Arben Ristani i përgjigjet kritikëve të statutit

April 23, 2018 16:04

Arben Ristani i përgjigjet kritikëve të statutit

Statuti i ri i Partisë Demokratike nuk arriti të ndryshojë qëndrimet e kritikëve të Lulzim Bashës, të cilët kërkuan kufizimin e mandatit të kryetarit në rast se ai humb zgjedhjet.

Ndër tre partitë e mëdha në Shqipëri, Partia Demokratike është e vetmja ku parashikohet largimi i liderit nga drejtimi i saj, nëse rezultojnë të humbura zgjedhjet.

Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, thotë se ndryshimet e reja janë bazuar mbi modelet e CDU-së gjermane dhe konservatorëve anglezë, duke ia lënë anëtarësisë të drejtën për të votëbesuar një kryetar përmes një anëtari- një votë. Ndërsa shkarkimi i tij bëhet me propozim të gjysmës së Këshillit dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

“Dorëheqja është akt moral e personal. Në partitë e djathta s’ka kufizime në statut. Kemi menduar që kryetari do kalojë ne filtrin e anëtarësisë dhe nëse anëtarësia s’e votëbeson apo jo është në dorën e saj. E gjithë anëtarësia pret që PD të marrë pushtetin dhe nëse kryetari çon në humbje, anëtarësia s’e voton. Ne mjafton të garantojmë një set rregullash për të garantuar garë të ndershme dhe barazi mes anëtarëve që do garojnë, dhe është në dorën e anëtarësisë nëse do një kryetar që çon në humbje ose jo.”

Ristani shpjegon edhe ndryshimet në kryesi, ku forumi nuk do të ketë më 57, por 27 anëtarë. Ai mohon përjashtimin e figurave aktuale, pasi sipas tij, të gjithë mund të jenë pjesë e garës.

“Do jetë një trupë prej 15 vetësh dhe në këtë trupë mund të ketë propozime dhe këto figura të jenë përsëri, do varet nga propozimet. Ne s’i lëmë propozimet  vetëm në diskrecion të kryetarit të PD, por që edhe 15 përqind e firmave të Këshillit Kombëtar të paraqesin alternativa duke marrë edhe figura të tjera. Zgjerojnë kompetencën  e institucioneve kolegjiale jo vetëm tek kryetari”, ka thënë Ristani.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së refuzon të flasë për emra të përveçëm kur pyetet për rikthimin e Jozefina Topallit në Këshill Kombëtar. Ai preferon të shprehet se më shumë sesa emrat, rëndësi kanë parimet.

“Ishte shumë e drejtë që ish-kryetarja e Kuvendit të jetë në këshill, ishte propozim racional dhe shumë i drejtë, por statuti s’ka të bëjë me emrat”, ka komentuar ai.

s.a/dita

April 23, 2018 16:04
Komento

1 Koment

  1. Fat man April 23, 19:07

    Si nuk foli njje here esell ky pijanec ordiner.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*