Arben Malaj: Me shifrat luhet kollaj, me realitetin jo (INTERVISTA)

August 26, 2015 14:36

Arben Malaj: Me shifrat luhet kollaj, me realitetin jo (INTERVISTA)

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë si dhe ish-deputeti socialist, Arben Malaj, në këtë intervistë për ‘DITA’ analizon punën dhe performancën dy-vjeçare të qeverisë Rama.

Situata ekonomike në vend dhe perspektiva e afërt, debati për taksën e sheshtë, të ardhurat nga tatimet dhe doganat dhe premtimi i Ramës për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës gjatë këtij mandati.

Lufta kundër korrupsionit dhe pse nuk janë të besueshme alternativat e opozitës aktuale…

 

Zoti Malaj, pas dy vjetësh qeverisjeje të koalicionit të majtë, cili është perceptimi juaj për situatën ekonomike në vend dhe për politikat qeverisëse për përmirësimin e situatës?

– Situata ekonomike e çdo vendi përcaktohet nga niveli dhe rritja e punësimit, nga ulja e papunësisë, e deficitit dhe borxheve, individuale, të bizneseve dhe të shtetit. Këshillohet që qeverisja të matet me tregues konkretë të ekonomisë reale dhe tregues social. Për këtë kërkohet që statistikat të jenë sa me të gjera, sa më kredible dhe në kohë. Kjo nuk është një gjë profesionalisht e lehtë. Statistikat mund të manipulohen, me to mund të luhet edhe gjatë, por me gjendjen sociale reale të njerëzve që kërkojnë dhe meritojnë më shumë punë, më shumë të ardhura dhe mirëqenie nuk luhet gjatë. Pa harruar që, çdo cilësi e dobët apo e deformuar e statistikave sociale nuk është një keqpërdorim i numrave, por një përçmim i vuajtjeve dhe sakrificave të mijëra njerëzve, që mund të jenë fëmijë, pleq dhe familje të pafajshme, shumë prej tyre në kushte kritike mbijetese.

 

A ka funksionuar vendosja e taksës progresive për përmirësimin e situatës ekonomike, apo duhet t’i rikthehemi debatit për taksën e sheshtë?

Taksat nuk janë shkopi magjik i qeverive për ta ndryshuar menjëherë situatën ekonomike. Po të ishte kështu disa vende të zhvilluara nuk do të kalonin kriza buxhetore, sociale, ekonomike e politike. Taksat kanë lindur bashkë me shtetin, por edhe pse kjo është një bashkëjetesë disa qindra vjeçare, nuk gjenden raste që taksa të caktuara kanë sjellë “parajsën e premtuar”. Ka faktorë shumë më jetikë për nxitjen e konsumit, investimit, produktivitetit dhe eksporteve për të mbështetur një rritje ekonomike më të lartë, si parakusht për stabilitet të financave publike, sesa çdo taksë e veçantë. Përqendrimi i debatit për reformat dhe politikat ekonomike kryesisht tek niveli i një takse të caktuar, qoftë edhe pa dashje, është spostim nga debatet reale për plagët sociale të ekonomisë të një vendi. Përqendrimi i debatit kryesisht apo vetëm për taksat, nxit populizmin i cili sipas politologëve edhe kur siguron fitore të “lehta” dhe të bujshme, e lë shumë më keq gjendjen sociale dhe buxhetore të çdo vendi. Miqësisht, mos u lodhni për të lexuar shumë artikuj dhe libra, mos shkoni larg për të gjetur raste konkrete të efekteve negative të populizmit, shikoni çfarë ndodhi përpara pak muajve në Greqi dhe si është gjendja e saj sociale dhe politike pas 7 muajve dhe “77” krizave politike të ndodhura jo vetëm gjatë 7 viteve të fundit.

 

Tatimet dhe doganat janë dy sektorë strategjikë të ekonomisë. Si ka qenë performanca e kësaj qeverie në këta sektorë?

Tatimet dhe doganat nuk mund të jenë asnjëherë sektorë strategjikë të një vendi. Ato janë agjensi qeveritare që kanë si mision të lehtësojnë biznesin dhe të mbledhin taksat (puplat) pa i “rrjepur edhe lëkurën patës/takspaguesit”. Lehtësimi i biznesit, lehtëson rritjen e rritjes ekonomike. Ato, tatimet dhe doganat, lehtësojnë rritjen e të ardhurave buxhetore duke rritur burimet potenciale për më shumë investime publike për shkolla, spitale, rrugë, sidomos rrugët rurale që kanë efekte të konsiderueshme në luftën kundër varfërisë. Ato janë agjensi implementuese dhe jo hartuese të politikave fiskale, ndaj vlerësimi i tyre behet lidhur me cilësinë e implementimit të politikave të taksave, cilësinë e mbledhjes së taksave dhe efektivitetin e luftës kundër kontrabandës dhe evazionit. Studiuesit e politikave fiskale e barazojnë impaktin e taksave të mira ose të këqija me impaktin e administrimit të mirë ose të keq, duke paralajmëruar që edhe një taksë e mirë me administrim të keq prodhon rezultate të këqija, sepse dëmton biznesin. Nuk besoj se duhen këshilltarë të huaj të përkthejnë apo implementojnë parimet bazë të taksimit, të shkruara aq qartë nga Adam Smith. Ashtu si pikturat e Monesë apo Van Gogh-ut mbeten mahnitëse edhe pse janë bërë qindra vite më parë, ashtu si simfonitë e Bethovenit apo Mozartit dëgjohen me të njëjtin admirim edhe sot, ashtu edhe parimet e taksimit të Smithit janë po aq impresionuese dhe të vlefshme edhe pas 250 viteve. Parimet e taksimit të Smithit (http://www.yourarticlelibrary.com/economics/taxation/top-4-principles-or-canons-of-a-good-tax-system/38120/) është mirë të jenë në tavolinën e çdo punonjësi të administratës fiskale, pse jo edhe të disa politik-bërësve dhe të ballafaqohen me aksionet për mbledhjen e sforcuar të taksave apo të reduktimit të informalitetit me aksion.

 

Kjo qeveri dhe Edi Rama ka premtuar 300 mijë vende pune në këtë mandat. Mendoni se ky është një premtim i mbajtur në gjysmën e mandatit?

Nuk ka një tregues të vetëm që të lejon tënjohësh hapjen e reale të vendeve të reja të punës. Në këto raste ekonomistët përdorin kryqëzime të dhënash. Nga kryqëzimi i shumë treguesve aktualë ekonomikë, socialë dhe buxhetorë, rezulton se ky premtim vazhdon të jetë i kryqëzuar si një detyrim për t’u plotësuar.

 

Lufta kundër korrupsionit është një nga prioritet që ka vënë BE për procesin e anëtarësimit. A ka qenë e suksesshme qeveria në këtë drejtim?

– Nëse pyetja shtohet si detyrim i imponuar nga BE, duhet të presim edhe pak kohë për raportin e saj të progresit ku plotësimi i këtij prioriteti, pa të cilin Shqipëria nuk avancon dot në procesin e integrimit do të jetë konkluzion i veçantë dhe i drejtpërdrejtë. Pa arritje të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit vendi ynë fillimisht do vonohet në hapjen e negocimit të 35 kapitujve, dhe më vonë me kushtëzimin e kohës së anëtarësimit të plotë në BE, ku ne vazhdojmë të vetëpengohemi dhe vetëvonohemi. Nëqoftëse e analizojmë si prioritetin tonë kombëtar për të përmirësuar qeverisjen e vendit, ekspertët vlerësojnë se arritjet aktuale nuk janë bindëse dhe trendet përmirësuese kanë shumë luhatje, duke kërkuar më shumë rezultate për të siguruar bindjen se do të jenë arritje të qëndrueshme.

 

Po alternativat e opozitës, a duhet të konsiderohen nga mazhoranca aktuale?

Është politikisht e shëndetshme që opozita të paraqesë alternativën e saj, jo të copëzuar, jo çdo ditë, jo vetëm apo kryesisht me deklarata për shtyp si kundër përgjigje e çdo deklarate të qeverisë. Opozita nuk duhet të vonohet të paraqesë vizionin e saj për t’u përballur me sfidat sociale dhe buxhetore të vendit, të cilat në fund të tetë viteve të qeverisjes së saj 2013 i la më keq se në ditën kur mori pushtetin në 2008. Duhet qartësuar tani dhe jo me vonë se propozimet e copëzuara të opozitës, sidomos ajo për impaktin çudi-bërës të taksës së sheshtë janë populiste. Nuk besoj se dështimi i saj me taksën e sheshtë (10%) të përmirësohet duke e ulur në 9%??!! Opozita e sotme si qeverisje jo efektive e të djeshmes duhet të mos e anashkalojë analizën e dështimit të saj, të faktorëve kryesorë të dështimit si korrupsioni, kapja e shtetit, nepotizmi dhe keqpërdorimi partiak i administratës. Opozita ka ekspertë dhe kohë në dispozicion të përgatitet dhe konkurrojë me vizion dhe alternativa jo populiste. Në rast të kundërt, importimi i programeve populiste, do të sjellë, si efekt përfundimtar të njëjtin fat si ai i vendeve nga po e importon këtë produkt ideologjik, do të sjellë përkeqësimin e situatës sociale dhe dështimin e saj të pashmangshëm politik.

Intervistoi Xhevdet Shehu

August 26, 2015 14:36
Komento

32 Komente

  1. XUME PROTOPAPA August 26, 15:39

    TAKSAT PASKAN LINDUR ME SHTETIN ?

    Taksat, haraçi, kane lindur shume me heret se shtetet apo republikat e para te njohura historikisht. Si duket andej nga Vlora dielli djeg me shume, andaj te jane percelluar edhe ato pak neurone te kujtese mbajtjes qe duhet ti perdoresh ne leksionet qe jep per ekonomine, studenteve te shkrete.

    Po te ishja ne vendin e tyre, para se t’ja mbathja nga tmerri i njorances qe rrjedh nga te kater anet e ekzistences tende, do te te kerkoja te me sqaroje kete idiotizem: “ Situata ekonomike percaktohet nga rritja e punesimit, nga ulja e papunesise..” Ku eshte vlera e shtuar e nje arbenmalizmi torollak te tille?

    Ke harruar te permendesh Hitlerin, Musolinin, Millosheviçin, Zan Çaushin, tetedhjete e kater te mbyturit e Kanalit te Otrantos dhe teorine tende famekeqe te “Zingjireve te Sant’Antonios” – piramidat !

    Ja te te tregoj edhe nje tjeter idiome (jo idiotizem si i yti) ekonomike: te vetmet te ardhura per buxhetin e shtetit jane tatimet dhe taksat, sepse pasuri per te shitur apo administruar, nuk i ke lene as pluhurin e rrugeve per te shitur, ashtu si edhe me ndonje investim te mundeshem nga ana e thesarit (qe e ke boshatisur ti dhe kelyshet tuaj) ne merkatot financiare, si enderr per tu jetuar pas ndonje shekulli.

    Qe je nje kriminel me duart e gjakosura te tetedhjete e kater vlonjateve, kete nuk e harrojme deri sa te arrijme te plotesojme amanetin e shpirtrave te tyre te pafajta.
    Po qenke edhe nje i shushatur qe pellet budallalleqe pa TVSH e pa taksim.

    Reply to this comment
    • spartaku August 26, 19:26

      Xhum Protopapa! Me duket se paske lajthitur nga trute e kokes.Pse Arben Malaj i mbyti ne atrantno 84 vete? Ata u mbyten ne kohen e Saliut tend,nga keq qevrisja dhe sjellja e tij rrogaçerore.Sote po e degjoje kete qe thoni ju se Malaj paska lyer duaret me gjakun e 84 vteve te Otrantos.Qofshe ti qe e thua se ndonje tjeter nuk e thote dhe as kush nuk e pranon.Ti thuaje,dhe beja qejfin vehtes.

      Reply to this comment
      • Xhep Qorri August 27, 06:00

        E ka sakte shoku XUME. Ngjarja ka ndodhur ne kohen e Fatos Kurves dhe ky Arbeni na ishte ne ate kohe minister I qeverise se kurvave. Prandaj ti o Spartaku bej debat me ke te duash, por me XUMEn zor se ben dot, se eshte I sakte, I plote dhe I thelle. Prandaj, me shume respect per te ndriturin dhe te diturin XUME.

        Reply to this comment
      • XUME PROTOPAPA August 27, 09:06

        KETIJ BIRBOS ME EMER SKLLAVI

        Desha ti kujtoj se driten jeshile a gangstereve te MARINA MILITARE ITALIANA, ja dha krimineli Sali Shiqere Pusht Berisha. Organizimin e perdorimit si kavje te te ndjereve vlonjate te denuar me vdekjen me makabre qe eshte degjuar ne histori, e organizoi Arben Malaj me shoqerine turistike qe kishte ne bashkepronesi me Zan Çaushin. Ja lista e plote e te ndjereve vlonjate:

        CME-NME-FLN-FNM-MNM-SMB-GR-MEN-ANN-GRM-MEM-ANM
        XHAKA ERMAL 18 28 01 1985 28 03 1997
        IDRIZI DONIKA BANI 40 22 07 1956 28 03 1997
        FEJZAJ FATOS 39 06 05 1957 28 03 1997
        LAME ARTUELA 35 25 06 1991 28 03 1997
        TROQE MIKLOVAN 17 12 05 1979 28 03 1997
        BIRÇE HANEME BALA 41 02 11 1955 28 03 1997
        BULLA LIRIM 17 17 05 1979 28 03 1997
        ANDREA ROMEO DHIMITER ELENI 10 04 1968 28 03 1997
        BAJRAMI ROBERT 20 08 1977 28 03 1997
        LIAJ ALDI AGIM 24 03 1980 28 03 1997
        ROSHI MAJLINDA MEMINAJ 38 30 04 1965 28 03 1997
        BEGOTARE ERALD 09 05 1984 28 03 1997
        SALIU TEFERI 48 29 06 1948 28 03 1997
        TAHIRI BEKTASH 47 06 10 1949 28 03 1997
        BEGOTARE VJOLLCA 19 01 1956 28 03 1997
        GREKO IRMA MAZE 21 09 03 1976 28 03 1997
        BIRÇE BESMIR 06 02 1988 28 03 1997
        DEMIRI LINDITA 12 12 04 1985 28 03 1997
        ROSHI ROLAND 2 15 10 1995 28 03 1997
        FEJZAJ BLERINA 8 09 02 1989 28 03 1997
        BESTROVA DRITERO 15 08 1987 28 03 1997
        SEJDIA FATBARDHA 21 1971 28 03 1997
        LAME TUSHE BARA 38 05 01 1962 28 03 1997
        XHAVARA MAJLINDA 4 31 05 1992 28 03 1997
        BESTROVA KONSTANDIN 2 25 06 1995 28 03 1997
        BEGOTARE REZART 14 10 1985 28 03 1997
        GERAJ FATMIR 28 15 06 1968 28 03 1997
        XHAVARA KAMELA 9 09 12 1987 28 03 1997
        MUÇAJ ZINI 27 26 07 1969 28 03 1997
        FEJZAJ ZEQINE 61 21 08 1935 28 03 1997
        FEJZAJ OLTJON 13 13 03 1984 28 03 1997
        XHAVARA FIRDESA 1 20 09 1996 28 03 1997
        AVDIA ZEMAN 14 03 1962 28 03 1997
        XHAVARA DESANTILA SHERIFI 24 08 08 1972 28 03 1997
        FEJZAJ MIHAL 60 03 05 1927 28 03 1997
        AVDIA NERTILA 11 08 1985 28 03 1997
        IDRIZI SEMIRANDA 11 23 03 1986 28 03 1997
        XHAVARA GERARD 4 31 05 1992 28 03 1997
        ÇALA KASTRIOT 22 10 1960 28 03 1997
        FEJZAJ RONALD 14 19 06 1982 28 03 1997
        GREKO KRISTINA 3 27 12 1996 28 03 1997
        ANDREA KRISTIAN ROMEO SILVANA 09 03 1995 28 03 1997
        LLANAJ ROBERT 30 1967 28 03 1997
        LAME BARDHYL 37 27 02 1960 28 03 1997
        BOTROVA ALBANA 22 1975 28 03 1997
        MERKURI ANASTAS 30 1967 28 03 1997
        SEFERAJ BRUNILDA 25 1972 28 03 1997
        ALIAJ ANDI 1980 28 03 1997
        SHARRAJ KASTRIOT 36 1961 28 03 1997
        SULEJMANI ZYLYMA 22 1975 28 03 1997
        SULEJMANI KRENAR 27 1970 28 03 1997
        XHAVARA MIMOZA MALIQI 32 14 12 1964 28 03 1997
        KAÇUKU MIRANDA 28 1969 28 03 1997
        KAJA LAVDOSH 22 1975 28 03 1997
        HASANBASHAJ KLORIDA 24 1973 28 03 1997
        HASANBASHAJ XHULJANA 3 1994 28 03 1997
        KICJA ILIR 34 1963 28 03 1997
        BARDHA MARINGLEN 1981 28 03 1997
        HASANBASHAJ KASTRIOT 27 1970 28 03 1997
        FERKO FREDI 8 1989 28 03 1997
        KAÇUPAJ VIKTORI 25 1972 28 03 1997
        SEFERAJ DAVID 0,1 02 1997 28 03 1997
        SULEJMANI ALBAN 4 1993 28 03 1997
        SULAJ FIQIRI 30 1967 28 03 1997
        KAÇUPI VJOLLCA 22 1975 28 03 1997
        BESTROVA KASIANI 11 10 1967 28 03 1997
        AVDIA OLSI 20 01 1991 28 03 1997
        MAMANAJ PERPARIM 13 03 01 1984 28 03 1997
        ANDREA SILVANA LATIFI 23 04 1978 28 03 1997
        DELIAJ BURBUQE 46 05 09 1951 28 03 1997
        MEMINAJ PUSHIME 60 25 07 1936 28 03 1997
        ROSHI QEMAL 38 13 01 1959 28 03 1997
        SULA ERVIN 15 1982 28 03 1997
        FEJZAJ ZONJA 36 1961 28 03 1997
        FERKO MERITA 32 1965 28 03 1997
        BEGOTARE ANIFE 1956 28 03 1997
        SEFERAJ MAZE 1966 28 03 1997
        BESTROVA VIKTORE 9 1988 28 03 1997
        SULO KIZETA 21 1976 28 03 1997
        SULO KLODIAN 2 1995 28 03 1997
        FERKO BLEDAR 10 1987 28 03 1997
        BERBERI LATIF 1944 28 03 1997
        SEJDIAJ MELPO 46 1951 28 03 1997
        IDRIZI ELONA 14 03 11 1982 28 03 1997
        DELIAJ BARDHOSH 46 09 02 1951 28 03 1997

        Reply to this comment
    • Vllasi August 27, 20:48

      Nga Ministria e Financave apo nga Korca e shkruar kete shkrim o njeri qe nuk i ke dale zot as gruas tende o legn ordiner.

      Reply to this comment
  2. Paper Tiger August 26, 15:52

    Analize e sakte dhe e drejtpeshuar e situates. Njerez te formuar profesionalisht si Malaj duhet te jene pjese e qeverisjes. PS nuk i ka te shumte asete te tilla. Kjo vlen per Kryeministrin qe duhet te kuptoje se nuk mund te drejtohet gjate thjesht dhe vetem me Public Relation.

    Reply to this comment
  3. KingBardhyl August 26, 15:56

    O Ben Malaj se sa na duhen mendimet e tua ta tregoi populli me vote. Keta te gazetes harxhojne kohe kot me ty se ti je nje nder njerezit me te felliqur te shoqerise shqiptare.

    Reply to this comment
  4. majmun luli August 26, 16:06

    po ky po te kishte shtet ky do denohesh me burg te perjetshcem arben malaj nuk do ishte sot i lir dhe na tegon pralla me bret kjo, esht cmenduri

    Reply to this comment
  5. Daniela August 26, 16:34

    Interviste brilante e Malajt. I sakte ne analize, i thelle ne arsyetim dhe i drejtperdrejte me aspekte te vecanta te keqqeverisjes.
    Zeri i se vertetes dhe mendimi alternative mund ti shkaktoje dhimbje “timpanit te veshit” qe sdo te degjoje por i vlen shume shoqerise dhe gjithe shqiptareve.

    Reply to this comment
  6. Arben August 26, 17:08

    Pershndetje, nje interviste jepet per cdo nivel lexuesi dhe jo per shpifesit me gravate. Sa per kontributet reale ne sfidat e vendit tim ato nuk i deformon dot asnje shpifes sa do agresive te jete angazhimi i tyre per shka te shperblimit qe u premtohen. Analiza eshte profesionale, ajo eshte nje kontribut modest konkret per ate qe duhet te behet me mire ne vendin tim, qe shpresoj te jete edhe vendi juaj. Keshtu shpifet ne 2008 kur nuk votova kushtetuten dhe tani boset tuaj pranojne se e bene gabim, ndersa SHBA dhe BE kerkon urgjentisht dekriminalizmim e politikes. Keshtu shpifet ne 2011 kur kerkova te nderpritej bojkoti se po pengonim veteveten, po kalojne mbi 5 vjte nga ai debat publik dhe vendi pret te hap negociata ndersa anetaresimi duket akoma larg. Keshtu shpifet ne 2012 kuir kerkova publikisht per te mire te PS dhe vendit te kufizohej perqendrimi i pushtetin politike ne pak duar sepse prodhon pushtet ekonomik te kriminalizuar, Sot gjithe diskutojne per per pasojat negative te pushteteve te perqendruara dhe te perjetshme. Te mjeret ju u kaloj jete si sherbetore me pagese. Per here te pare po flas edhe per votat e vjedhura te 2013. Sa per vota e zgjedhjeve 2013, mos e kruani ate plage te vjedhjeve te tyre, era e piste e atij angazhimi shume te ndryre jo vetem moralisht, ndjehet sot me shume nga ata qe e gatuan. Disa prej tyre kane fillluar flasin si te penduar. jan eshume nukmi kontrollni dhe trembi dotr, jane shume sepse u duhet te vidhnit shume vota. Ju uroj shendet, por jam i pa sigurte qe mund ta keni ate duke u gjendur mes pisllikut ku jetoni moralisht dhe erresires me te cilen sherbeni. Miqesisht Arbeni

    Reply to this comment
  7. KingBardhyl August 26, 17:08

    Gjeja me e shpifur eshte se sa here ka ndonje artikull per Malajn neper mediat shqiptare online komentet mbushen me spam nga Malaj vete dhe nga familjaret e tij. Gazeta Dita po te doje mund te gjeje se nga cila IP kane ardhur komentet e Paper Tiger dhe Daniela.

    Reply to this comment
    • Daniela August 26, 17:49

      @”Bardhyl kingut”
      Po ta shuaj une kersherine qe te mos lodhesh stafin e Dita-s. Une punoj dhe jetoj ne Canada. Punoj ne nje nga bankat me prestigjoze te ketij vendi CIBC dhe kam nominimin CFA (Certified Financial Analyst). Ndonese jam larg memedheut tone te perbashket, ndihem e pranishme aty dhe me pelqejne ato pak shkrime kurajoze dhe tejet profesionale si ato te Z. Malaj. Nuk jam frekuentuese e blogjeve ashtu sic je certifikuar ti Bardhyl sepse kohen e kam shume me te cmuar sesa keto minuta qe po i harxhoj me ty.Te siguroj se skam asnje lidhje njohje,miqesie apo farefisnie me z. Malaj dhe skam asnje motiv as per ndonje vend pune aty pasi e kam ndertuar karrieren time mbi djerse dhe merita dhe jo duke ju jargavitur atyre qe jane ne pushtet sot apo atyre qe kane qene dje.
      Por nje gje miqesisht te keshilloj. Me fyerje apo etiketime nuk ja ulni dot vlerat analizes. Nese nuk e kupton ate te meshiroj. Nese e kupton por je i paguar per te ndotur blogjet vazhdo ne misionin e pamundur per te erresuar te verteten.
      Prsh nga Toronto.

      Reply to this comment
      • KingBardhyl August 26, 19:18

        Znj. Daniela te uroj per sukseset qe paske arritur ne jete dhe te uroj edhe me shume ne te ardhmen. Megjithese paske gjithe keto arritje pa u jargavitur kujt, duket qarte se kujt po i jargavitesh ne komentin tend.Nuk ke nevoje te me meshirosh se e kuptoj analizen pa aq mire sa e kuptoj dhe se kush e ka shkruar analizen.

        Reply to this comment
    • arben August 26, 17:53

      E turpshme kunderpergjigia juaj. Te verifikohet dhe te publikohet. Personalisht me mjafton dashuria, perkushtimi dhe angazhimi profesional per te krijuar profilin tim publik. Fenomenin e shpifese me pagese nuk kam identifikuar une , por shume politologe te vendit tone. Ju uroj gjithe te mirat. Une shkruaj me emer, ju me pseudonim, aq mer teper te nje mbreti
      ???

      Reply to this comment
      • KingBardhyl August 26, 19:07

        Nuk ka asgje te turpshme ne pergjigjen time. E turpshme eshte ajo qe ti i ke bere ketij kombi te vogel e te varfer. Je nder pergjegjesit kryesore ne vjedhjen masive te fajdeve. Jam i sigurt qe ka plot komentues te tjere ketu qe ti dine mire gjithe pislliqet e tjera qe ke bere.

        Reply to this comment
        • Arben August 26, 19:57

          I fundit sqarim per komitetin e shpifese si ju. Jane bere disa komsikone parlamentare per fajdet, jam paraqitur drejtepedrejte dhe publikisht ( lexo arshivat e parlamentit) , dhe nuk kane identifikuar asnje pergjegjesi profesionale apo ligjore. Keto komisione i ka drejtuar opozita e djeshme qe eshte edhe e sotmja. Jam krenare qe me expertet e talentuar te MF i pastruam ato nga ekonmia shqiptare ne kohen me te shpejte te mundeshme, Me nisni email tju nis falenderimin e shefave te institucioneve financare nderkombetare me konkluzioin edhe publik : ” Ne ju falendeojme ju per ate qe me profesionalizem, guxim, vullnet dhe dashuri bete per vendin tuaj.
          Naten e mire!!

          Reply to this comment
          • KingBardhyl August 26, 20:44

            Ke bere me te vertete pune patriotike o keshilltar i firmes piramidale ” Cenaj”. Nuk je i pari politikan shqiptar qe merr falenderime nga te huajt per shkaterrimin e Shqiperise.

  8. turi August 26, 19:57

    Faleminderit Arben.Kur konstatojme qe primare tashme per vendin tone eshte vetem ekonomia, mendimet e dijetareve te vertete, te formuar me nje bagazh teoriko-praktik,per refleksione, per me teper per alternativa zhvillimore, te prezantuara nga ju jane nje vlere e shtuar.Kuptohet per ato qe dijne te degjojne, dijne te kuptojne e per me teper te reagojne.Eshte nje platforme e tere gjithe kjo.Them edhe te lumte edhe faleminderit,per aq shume sa ke dhene dhe aq me shume po i pasqyron.Suksese.

    Reply to this comment
  9. koco August 26, 20:12

    Respekt per komentuesen Daniela , me te drejte thuhet se te semurin duhet ta cosh tek mjeku jo tek hoxha i fshatit . besoj se kjo eshte pergjigjia e duhur ndaj myteberit ndaj financave , efendiut banal te prezantuar me pseudonimin ky Bardhyl kingu a te merituar B . Koq… E turpeshme , ne se nuk je njeriu i fushes , do ishte e mjaftueshe heshtja ne se doni te perzantoheni si njeri e qytetar i devotshem se paku duhet te heshteni . Prof . zoti Malaj eshte nje nga ekspertet e fushes nga me te spikatur te ketij vendi , dhe njeriu shume i dobishem per te kontribuar dhe permiresuar ndreqjen e ekonomise dhe administraten sektorin e financave e ketij vendi. zoti Malaj dhe keshtu pa qene pjese e qeverisjes , jep nje kontribut te dukshem edhe duke u bere pjese e shqetesimit dhe udherefyesi i permiresimit te gjendjes se saj .

    Reply to this comment
    • KingBardhyl August 26, 20:49

      Shko mor thyej qafen ti me gjithe idiotesite qe ke shkruar. Hajduti na qenka udherrefyes dhe kontribues ne permiresimin e qeverisjes.

      Reply to this comment
      • elio August 27, 00:04

        Mese perfekte, ky Malaj ka qene ministri me hajdut ne qeverine nano..nuk la me kushurinj e fshatare te tij hajdute pa futur ne doganen e vlores e tani na thote kush jane principet e doganave apo te taksave…eshte bere patetik…

        Reply to this comment
  10. Ilario August 26, 21:05

    Lexoj një intervistë me shpjegime logjike e me bon sens nga e cila vetëm mund të përfitohet.
    Për sa u përket zhurmuesave e mjeranëve me pagesë, le ti gjykojë secili vetë. Nuk kanë as guxim e as përgatitje të përballen me argumentat e sjellë përgjatë intervistës.

    Reply to this comment
  11. matogruda August 26, 21:13

    Arben djali na ligjero pak sa prona ke ne Vlore ne emer tend dhe te familjareve te tu. Na trego pak si eshte bere pronar lokali dhe hoteli yt vella ne Jonufer te Vlores. Ti e di se ne plazh nuk ndertohet dhe aq me shume ne prone te tjetrit.

    Reply to this comment
  12. Dashamir August 26, 21:25

    Ju pergezoj z Malaj per kontributin e analizat tejsisht te arsyetuara si ne fushen e ekonomise(ku natyrisht jeni ne habitatin tuaj) por sidomos ne fushen e politikes , ku qenia nje ekonomist i talentuar, ju ka ndihmuar shume , ne kete fushe (politike) ne vendin tone duke qene se bazohet vetem ne perbaltosje te te tjereve e servilizem banal per te ecur perpara dhe jo debate konstruktive ballafaqim idesh e konkurrence meritash, nuk besoj se jeni e ndjeheni komod pasi asnje njeri i ditur nuk ndjehet komod me llumin qe ka dale siper dhe po na mbyt te gjitheve, megjithate e vleresoj personalisht kontributin tuaj dhe ne fushen e politike dhe administrative dhe ju inkurajoj te ecni perpara dhe ta shumezoni me 10 perpjekjet tuaja per te kontribuar ne politike , pasi jeni ju dhe njeres si ju qe e bejne kete vend me te banueshem akoma dhe ngjallin optimizem, Nje falenderim eshte pak.

    Reply to this comment
  13. Lorenc August 26, 22:28

    Habitesh nga komentet e disave qe nuk kane asnje lidhje me artikullin qe paralajmeron qeversjen aktuale per rreziqet e ekonomise sone. Duke qene me pushime, habitem nga gjuha vulgare e disa pseudokomentuesve te mesiperm per gjuhen e perdorur pa vend. Me vjen keq per vendim tim se cfare njerezish edukojme. U thua shendet por degjojne ‘Plaç!’

    Reply to this comment
  14. Gersi Vlore August 27, 13:11

    Arben Malaj ka kontribut te jashtezaokonshem ne ringritjen e ekonomise shqiptare mbas vitit 1997. E cila eshte edhe situata me e keqe qe ka kaluar vendi. Mbas asaj krize ekonomia shqiptare njohu rritjen e saj me te larte e cila mbahet mend shume mire madje perdite e me shume po e rikujtojne shqiptaret.
    Te shpifesh ne komente mjerane nuk eshte eshte e ndershme duket qe edhe keta komentues mezi e presin kete mundesi te pandershme per te sulmuar Arbenin sepse edhe vete jane aq te pandershem sa u vjen turp e ndot te shkruajne gjeneralitet e tyre te sakta.
    Por sa me shume rriten kulisat aq me shume rriten edhe intrigat e pafytyresite ne komente te tilla. Duket qe emri i Arben Malaj-t po lakohet perdite e me shume nga te gjithe per te qene drejtues i nje Ministrie qofte i Financave qofte i Ekonomise dhe menjehere zagaret qe kane shitur edhe grate e motrat e tyre per pak karrige fillojne e komentojne si qentë e tredhur.
    Arben Malaj është padyshim i padisktushmi i ekonomisë shqiptare dhe Figura me e pakonsumuar ne Politikën Shqiptare.
    Nuk eshte asnje tjeter qe mund ta konkuroje.
    Bravo Arben Malaj je figura me e pelqyer e Partise Socialiste edhe politikes ne pergjithsi.
    Keta komentues jane ca funderrina qe nuk te arrine as deri tek maja e thojit.

    Reply to this comment
  15. Roni August 27, 15:59

    Ne interviste analizohet me profesionalizem ecuria dhe problematikat e ekonomise tone. Te ben pershtypje se sharesit me kollare apo jo nuk merren fare me artikullin apo idete qe shtjellon, por vetem fyejne pa lidhje. Prof. Malaj shtron problematika qe kane vend per diskutim dhe jo platforme per te pritur sharje nga te kollarisur ose jo, te cilet sdq sot nuk besoj se e kane justifikuar diten e punes perpara shefave gjithologe.
    p.s. kur ju duhet te sulmoni ‘me patjeter’ nje profesionist, hapni ndonje defter se nuk ju gjen gje.

    Reply to this comment
  16. Vini August 27, 20:15

    Arben Malaj mbetet Ekonomisti me i zoti i ketij vendi qe quhet Shqiperi.
    Shkelqim Cani eshte nje eunuk qe askush nuk e njehe per minister.
    Anastas Angjeli nje pervers i shemtuar BQ i papare nje mamuth korrupsioni qe nuk ka bythe as ti dale per zote atij te cilit i eshte Dishepull Ben Blushit.

    Bravo Arben Malaj…………

    Reply to this comment
  17. Ana August 27, 20:17

    Ju pergezoj z.Arben per analizen perfekte. Ju vertet jeni nje vlere e cmuar e ketij vnedi!
    Ju uroj gjithe te mirat

    Reply to this comment
  18. Labi August 27, 20:45

    Te lumte o Arben per shkrimet e tua qe vetem kontribute e zgjidhje i japin ketij vendi. Ti i duhesh vendit ne keto momente.

    Reply to this comment
  19. Denisa Rome August 28, 17:40

    Ti Je Pasuri Kombetare, Kur te vini ne Rome do te ishte kenaqsi tju takoja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*