryshonin per mire vendin me pushtetin qe kishin dhe qe nuk e kane bere sot e kesaj dite por kane menduar vetem per veten e tyre.E bene politiken biznes e u pasuruan ne kurrizin tone. Une jam per guvernator te huaj se kanceri I hajdutllekut ka hyre thelle.

    Reply to this comment
  39. Tarrasi September 11, 22:46

    O Arben o Profesor…. Te jesh i zgjuar eshte gje tjeter dhe te jesh servil eshte gje tjeter.Ti nuk je as njeri as tjeri.Ti je nje moster qe e ke mesuar zanatin me piramida dhe po e vazhdon me politike, per te ruajtur ato para te felliqura qe ke fiku me piramida dhe i ke futur ne banka. Me teorine tende te ndritur, ti thua qe ligji eshte keshtu, pra duhet te behet guvernator, njeri nga ato anetaret e tjere te keshillit mbikqyres, qe sipas teje, jane te pafajshem dhe te ndershem???. Po rrogat,po benefitet,i kane marre dhe keto pavaresisht qe eshte kryer nje krim ekonomik??, apo ti nuk e quan krim kete vjedhje 7 milion dollare, mos ndoshta ti e quan gabim??. Sipas llogjikes me te thjeshte ne nje vend normal or ti profesor, te qifja motren!, duhen hetuar te gjithe anetaret e keshillit mbikqyres, dhe ne baze te dozes se veprimit ose te mosveprimit ti futen hekurat. Dhe te gjithe atyre duhen urgjentisht te hetohen pronat dhe parate qe kane te depozituara ne bankat brenda dhe jashte shtetit. Atyre qe dalin fajtore te iu konfiskohen te gjitha pronat dhe pasurite. Kete pritshim te na thoje zoteria jote profesor…

    Reply to this comment
  40. Dario September 12, 10:23

    Arben Malaj jo vetem qe e ka konsideruar vjedhje por e ka denuar rreptesishte.
    Eshte pikerishte i pari person publik qe i kerkoi doreheqje Fullhanit per ti hapur rrugen hetimit
    Arben Malaj ka karriere e arsimim brilant, e te shpifesh sepse nuk lexon cka i shkon per shtat dikujt por artikulohet me idete e tija duket e ulet.

    Arben Malaj je njeshi i ekonomise.

    Reply to this comment
  41. PalokCuca September 12, 18:01

    Bukur! E para : Malaj duhet guvernoje banken sepse ka ekperiencen e Shemsie Kadriut (Gjallica). E dyta eshte “vlonjat” te cilet:- sic thote nje rrefenje e vjeter po nuk vodhen nuk iu japin as nuse. E treta meqenese i kane ra te ardhurat (vjedhjet) bejme mire ta futim tek thesi i parave, qe te kete mundesi te ripasurohet me dy aksione grabitje. Pika qe s’ ju bie disave qe na e cilesokan “profesor te madh bile”.

    Reply to this comment
  42. Ildi September 12, 19:09

    Se cfare lidhje ka Malaj me shemsien vetem ti e di, nuk ka lidhje fare o idiot.
    Vlonjatet jane ajka e ketij vendi nuk jane plehra dine te marrin pergjegjsi e nuk i blen aq me teper ti shesesh dote.
    Arben Malaj eshte kauz eshte doktrine si ekonomike edhe politike.
    Lum Vlora e Shqiperia qe ka djem si Arben Malaj…

    Reply to this comment
  43. Plaku i mocem September 12, 20:31

    Po te jete Arben Malaj guvernator atehere “ka Cecoi bicak”.Edukimi i Arben Malajt eshte i tille qe nuk ben shaka me parate e shqiptareve.Arbeni per financat e shqiptareve nuk ben kompromis as me zotin,mirpo njerez si Arbeni nuk jane ne mode ne administraten shqiptare,i perkasin edukates strikte prandaj edhe nuk pelqehen nga shefat ne kohen e sotme.

    Reply to this comment
  44. genti September 12, 21:08

    ore cjane gjithe keto lavde per benin..dakort mund te jete i zoti etj etj,ketu i kane bere thjeshte nje interviste si ekspert i ligjit mbi governimin e bankes.kaq.propozimet per guvernator nuk e kuptoj nga vine,as beni vet sma ha mendja se e di

    Reply to this comment
  45. Onkezmi September 13, 00:25

    Une nuk jam ekonomist dhe nga specialistat mesoje,dhe prandaj i lexoi.Liliputet duhen per ne Hollovud,se gjigandet jetoin me ne.Pra i perpi mendimet e specialisteve,se kur njeriu mendon se i di te gjitha,nuk di asgje…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*