Berishizmi ka rënë

Nga Arben Meçaj June 21, 2013 12:07

Berishizmi ka rënë

Pse dua te ndaj vendimin tim me Ty !

Duke lexuar rezultatet e Raportit e Përvitshëm  “Vende në Tranzicion“ të Organizatës së njohur  FREDOM HOUSE  natyrshëm të lind nxitja e brendshme të ndash opinionin tënd me  një auditor më të gjerë lexuesish. Kam kohë që kam dashur ti ndaj, ti debatoj, ti konsumoj mendimet e mija me një lexues apo auditor  të gjerë. Momenti më ofron këtë shans.

Nga gjithë Raporti, nuk ka si të mos  shkëpus dhe ofroj për debat  tabelën e ecurisë së demokracisë në Shqipëri  për  periudhën  2005-2013. Tabelë e cila ofron një pamje matematike të zhvillimit demokratik shqiptar për dy legjislatura  “Berishiane”.

Ndoshta terminologjia “Berishiane” ngacmon emocione të palëve, por gjykoj se në lexim të këtij materiali, gjithkush kësaj periudhe nuk mund ti japë emër tjetër përveçse “Periudha Berishiane”.

U përpoqa që këtë tabelë ta ofroj në mënyre grafike si  ekspoze vizuale lehtësisht e perceptueshme për këdo që matematika, numrat, premtimet  i janë bërë alergji.

grafik 1

 

 

 

 

 

 

 

grafiku roze

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

grafik 2

Demokracia!

Kujtoj vitet 90. Asgjë nuk dija për Të. Isha naiv, kisha lexuar e dëgjuar, e masja Atë me imazhet e ekraneve televizive.

Isha i  ri, me një status shoqëror të admiruar, të privilegjuar ,pedagog në universitet, pedagog në vitet ‘90 dhe jo ”Pedagog”  sot. Shkurt isha produkt e pjellë e sistemit.

Por shihja se mjaft gjëra nuk shkonin me Sistemin. Ekonomia në faliment, administrata në degradim Makiazhi propagandistik në kulm etj. etj.

Dhe  Vendosa: Sistemi kishte degraduar, ai  ishte bërë regresiv . Ai duhej ndryshuar!

Problemi nuk ishin thjesht njerëzit në qeverisje. Ata, në sjellje dhe qëndrim ishin thjesht produkt i Sistemit. Ata mund t’i ndryshoje, por pjellat e reja do të ishin Klonim i tyre sepse inkubatori SISTEM nuk mund të prodhonte asgjë më mirë, asgjë më progresive, por vetëm  produktin e vet, Vetveten.

Ishte e vështire të bindje njerëzit  e tu argumentoje se duhej Ndryshim, se ndryshimi duhej në themel. Ishte e vështirë, por përtej vullnetit të tyre u ngritëm dhe e përmbysëm me ndërgjegje atë Sistem, të bindur se koha e progresi e kërkonte, se po realizonim atë mision, që koha vërtetoi se ishte akti që i duhej Shqipërisë.

Hodhëm bazat e Rendit, Sistemit të ri, një rend i cili natyrisht solli progresin, zhvillimin, prosperitetin  si produkt i pa shmangshëm  i energjive të brendshme dhe potenciale që ai mbart .

Po ç ‘farë kërkuam  në ‘90

Pluralizëm funksional  dhe  Ekonomi  të Lirë tregu.

Kërkuam shtet ku liria dhe e drejta të garantohej dhe mbrohej  për të gjithë në barazi dhe drejtësi. Kërkuam  një qeverisje Administratore.

Kërkuam  llogaridhënie.  Kërkuam Transparencë. Kërkuam  thjesht një model shteti  perëndimor.

Jam krenar për atë që kontribuova sado pak në vitin Historik 1990.

Po Sot!

Shoh Raportin mbi treguesit e Demokracisë , Analizoj situatën  dhe …  Ulëras. Perse? Kjo ishte ajo që kërkuam  në ‘90?! Viti 2005 shënoi një rrënim  alarmant  të demokracisë se Re Shqiptare. Një shtet jashtë shinave funksionale, gati jo ekzistent. Një korrupsion kapilar marramendës.

Sot  treguesit e Demokracisë më poshtë se në vitin 2005, e Tmerrshme.

Gjithkush me militantizëm mund të mbajë qëndrime  pro dhe kundër, por askush nuk mund të mos hapë sytë , të përfshihet në meditimin e tij koshient, dhe të mos  gjykojë, se në sjelljen qëndrimin vendimin e tij varet e sotmja e nesërmja  e ardhmja e tij,e fëmijëve te tij, e vendit të tij.

 

Duke analizuar Raportin

Paraqita rezultatin final të Raportit  saktësisht  “Rezultatin e Demokracisë” në mënyre grafike për të kuptuar dinamikën e demokracisë në Shqipëri në nënte vitet e fundit.

Në këtë Grafik, por dhe në një analizë të trashë të zhvillimeve  të shtetit shqiptar në periudhën 2005-2013, nuk është e vështire të dallosh  tre faza zhvillimi. Faza me tipare të dallueshme qoftë për politika qeveritare ashtu dhe produkte nga këto politika.

 

Viti 2005-2006  me një ngritje të dukshme të treguesve të demokracisë

Në këtë fazë shteti shqiptar ballafaqohet me efektet e para të tranzitimit të pushtetit, të masave të para për të ndërprerë  rënien e shtetit në fund vitet  e qeverisjes socialiste, por dhe të efekteve  të modelit liberal ekonomik të qeverisë socialiste.

Në këtë moment  modeli i Ri ekonomik konsiston në centralizimin e Politikës së menaxhimit të Taksave , rritje të kontrollit doganor , dhe një rritje të dukshme të të ardhurave Tatimore ( përgjithësisht në dogana ).

Kjo politikë konsiston kryesisht në  riformatimin  e strukturave qeveritare , identifikimin dhe neutralizimin e  proceseve dhe sipërmarrjeve korruptive të qeverisjes socialiste, si dhe goditjen e “Grupeve  të krimit të Organizuar“ prej kohësh objekt i raporteve ndërkombëtare mbi krimin në Shqipëri.

Ndërkohë miratohen një sërë ligjesh me përmbajtje të thellë korrektuese dhe shtet-formuese, ligje të cilat formatojnë një imazh progresiv të qeverisjes së re demokratike.

Në këtë fazë duhet të theksojmë se qeverisja e re demokratike ofron optimizmin e ndryshimit dhe progresit.

Kjo është faza e arritjeve reale dhe progresive të qeverisjes Berisha. Rezultatet e kësaj periudhe kohore u shfaqën propaganduan me të drejtë si arritje të Modelit Demokrat.

Këto rezultate mbeten të arkivuara në faqet  e përditshme të aparatit marramendës propagandistik duke u përsëritur periodikisht në çdo dalje apo eveniment elektoral apo politik.

Ndërkohw fillon programimi i okupimit  në mënyrë të padukshme të  “Boshllëkut“ të krijuar nga  “Neutralizimi i Krimit të Organizuar “

Vitet 2006-2009. Qeverisja demokratike bie në stanjacion.

Ky  trevjeçar ekspozon se forca  lëvizëse e qeverisë, potenciali i saj progresist dhe zhvillues gati kanë shteruar.  Ajo thjesht “ korr” rezultatet e  kapërcimit  të madh të vitit 2006, pse jo dhe një bazë ekonomike të para viteve 2004, por më tej treguesit paraqesin thjesht STANACION me rritje natyrale.

Modeli ekonomik  nuk njeh kapërcime apo zhvillime progresive. Ai thjesht karikohet me iniciativa bombastike mbi “Zhvillime Strategjike” që në thelb synojnë të prodhojnë “ Klasën e Re “ të kapitalistëve Demokratë, apo hapat e para të Monopolizimit.

Në këtë fazë  “Optimizmi“ i politikave sociale, ngritja e rrogave dhe pensioneve, shoqërohet me atë që aktualisht përbën problemin themelor të çdo qeverisje post zgjedhje:  BORXHIN  galopant.

Asnjëherë nuk është analizuar se në ç’raport qëndron “ Zhvillimi “ me Borxhin

Përveç rrugës  Kukës- Morinë, në horizont nuk dallohen produkte politikash zhvillimi.

“Shqipëria Superfuqi Energjetike” si  thelbi i “Modelit Ekonomik Berishian “, përfundon në Koncesione Klienteliste dhe korruptive thjesht dokumentare të HEC-eve, të mbështetura nga VKM me pikëpyetje  të mëdha. Këto VKM që më tepër se stimulojnë  investitorët, realizojnë “Politika Subvencionuese “ abstrakte pa logjikë ekonomike, por absolutisht politike  që synojnë kryesisht të “prodhojnë” produkte të “ Suksesit “ të Modelit Ekonomik “ Shqipëria Superfuqi Energjitike” .

Politikat e zhvillimit apo të investimeve  janë spontane, të pa programuara, dhe përgjithësisht produkt orientimesh politike dhe elektorale, produkt  kulisash, ku interesat shpesh monopoliste raportohen si Projekte Zhvillimi. Në këtë periudhë merr jetë i  vetmi projekt i konsoliduar dhe i qartë zhvillimi: Projekti i zhvillimit të Rrugëve Rurale(Fondi Shqiptar i Zhvillimit),  i implementuar si ide, iniciativë, investim dhe supervizim direkt nga BERZH dhe institucione Ndërkombëtare Zhvillimi.

Në këtë fazë  kohore 2006-2009 mund të themi se përfundimisht “Modeli Berishian” i menaxhimit të ekonomisë instalohet përfundimisht në ambientin ekonomik Shqiptar.

Nga ky moment çdo produkt apo projekt  ka vetëm një emër:  “Modeli Ekonomik Berishian“.

Nga ky moment fillon konsolidimi përfundimtar i Modelit Politik Berishian.

 

Vitet 2009 -2013

Rënie e frikshme e treguesve të Demokracisë Shqiptare.

Mund ti përmbledh si vitet kur Shqipëria  ballafaqohet në të gjitha planet me një model  “HIBRID“, siç do ta cilësojnë  raportimet e institucioneve prestigjioze, por për mua ai mund të cilësohet pa frikë “ Modeli Ekonomik- Politik  Berishian “.

Nuk mund të gjendet në botën perëndimore, por dhe atë lindore një model i tillë. Përmend dhe vendet lindore sepse Shqipëria ka disa tipare specifike sepse është dhe vend i NATO-s.

Kjo fazë kohore karakterizohet nga tipare specifike që i japin modelit emërtimin  puritan “Modeli BERISHIAN “

Tipar themelor i sistemit është politizimi, partitizimi, militarizimi ( dhe jo vetëm militantizmi ) politik i çdo hallke të shtetit. Strukturat e dhunës apo Forcat e Armatosura ristrukturohen dhe riformatohen me elemente të rinj militar partiak

Mitizimi, Glorifikimi, Kulti i Liderit  me të cilin lidhet fati  i përkrahësve politikë. Mitizohet gjendja e tij shëndetësore, mitizim deri në tepri.

Zhvillim ekonomik spontan, i varfër në ide zhvillimi, i orientuar drejt interesave klienteliste apo të ideve spontane emocionale të momentit.

Përqendrimi dhe kontrolli absolut  i çdo hallke të aktivitetit ekonomik politik e shoqëror  në shoqërinë  shqiptare.

Prodhimi  dhe fuqizimi ekonomik dhe njerëzor i “Biznesmenit Demokrat “, neutralizimi i çdo biznesi alternativ politik, okupimi ekonomik “Demokrat “ i  ekonomisë shqiptare, thellimi i monopolizmit  “Demokrat “ në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare. E në këtë pikë duhet të dallojmë konceptin “Demokrat“ me atë Demokrat (është një temë tepër e gjerë për debat).

Financimi  dhe fuqizimi i një aparati të fuqishëm propagandistik mediatik, si dhe i një strategjie “Akademike“ ç’orientim të gjithanshëm të opinionit shoqëror shqiptar. Në themel të strategjisë se ç’orientimit qëndron Direktiva:  Berisha është ky që ne e dimë por kush e zëvendëson?  Rama nuk plotëson kriteret për një Zëvendësues.

Kontrolli total i Institucioneve dhe instrumenteve  e treguesve  Statistikorë të Zhvillimit.

Thellimi i mëtejshëm  i Borxhit  e posaçërisht atij të Brendshëm  ( Cilësoj, të Brendshëm ), si një borxh  pa inventar, lehtësisht i menaxhuar  nga Banka e Shqipërisë dhe Guvernatori i bindur i Saj.

Rritja e nivelit të “Lirive Natyrore“ në popull dhe  Autokracisë politike në qeverisje. E thënë më qartë, Një popull që është i lirë të bëjë çdo gjë, por dhe një Pushtet që gjithashtu është i lirë të bëjë çdo gjë me Qytetarin e tij.

Liri e plotë e Administratës për shfrytëzimin e pushtetit në shkelje të lirisë ekonomike dhe shoqërore të qytetarit. Dëmtim me pasoja të pariparueshme të funksionimit të shtetit ligjor.

Shteti gradualisht humbet tërësinë e funksioneve të tij kushtetuese, përveç Pushtetit. Një shtet e një shoqëri e korruptuar  në Autokraci dhe mbijetesë.

Ka dhe elemente të tjerë dallues që plotësojnë kuadrin e “Shtetit Berishian”, elemente që kërkojnë një analizë më  profesionale,  jo vetëm për ti identifikuar, por dhe për tu evidentuar dhe korrigjuar.

Sistemi me këto tipare natyrisht evidentohet cilësisht si i pakrahasueshëm me asnjë model të ndonjë vendi perëndimor. NATO nuk paraqet interes për  Modelin.

E nëse Modeli vështirë se mund të identifikohet si Standard i referueshëm  demokratik perëndimor, produkti  i tij nuk mund të jetë ndryshe, përveç se:  Rënie progresive lineare e demokracisë pas 2009, vit kur sistemi është plotësisht i instaluar në modelin e vet.

 

Rënia  e Demokracisë si  produkt i drejtpërdrejte i “Modelit Berishian”

Në vitin 2009 e më tej, mund të themi pa frikë se “Modeli Berishian” i menaxhimit të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare është  plotësisht ai Berishian.

Ai është instaluar, orienton, menaxhon, dirigjon dhe kontrollon e posedon çdo politikë ekonomike apo shoqërore. Problemi i vetëm i Berishës në këtë periudhë janë disa institucione si Presidenca, Prokuroria, Shërbimi i Fshehtë,Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë. Kushtetuta dhe konflikti tashmë i shpallur me presidentin, ja pengonin depërtimin kontrollues ne këto institucione
Grafiku i Treguesit të Demokracisë  ekspozon se  : Ligjshmëria e zhvillimit të demokracisë  është në rënie Lineare, pa kapërcim, pa këputje, pa thyerje, fakt  që qartësisht tregon se jemi në një Model, i cili potencialin e vet të testuar dhe tashmë të certifikuar nga “FREEDOM HOUSE”, por dhe i identifikuar  më analizë e ka vetëm një:  Rënie të DEMOKRACISE, REGRES!

Një pasqyrë e Treguesve Ekonomikë të zhvillimit

Raporti i FREEDOM HOUSE  natyrisht përfshin ata tregues që operojnë me sistemin politik, me ato parime themelore të Organizimit të Shtetit Demokratik që absolutisht garantojnë Prosperitet, Zhvillim dhe Progres. Të trajtosh rolin e Shtetit Politik  në Zhvillim,  gjykoj se tashmë është e tepërt.

Periudha 50 vjeçare  e regjimit, ndarja Lindje-Perëndim  janë të vërteta të pakontestueshme.

Tabloja  e Korelacionit Shtet-Politik dhe Zhvillim-Progres-Prosperitet bëhet më e qartë për  Sistemin  dhe tendencën e tij nëse analizojmë treguesit e Zhvillimit Ekonomik  të vendit për periudhën 2005-2013.

Studimi  është mbështetur në të dhëna  Zyrtare të faqes së Ministrisë Financave  (http://www.minfin.gov.al) Për të identifikuar modelin, por dhe për të mos lodhur lexuesin po ekspozohen  rezultatet me tre tregues realë matematikisht dhe dokumentarisht të matshëm  (nuk po trajtojmë GDP se ky tregues ka çudira për sa kohë është produkt i porositur fiktiv i INSTAT-it )

grafik 3

grafik 4

 

Janë dy grafikë(ndër dhjetëra të tjerë) që tregojnë  dinamikën reale të të Ardhurave  dhe Shpenzimeve  si dhe të Borxhit (të jashtëm + të brendshëm)

Nuk është e vështirë në grafikë të konstatosh se Vitet 2009-2013  karakterizohen nga një ligjshmëri  unike lineare, tipar i qartë i një filozofie të konsoliduar, standarde, statike, pa nerv qeverisjeje.

Tipar themelor i kësaj filozofie (të ekspozuar grafikisht për argument në këtë artikull ) është : Rritja me ritme të larta të borxhit, dhe Ulje gati drastike e  të ardhurave dhe shpenzimeve(çuditërisht shifrat e GDP-së PBB-së, tregues i progresit e zhvillimit, tregojnë vlera ne rritje ). Shkurt Borxhi nuk justifikon absolutisht zhvillimin.

Ndokush mund të argumentojë se efektet e Borxhit duan kohë të afektojnë treguesit e Buxhetit.

Por grafikët  për  tre tregues thelbësorë të produktit  të  Modelit Ekonomik ekspozojnë qartë ligjshmëri  lineare Politikash Ekonomike.

Ato ekspozojnë zhvillim linear të sforcuar i mbështetur absolutisht në Borxh dhe jo në energji të brendshme të një ekonomie të pretenduar në zhvillim.

Ato ekspozojnë një ekonomi pa produkt por konsumatore. Për më tepër konsumatore të Borxheve të marra jo për të prodhuar burime zhvillimi por fatkeqësisht stanacion(pse jo dhe rënie nëse analizojmë më tej ) ekonomik dhe zhvillimi.

Grafikët nuk operojnë në statistika një vjeçare, apo periudha të konsolidimit të qeverisjes, por për një periudhë të konsoliduar të një Modeli Ekonomik të instaluar në periudhën 2005-2009, me ekspozim të qartë të produktit për periudhën 2009-2013.

 

Nuk kishte  si të ndodhte ndryshe:

Ekonomia  e okupuar plotësisht nga “Biznesmenë Demokrate ”  nuk mundi të prodhoje asgjë më tej se deformimin dhe frenimin e energjive që mbart Sistemi Demokratik.

Biznesmeni në Ekonominë e Lirë nuk mund të Emërohet. Biznesi është  art, energji, kulturë, pasion, dashuri. Ai nuk është vetëm PARA. Ai është motiv, arsimim, largpamësi. Është lodhje, stres e mundim.

Janë këto tipare cilësore te Biznesmenit në Demokraci që Ekonomia e Lirë i bën produkt, i bën zhvillim, i bën vende pune. Por të tillë nuk mund të jenë Ata që të vetmet “Vlera“ që posedojnë janë  aferat e drejtpërdrejta  me Familjen  Politike.

Duken llafe, shpifje, akuza. Por ç’rëndësi ka si etiketohen. Këto i dimë, i njohim, i kemi pasur dhe i kemi në kurriz të gjithë. Po Po, Ne të gjithë pa dallim feje, krahine, ideje apo bindjeje.

Kontrolli politik i Ekonomisë neutralizoi  energji që mbart  Shoqëria e Lirë, dhe u shërben  gjithë popullatës.

Orientimi politik i ekonomisë( janë të paharruara në kujtesën tonë direktivat e Berishës mbi Politika marramendëse Zhvillimi të qeverisë shqiptare të cilat okuponin në periudha kohe emocionale hapësirat tona mediatike, por më pas përfundonin në Eter, përfshirë këtu dhe centralet bërthamore).

Periudha u ballafaqua me “orientim të ekonomisë apo investimeve“ sipas shijeve dhe interesave klienteliste pse jo dhe emocionale të Njëshit. Ambienti ekonomik shqiptar u njoh me mjaft raste kur këto politika përfunduan në dështime spektakolare me pasoja të rënda për “Biznesmenët e Emëruar”, familjet e tyre, shoqërinë, dhe instrumentet financiare  zhvilluese te vendit.

Partitizimi i ekonomisë  e instrumenteve  të kontrollit shtetëror jo vetëm korruptoi sistemin, por njëkohësisht përkeqësoi absolutisht standardin e shërbimit ndaj qytetarit shqiptar.

Politizimi e Partitizimi i sistemit  të drejtësisë goditi peshoren e ekuilibrit dhe të së drejtës  në Shqipëri. Ky Model nuk mund të jetojë me Drejtësinë e Pavarur. Ai pati  objektiv të pakushtëzuar dhe e realizoi : Neutralizimin e Drejtësisë, unifikimin e Padrejtësisë, Familjarizimin me mungesën e së drejtës dhe lirisë, korrupsionin në ekspansion dhe kapilarizimin e tij deri në mënyrë jetese.

Kontrolli politik i institucioneve të pavarura (Presidencë, Prokurori, Gjykata, Kontroll i Lartë i Shtetit, Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë e Lartë ) dërmoi përfundimisht SISTEMIN.

Ai i vuri Vulën Modelit: HIBRID –  “Demokratik Berishian”.

Po për Nesër.

U përpoqa të ofroja pikëpamjet e mija për  Demokracinë, të analizoja  “Modelin Berishian”, atë politik,   ( Raporti i FREEDOM HOUS E) dhe ekonomik  ( Ministria e Financës ), dhe….të  pyes ty Lexues.

Ku e sheh ti Veten te nesërmen, forcën tënde për të vendosur për fatin tënd, familjes e fëmijëve të tu?

E të gjitha argumentet dhe dokumentet që ofrova janë zbërthimi i realitetit në Shqipëri. Ka dhe më tepër por duhet vendi dhe koha.

Është një realitet që të gjithë e shohim, e prekim, e ndiejmë, e pësojmë.

Ne jetojmë së bashku.

Lëvizim në të njëjtën rrugë kur ballafaqohemi me policin, jetojmë në të njëjtin qytet kur ballafaqohemi me ajrin e ndotur nga Nafta jashtë standardit.

Blejmë në të njëjtat dyqane ku ndodhen mallrat e skaduara apo jashtë standardi, çmimet.

Jemi të gjithë Një, shijojmë të njëjtat efekte të njëjtat të mira, të njëjtat  pasoja .

Të gjithë jemi objekte dhe subjekte të Sistemit.

Është koha, momenti të shprehim forcën tonë. Një ditë për të nesërmen. Një akt për zhvillimin.

Unë analizova dhe konkludova:

Modeli HIBRID është në degradim. Demokracia shqiptare është në rënie. Borxhi është në rritje, Ekonomia është në regres. Zhvillimi  e Ardhmja e rrezikuar:  Modeli Im ka rënë.

Unë në ‘90  gjykova, vendosa dhe…..

Unë sot e kam vendosur.

Ti mendohu mirë!
 

 

Nga Arben Meçaj June 21, 2013 12:07
Komento

30 Komente

  1. lirak June 18, 22:03

    Arben Mece eshte nje intelektual i respektuar qe nuk ka ditur kurre te lepihet deri ne mohim te interesave kombetare dhe parimeve njerezore bazike. Repskte DITE-s se nderuar qe u ben vend njerezve te tille

    Reply to this comment
    • krutani June 19, 08:27

      Nje karrige e rrezuar qe kafshon popullin… ME QARTE SE KAQ NUK MUND TE FIGUROHEJ BERISHIZMI. Dita jeni njeshat e shtypit shqiptar!!!!

      Reply to this comment
      • rebeli June 21, 13:02

        Berisha nuk largohet me vote.Populli duhet te pregatitet te okupoje sheshet.Ky njeri nuk njeh respektuin per tjetrin.Shkurt eshte fshatar i trashe.

        Reply to this comment
    • FLOrida June 19, 08:31

      fundi ideal duhej te ishte qe berisha te largohej pa zhurme nga PD, pa bere trazira e shkaktuar me shume deme
      humbja e tij me 23 qershor eshte e sigurt, vetem se ai duhet ta pranoje
      boll qendroi 22 vjet ne politike, po shnderrohet ne nje diktator!

      Reply to this comment
      • helio June 19, 08:54

        Ai ka llogaritur të shfryjë paraprakisht tollovinë që do t’i ngrihet më pas. Ky është qëllimi i tij i vërtetë, por nuk do tia dal se populli do at ndeshkoi per nje kohe te gjate jo vetem ate por te gjithe pd per korrupsionin dhe varferin e solli

        Reply to this comment
        • POMPACHIU June 19, 09:04

          qofte 23 qershori fundi i sali berishes!
          mos e pafshim me ne politike sepse na e rrenoi vendin
          kerkojme tani qe keto 4 vjet vendi te rilinde e te zgjohet nga kllapia ku e ka futur saliu!

          Reply to this comment
    • trampolina June 19, 08:35

      saliu edhe kur u fut ne shpine e 2XL ju duk vetja sikur ishte ne fushate me dy gishta perjete.ska faj i eshte bere zakon sa here shikon njerez.

      Reply to this comment
    • klaudia June 19, 08:36

      Berisha ka perdorur te gjitha format e veta per te qendruar ne pushtet .Duke filluar nga mashtrimi I popullit , duke vjedhur votat nepermjet lufttes civile , ka vrare e te tjera . Nuk mund tte lejojme qe kjo ngjarje te vazhdoje ne jemi te rinj kemi nevoj per ndrysim kemi nevoj per rilinjde dhe vetem rama dhe skuadra e tij do ten a coi perpara.

      Reply to this comment
    • Kleopatra June 19, 08:41

      Berisha tani me ska cfare te thote eshte konsumuar me teper se cduhet dhe cdo deklarat cdo gje qe do te nxjerr nga goja do te lidhet me opoziten . Nuk mund te rrije me ne pushtet sepse ka mbaruar si njeri eshte nje idnivid si politikish ashtu dhe praktikisht i deshtuar ta qerojme nga pushteti.

      Reply to this comment
    • Kaltra June 19, 08:43

      Skuadra e rilindjes skuadra e kampioneve te kesaj fushate, Triumf fitore , dhe nje rruge te re ne shqiperi . drita roze dhe flamuj qe na ndricojne te ardhmen priten pas 23 urime dhe fitore . suksese te gjithe te majts se bashkuar eurosocialiste .sa per gjyshin nuk kemi pse merremi me njerez te skaduar ai ka mbaruar si individ

      Reply to this comment
    • ola June 19, 08:43

      saliu e di, se nëse e humbet këtë betejë, të gjitha bateritë do t’i drejtohen kundër. Ashtu si ndaj Ramës në 2009, ai e di se do të sponsorizohet një proces i pacipë për largimin e tij. Ata që i janë lëpirë, do të jenë të parët që do ta pështyjnë, po at dhe ta peshtysh ndotesh

      Reply to this comment
    • gena June 19, 08:45

      Nëse Berisha humb, debati dominant i vitit të ardhshëm do të jetë ai i largimit të tij nga politika. Berisha e di mirë këtë, dhe kete do te bej duhet te shporret se nuk i ka me hije te rri , ai na ka rrenuar populli po hedh doza urrejtje ndaj ti

      Reply to this comment
    • herta June 19, 08:47

      saliu ka pohuar me bindje se ka ende “…aq shumë energji, për të qëndruar sërish në opozitë, kjo tregon se ai edhe nese humb nuk e leshon kryesimin e pd hhha po shkoi 70 vjec cdo bej do pleqeroj ne politik, joo kjo sdo te ndodh ai duhet te ik

      Reply to this comment
    • linda June 19, 08:50

      saliu para se te ik duhet te mos bej trazira se do ta pesoj, boll i ka bere deme ketij populli ai, qe na la si peshk pa uje ne nje det te madh qe u tha se saliu e mori te gjithin per vete, tanime nuk ka me asnje arsye te rri ne politike, kujton vetem deshperim

      Reply to this comment
    • klodi June 19, 08:52

      saliu spo di me si te mbuloj dështimeve të tij spektakolare të mandatit të dytë, ndaj tregon me gisht kundërshtarin, në këtë fushatë duke u marre me gabimet e tij sikur te kete qene fajtori i mos arritjeve te qeverise qe ai vete drejtonte

      Reply to this comment
  2. kristina June 19, 08:34

    Berisha dhe skuadra e vete tani po ndjen humbjen sic duket ju ka hyre frika ne palce dhe nuk kane me asnje arem ne dore per te bindur popullin me mashtrime. Te gjithe jemi ndergjegjesuar te gjithe e dime se saliu nuk ka me enrgji per te punuar , e dime se nuk mund te bej gje tjeter vec te pasuroj brzat e 15 tani .Nje mobilizim te pergjithshem te te gjithve ne per ti teguar vendin ne 23 qershor.

    Reply to this comment
  3. desi June 19, 08:42

    ç’do të ndodhë me Berishën në rast se ai humbet? Një pjesë e atyre që i përgjigjen kësaj pyetjeje pretendojnë se ai do të mbajë premtimin që ka dhënë që para zgjedhjeve të vitit 2009, pra se do të largohet nga politika.

    Reply to this comment
  4. polisen June 19, 08:58

    saliu po merr vec ate qe meriton nje deshtim te fort nga populli me vote si qytetar dhe europina, vota masive per ps dhe liderin edi rama per te reguar fundin dhe rrenimin e saliut si mos me keq, mjaft me se ai nuk vlen me per ashje le te pleqeroj ditet fundit vtem se ashtu do te mbes

    Reply to this comment
  5. tare June 19, 12:12

    pyetje per berishen :
    na trego nese do te kete dhe si do te jete fundi i karieres tende ne qeveri dhe ne pd…

    Reply to this comment
  6. Desaret June 19, 15:18

    Mundesia e fitores së Berishës është zero! Ajo qe do të ndodh ne PD, do të jetë një perleshje grupimesh ku me i madhi,ai i Bashës do coptojë ate të Topallit!Berisha besoj se do të largohet sepse moslargimi do ta bombardojë me akuzat e rënda per vrasje dhe korrupsion jo vetem nga forcat qeverisëse,por dhe nga familjaret e atyre qe ai u ka marre jeten ne Gerdec, 21 janar dhe atyre qe jane zhdukur, ku besohet se ka dorë!…Largimi me dorheqje,sposton perplasjet parlamentare,harxhimet e kohes kot me kete njeri jasht kohe;por nga ana tjeter, i hap rrugë drejtesise, ta hetojë si të barabarte me të gjithë qytetaret,pavarsisht se rreziku i hakmarrjeve personale ndaj te afermeve te tij(duhet te ndjeje dhimbje te medha, para se të ndeshkohet vet)rritet ndjeshëm!…Por keto duhet vet ti perballoje Saliu,ndersa qeverisja,parlamenti,mbaron detyren me te kur drejtesia vendoset!Eshte pika numer nje e Rames;dhe duhet te mbaje premtimin,pasi vshtire qe ne 300 ditet e para te sigurohen arritje ekonomike te larta, vende pune dhe nivel jetese! Drejtesia ndaj Berishes dhe vendosja e rendit kudo, jane dy pika të para te Rames!Pas 100 ditëve duhet te kemi nje Shqiperi në ecje, ndersa pas 300 ditëve, Rama mund te konsolidojë mandatin ose të nis tatepjeta e largimit te tij.Gjithshka do të varet nga ecuria e ndeshkimit te Berishes; por dhe efektet e krizes globale qe pas vitit 2016, parashikohet pozitivitet ne BE, (vendet e jugut perendimor,ku Shqiperia do të jete mesiguri kandidate) Berisha mbyll ciklin me burgosje te vetvetes dhe kjo eshtë nje arsye me shume qe klanet ne PD do shperthejne ne kacafytje duke mos lejuar te triumfoje Klani i Berishes, humbes, vrases dhe i burgosur,por Klani i Topallit i cili ka arsye të verteta të godas klanin e korruptuar dhe antikosovar te Bashes! Mosikja e Berishes dhe mosburgosja e tij,do jene pengese per qeverine e ardhshme dhe humbje kohe, te saj!

    Reply to this comment
  7. shqipfolësi June 21, 10:33

    Erdhi më në fund dhe dita ti themi PËRDHUNUESIT Monstruoz të këtij kombi se… “Çfarë ke mbjellë atë dhe do korrësh”!
    Për ironi të fatit tënd që vetë e ke kërkuar dhe askush nuk të ka faj, “Nano ik” u kthye e të ra mbi kokë dhe ty, që nuk ishe më i mirë se ai. Nuk mësove asgjë prej të këqijave të tij. Përkundrazi, si çdo diktator hyre më thellë dhe ja ku je sot. POPULLI yt, që vetëm i yti nuk ka qenë asnjëherë, sot mezi po pret të të japë një “VOTË SPEKTAKOLARE” që nuk do tu besosh as syve të tu, e as veshëve të papagallëve e të tellallëve të tu të ndyrë.
    “BERISHA IKU”… kjo do të jetë KRYEFJALA e çdo bisede më 24 qershor!
    Nuk të bëri fajde as propoganda e as mitingjet o i pabesë e hileqar! Po zaten, nga anët tuaja
    ndeshja me kundërshtarët asnjëherë nuk bëhej në DYLUFTIM TË HAPUR, si burrat, por bëhej “MBRAPA SHKËMBINJVE A SHPELLAVE”, si hajna e skutha. Dhe ti nuk kishe se si të dilje burrë më i mirë. Ashtu luftove dhe ti për 23 vjet rresht! Kundër të gjithë bashkëpunëtorëve apo kundërshtarëve të tu. I asgjësove të gjithë pas shpine!
    Por ajo që më çudit më shumë me figura të tilla si kjo e Juaja, është se nga njëra anë aspironi të jeni LIDERË të përjetshëm dhe nga ana tjetër, bëni GABIMIN FATAL duke iu kundërvënë me çdo mjet popullit opozitar dhe duke shtypur e vrarë këdo që ju ngre zërin!
    Ky është Gabimi që bëjnë të gjithë DIKTATORËT. Largohen dhe nuk dëgjojnë ZËRIN E VËRTETË TË POPULLIT! Diktatorëve iu pëlqen më shumë të dëgjojnë lajka e gënjeshtra se sa të VËRTETËN e HIDHUR të një POPULLI! E po kështu nuk bën asgjë tjetër veçse Vulos fundin dhe ikjen tënde me TURP! Turpi ju mbetet vetëm juve!
    Nuk ditët të vlerësoni Votën që ju dha populli në 1990. Tani tregohu burrë, të paktën për një herë të vetme. Mos shkakto më rrëmuja siç e ke pasur zakon në këta 23 vjet!
    LARGOHU që të jesh të paktën një gjysh i nderuar për nipërit e mbesat e tua, ashtu siç e shprehe dhe mbrëmë para teleshikuesve të Top-story.
    Megjithse IKJA nuk ju heq asnjë pikë apo presje nga Përgjegjësitë tuaja të shpërdorimit me qeverisjen, përsëri përbën një gjest RESPEKTI ndaj POPULLIT që i ke shkaktuar shumë trazira e të mos i përmendim më, se me mijra herë ti kemi thënë e ke bërë sikur nuk dëgjon.
    Epo këtë herë nuk ke ç’bën, me HIR a PAHIR do na dëgjosh më 23 Qershor!

    Dhe këtë herë besoj duhet të dëgjojnë mirë të gjithë politikanët. Pazare në kurriz të këtij populli nuk ka më! Mjaft me fytyrat e përdala të politikanëve që nuk kanë asgjë DINJITOZE për të merituar votën tonë.
    Do ju kërkojmë llogari për çdo premtim që na keni bërë e do na bëni! Koha e diktatorëve mbyllet me këto zgjedhje!

    Reply to this comment
  8. SADIU June 21, 14:08

    Te kam ndjekur qe shume heret, dhe te kam vleresuar, por me kete artikull fiton pike. Vlersim shume i madh per Ju, por nje analize e hollesishme e realitetit berishian me artikullin Tuaj “Modeli Im ka rene”.

    Reply to this comment
  9. Baro Liçaj June 21, 15:30

    Nje analize e sakte dhe e qarte per ata qe kane sy te shikojne dhe vesh te degjojne . Une i qendroj besnik nje thenie te demokratit BASHKIM KOPLIKU : ” Berishizmi eshte nje rrezik per demokracine shqiptare .!” Kjo eshte me se e vertete,por akoma ka te verber qe ta shohin ne sy berishizmin si nje rrezik serioz per demokracine shqiptare ne kete tranzicion te tejzgjatur.

    Reply to this comment
  10. Beni June 21, 15:42

    Ne kemi nje vend me resurse te medha dhe qe ne fillim duhet te themi qe eshte per te ardhur keq qe ky popull te vuaje, ne vend qe te benim nje jete kualitative. Gati gjysma e popullates diskuton buken e perditeshme dhe jo te mendoje per nje banese,te kete kursime per te perballuar te pa priturat per shendetin dhe pse jo te beje pushime ne vende turistike te mira.
    Edhe ai zhvillim qe eshte eshte rjedhoje e emigracionit dhe jo i politikave ekonomike te qeverive te shkuara. Modeli i perzgjedhur te ekonomise se tregut eshte i eger, mbijeton me i forti: ai qe eshte me prane qeverise dhe qe jep rushfet.Njerezit e ndershem qenkan mallkuar te vuajne.
    Tani edhe pse e shajme sistemin berishan duhet te pranojme se oligarkia financiare eshte krijuar me njerezit e tij. Neser edhe sikur te humbasin pushtetin politik, kane pushtetin e parase.

    Reply to this comment
  11. beni June 21, 15:59

    SHBA e Berisha ju ka lene pas 90`ne opozite dhe keni ngelur pa pune, pa leke. Vetem grate gjejne pune po ishin te mira……….Ju degjeneroi Imperializmi Amerikan o komunistet e Enverit.

    Reply to this comment
  12. Eri June 21, 16:14

    Analize e mire, megjithese pak e gjate dhe duket se disa here keni perseritur vetveten.
    Çka eshte handikapi me i madh i shqiptareve eshte qe nuk marrin vesh fare nga makroekonomia e nje vendi. Nuk arrijne te kuptojne qe per cdo 120 Lek qe nxjerrin nga xhepi 20 Lek i shkojne direkte shtetit, pervec 10% qe te ka marre si tatim mbi te ardhurat. Sa eshte konsumi i nje familje normale ne 1 muaj dhe secili te bej llogarite sa lek i paguan shtetit dhe ku perfundojne ato pare?! Jemi gati te therremi me kamarierin kur na e fut 20 Lek ne fature dhe nuk levizim nga vendi kur kryeministri i vendit blen makine te blinduar 500,000 Euro me paret tona, kur Jozefina s’le vend te botes pa bredhur po ashtu me paret tona, kur rruget e financuara nga buxheti i shtetit prishen brenda 6 muajve, kur paguhet Podesta per te mbajtur ne pushtet nje kryekriminel, apo Elita5 me ca pseudo kengetare te tjere per t’i bere makiazh nje plaku te rrjedhur. Po aq me keq kur sheh qe spitalet jane me kushte skandaloze, ku mungojne ilacet edhe pse paret jane “paguar” ne xhepat e hajduteve.
    Per keto e shume fakte te tjera qeveria Berisha duhet zhdukur nje ore e me pare. Njerezit duhet te ndergjegjesohen dhe te dalin ne protesta kundra vjedhjes shteterore. Transparenca me fondet publike dhe nje sistem gjyqesor i forte jane hapat e para qe duhet te ndermarre qeveria e re pas 23 qershorit. Le te shpresojme se dite me te mira do vijne!

    Reply to this comment
  13. tradita June 21, 16:18

    Me 24 qershor do t’ju dale narkoza edhe do te bertisni na i vodhi votat Saliu

    Reply to this comment
  14. Foto Soko June 21, 20:42

    Pershendetje Gazeta Dita! Pershendetje te gjitheve. E lexova shkrimin e z.Arben Meçaj, nartyrisht edhe komentet e lexuesve. Do te nenvizoja qe ne fillim se eshte nje analize ne detaje e Raportit te organizates Fredom House, me cilen jemi njohur nepermjet mediave. Zotin Meçaj, si politikan dhe specialist ne fushen e ekonomise e kam njohur nepermjet prononcimit te tij ne media vizive dhe te shkruara. Gjykoj se me teper se kritik eshte nje intelektual realist dhe antikonformist, qe ka aspiruar qe ne fillimet e levizjeve demokratike per nje demokraci te vertete europiane. Natyrisht qe ndaj te njejtin mendim me te sa i perket rruges qe ka ndjekur deri ne deshtimin e tij te plote modeli ekonomik dhe jo vetem berishian. Ne kete pike do te thoja se me teper se perpjekje per ta mbajtur ende ne kembe kete model te deshtuar, qe ngjason me nje person qe eshte ne gjendje te “Vdekjes klinike”, eshte stermundimi dhe konsumimi deri ne fund i te gjitha mjeteve dhe metodave teresisht te kompromentuara, per te ruajtur autoret e hartimit dhe perfitimit nga ky model deshtak te pasojave te krijuara, te barabarta me nje humnere katastrofike kombetare. Modeli ekonomiko-politik berishian, ose berishizmi, natyisht qe ka nje zanafill me heret se sa viti 2005, ku autori i nderuar, ka ndertuar analizen e tij, bazuar ne te dhenat e raportit te Fredom House. Berishizmi, unikale ne bote, perpara se te jete nje model politiko-ekonomik, eshte nje lloj rryme filozofike e llojit amalgam, ku ashtu si çorba e derrave, jane perzier bashke tiparet apo idete me regresiste te filozofise komuniste, ato te ekstremit te djathte, anarshizmi, doket kanunore mesjetare, kulti bajraktaresk dhe mendesia spontane e lumpenit, e gjitha kjo e veshur me mantel apo slogane demokracie. Eshte kjo filozofi, qe sabotoi dhe devijoi qe ne fillimet e saj levizjen mbare popullore per demokraci, duke e futur vendin ne nje kaos anarshist deri ne krijimin artificial te ndasive krahinore. Rezultati ?! Natyrisht ishte ai qe shumkush nuk do ta mendonte dhe jo do ta deshironte, kurre, ne fillimet e viteve ’90-te.Shqiperia eshte ketu ku eshte, kur vende te tjera, me shume me teper probleme te brendeshme, u bene pjese e europes se bashkuar ose jane ne prag te antarsimit. Deri dhe Serbia qe kriioi dhe kaloi neper nje lufte miniballkanike. Ne mburremi me liberalizimn e vizave, pas njezet e ca vjetesh dhe me antarsimin ne NATO, i cili natyrisht qe eshte nje vlersim, por dhe ky antarsim per ironi te fatit tone u be ne nje kohe kur u shkaketua nje precedent i papare jo per vendet antare te NATO-s, por as per Afganistanin, sic ishte shperthimi i Gerdecit dhe i skandalit te trafikimit te municioneve te skaduara. A ka rene berishizmi?! Natyrisht modeli ekonomik por dhe ai i ndertimit dhe drejtimit te shtetit jane kompromentuar keqas deri ne degradim. Por e keqja me e madhe e berishizmit eshte se si mentalitet por dhe praktik eshte tmerresisht rezistent. Jo vetem uragani i votes popullore, per largimin nga pushteti te Berishes dhe familjes se tij politike, por kerkohet nje operacion i thelle per te shkulur me rrenje praktikat militaneske dhe nepotiste qe perbejne modelin berishist post Berishes.

    Reply to this comment
  15. myftari itali June 21, 23:11

    berishizmi ska ekzistuar asnjehere ,berishovici sot sdo ishte ne krye te vendit,po mos te na bente peshqesh RAMIZI NE 92,TOSI NANOS me LILO METEN ne 2005.megjitheate me 23 qershor ky grabitqar me hir me pahir do ta largojme nga qeveria ,dhe 24 te shpallet dite feste per gjithe vendin.

    Reply to this comment
  16. Po e tha Ben Meçja...! June 22, 00:38

    Berishizmi vertete ka rene, ka vite qe ka rene…

    Por, kur e thote Ben Meçja, me besoni, kam frike se do ndodhe e kunderta.

    Keto skema (ata qe e njohin benin dhe lokalet e tij tek “Sheshi Uillson”, ne te njejten kohe, provojne se ndonese berishizmi ka rene, kjo s’ka lidhje me Berishen ne pushtet apo jo.

    Enver Hoxha ra disa here, por pasi u vendos enverizmi, ai s’ka rene akoma, as sot e kesaj dite: berishizmi, thote Ngjela eshte vazhdim i enverizimit!

    Mire te djathtet qe s’dine ku ta perplasin koken, por une habitem: pse nuk votojne ish-komunistet dhe PS-istet e vjeter per Sali berishen?!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*