“Gruan e vrava se donte të dilte nga shtëpia për të blerë ushqime”

January 19, 2015 11:09

“Gruan e vrava se donte të dilte nga shtëpia për të blerë ushqime”

Arben Muho, 51-vjeç, ka rrëfyer për policinë arsyet që e çuan drejt rrahjes barbare të bashkëshortes së tij 48-vjeçare, e cila ndërroi jetë si pasojë e dhunës së egër.

Ai ka thënë se gruas së tij, Teuta Muho, ia kishte ndaluar ndaljen jashtë oborrit të shtëpisë.

Duke folur në polici, Muho ka thënë se ajo ka kërkuar të shkonte në dyqan për të blerë ushqime, ndaj dhe e ka rrahur.

E rraha se më kërkoi që të dilte nga shtëpia dhe të shkonte të blinte ushqime.

Una ia kasha ndaluar daljen nga shtëpia dhe e kasha paralajmëruar që të mos e shihja larg oborrit.

E kasha paralajmëruar për këtë gjë, por nuk më dëgjoi”, mësohet se ka thënë ai në polici.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Fier, teksa Muho sapo ishte liruar nga gjykata.

Ai ishte dënuar me 3 vite burg, por gjykata e ka liruar pas 8 muajsh.

January 19, 2015 11:09
Komento

10 Komente

  1. askushi January 19, 11:25

    Po shpresoj tani e tutje mos te japin me leje ne burg te dalesh nga qelia sa te jesh gjalle.

    Reply to this comment
  2. Cœur January 19, 11:36

    kjo eshte demagogji dhe nuk ju ka hije .
    dyqanin e kane 3 mt nga shtepia .ajo shkonte ne pune .
    debati ka filluar se listen te dyqani e kishin te gjate .

    Ky quhet MJERIM , dhe jo si e paraqisni ju .

    Reply to this comment
  3. 888 January 19, 11:43

    Animal.

    Reply to this comment
  4. Sallakja January 19, 13:34

    Nuk eshte animal.
    Eshte i mjeruar,i deshperuar, i zhbere,i derrmuar.
    Eshte ne mes te tynelit e nga te dy anet nuk sheh drite.
    Nuk ka me fuqi as ta imagjinoje driten.

    I dashur 888, nuk gjykohet mjerimi, gjykohet shkaku.

    Por e keqja e madhe nuk eshte ky.
    E keqja e madhe eshte se nuk eshte vetem.

    Reply to this comment
  5. Avni January 19, 14:21

    Eresiren dhe mjerimin do e “sheroje me siguri” xhamija e stilit mesjetar te sulltan karamahmutit qe po ndertohet ne mes te Tiranes.

    Reply to this comment
  6. gjeramadhi January 19, 19:00

    ndertimi i xhamise nje akt barbar dhe mesjetar i qeverise rama , rama po na zhgenjen shume por heret eshte do presim !

    Reply to this comment
  7. Avni January 19, 22:27

    Ky fanatik islamik do jete me siguri vellaj nga nje babe i Pellazg AAnusit.

    Reply to this comment
  8. Val January 20, 09:54

    Nuk ju kuptoj ju te gjitheve qe i jepni ngjyra polititke jo mjerimi jo kjo e jo ajo. Kjo qe ndodh ne shqiperi eshte TURP….. Cdo dite vritet nje grua nga nje burrec KAFSHE……
    Keta BURRECA behen trima me grate se jane minj me te tjeret.
    Ne Shqiperi duhet te ndryshoj mendesia se GRUAJA nue eshte prone e asnjerit nga keta BURRECA…..
    Shqiperia ne mes te Europes po sjellja e ketyre Burrecave te ben te mendosh se ne jemi shume shume larg jo vetem EUROPES por qytetarizmit, kultures……
    Mjere ato vajza qe vijne ne jete ne nje vend te tille……………………………….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*