Malaj: Nuk duhet dorë e fortë, por gradualitet

December 5, 2014 11:22

Malaj: Nuk duhet dorë e fortë, por gradualitet

Ish-ministri dhe deputeti socialist, Arben Malaj, thotë se qeveria nuk duhet të përdorë dorën e fortë për reformat e saj.

Ai thotë se përdorimi i agresivitetit nuk sjell gjithmonë rezultatet e dëshiruara në shërimin e ekonomisë dhe zhdukjen e informalitetit.

Malaj sugjeron se duhen zbutur kostot sociale për shtresat më të prekura të shoqërisë

Përberja e recetave dhe dozave për të qetësuar dhimbjet, ulur temperaturën dhe shëruar organizmin, janë të ndryshme. Për të arritur objektivat kryesore, është më i dobishëm një fokus më i qartë i qeverisë tek formalizimi i ekonomisë, sesa tek penalizimi.

Edhe në studimet dhe eksperiencat  ndërkombëtare, shkaqet e informalitetit nuk janë të njejta për të gjithë,  për pasojë edhe masat  e formalizmit nuk mund të jenë të njëjta në “agresivitetin” dhe penalizimin e tyre.

Eksperienca e vendeve me institucione të dobëta ka treguar se  rezultatet e mëdha në kohë të shkurtra, janë të vështira ose të pa qëndrueshme.

Harmonizimi  më mirë i prioriteteve dhe një qasje më graduale, do të jenë më mirë për taksapaguesit, për personat që mbijetojnë në ekonominë informale dhe për shtresat më të goditura nga kriza e papunësisë dhe thellimit të pabarazisë.

Kredibiliteti profesional dhe publik  i të mandatuarëve në funksione politike apo menaxheriale, qëndrimi i njëjtë dhe transparenca e rritur për çdo aksion apo veprim konkrete të strukturave qeveritare, janë parakushte të rëndësishme në suksesin e reformave”, thotë ai në një intervistë për revistën “Java”.

December 5, 2014 11:22
Komento

4 Komente

  1. pionier Lubonja December 5, 12:13

    PO KETE INFORMALITET TRAGIK NE EKONOMI PER 25 VJET KUSH E KRIJOI O ARBEN VEFA?

    Reply to this comment
  2. ne emer te Migjenit te Math December 5, 13:20

    71 miliard leke jane baras me 500 milion euro.Ndersa 600 milin euro jane baras me 840 miliard leke.
    600000000×140.1 =840600000000
    71000000000;140.1=540000000
    keshtu mesoni matematike mire

    Reply to this comment
  3. plaku December 5, 14:50

    Sipas literatures boterore per te dale nga kria ka dy shkolla :
    – Shkollen anglo saksone qe bazohet tek teoria e Keyenesit dhe qe zbatoi Ruzvelti me planin New Deal ne vitet 1933-1936 dhe tani me sukses Obama. Kjo shkolle meson pikerisht kete qe thote edhe Malaj, pra kalimi gradual i krizes duke marre borxhe te reja sic po ben me shume te drejte qeveria e re.
    – Shkollen gjermane, e cila m.q.s historikisht Gjermania ne vitet 1920-1933 njohu nje krize gjigande dhe nje inflacjon kolosal, sa qe per te blere nje kile buke duhej nje vagon treni me monedha letre. Ky fakt Historik ka influencuar shume gjermanet, te cilet jane per politiken e shtrengimit te rrypit. Kete politike Gjermania i imponoi dhe Greqise qeveria e se ciles Uli rroget, hoqi shume njerezu nga Puna ne administrate, Uli pensionet, Uli asistencen socjale, dha me koncesjon pasurite e shtetit etj. dhe akoma pas pese vjetesh ka Probleme te medha ekonomike.
    Keto jane fakte dhe faktet flasin me shume se sa fjalet. Nuk e kuptoj se cfare do zoti Malaj, qeveria po ben ate qe sugjeron ai. Zoti Malaj duhet te di se edhe Kredite e marra nga FMN dhe BB kane cmimin e tyre ne kuptimin qe ato monitorojne ekonomine dhe financat shqiptare sepse Duan me te drejte perseri leket qe dhane plus interesit. Keto te dyja FMN dhe BB bejne presjon mbi qeverine qe te kurseje se perndryshe nuk i japin kestet e mbetura te kredive qe dhane. Kaq e thjeshte eshte kjo pune. C’ste la vie.

    Reply to this comment
  4. bylys December 5, 17:45

    mire se ke o zoti Malaj por dhe keq se ke Je shum I vonuar per rrugen qe ke gjetur tani Muhd ta kesh mire por tek ti ka humbur besimi se ke dhen prova per kte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*