Arben Ristani: Nuk ka prerje kokash, por sulmet te bëhen me etikë

October 18, 2015 17:51

Arben Ristani: Nuk ka prerje kokash, por sulmet te bëhen me etikë

“Qëllimi nuk është prerja e kokave, por në rast se kjo do të ndodhë në degët e Partisë Demokratike, do të vijë jo domosdoshmërisht për shkak të rezultatit negativ në zgjedhjet e 21 qershorit në secilën prej njësive. Nëse rezultati është i dobët, nuk do të thotë se do të ketë pasoja ekstreme. Çështja shtrohet nëse kemi thyerje të rregullave bazë të PD”.

Kështu shprehet sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, në një intervistë për ABC News. Ai thotë se analiza do të jetë komplekse dhe pritet të përfundojë brenda javës së parë të nëntorit. “Diku ka performuar mirë, diku me gabime, sigurisht që ndeshemi para faktit se ka pjesë të anëtarësisë fiktive, pjesë të seksioneve që nuk janë plotësuar, ka titullarë që mungojnë që nuk kanë punuar mirë në zgjedhjet e kaluara”. Megjithatë, sipas Ristanit, fajin për humbjen nuk e ka vetëm PD. “Të gjithë kemi arritur në konkluzionin se vetëm zgjedhje të lira nuk janë zhvilluara, ndaj them që jo vetëm rezultati çon në pasoja. Është një punë që nuk synon prerje kokash, por riorganizimin e PD. Propozimet konkrete do t’i paraqiten kryesisë nëse do ketë nevojë për degë të reja për të bashkuar ekzistueset, apo për të patur ndryshime në lidershipin e degëve”.

I pyetur nëse ka një hendek mes bazës, krerëve të degëve dhe deputetëve të ngarkuar në qarqe të ndryshme, nisur dhe nga debatet në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar, Ristani mohon të jetë hedhje­pritje përgjegjësish në hierakinë e strukturës së PD.

Ristani tha se i gjithë debati është çështje etike, ndërsa pohoi se nëse ajo mungon, mungon dhe harmonia. “Ajo që është diskutuar është etika, disa kryetarë degësh kanë përdorur retorike fyese, pa përmbajtje në raportet me politikat e partisë. Çështja nuk është pse ata kritikojnë, por pse nuk janë etikë. Etika është një kusht pa të cilin nuk mund të krijojmë harmoninë e duhur”, tha ai.Por a e ka këtë harmoni ekipi në qendër, të rinjtë me të vjetrit. Sekretari i Përgjithshëm thotë se nuk mund të pretendohet që çdo gjë të shkojë si në vaj, por ai thotë se në radhët e tyre ka kohezion pozitiv.

October 18, 2015 17:51
Komento

5 Komente

  1. radiokashari October 18, 18:37

    arben ristani ,,,,,,,,,,,,,,,,,je thjesht nje pijanec ordiner …

    Reply to this comment
  2. demo October 18, 18:45

    E gjithe kjo ndodh per merite te hajdutllukut.Ky person u katapultua ne krye te PD,pse vodhi zgjedhjet lokale te 2011,ashiqare fare,ne sy te ambasadorit Amerikan.Ja me thoni ju mue,pse Visi i Tutes,personi me lapangjoz ne lagje,u be kapo,pse vodhi bicikleten e Qaniut tek kryqesimi 1 Majit.Qe atehere te gjithe e respektojne,i thone Capi dhe gezojne shume kur nga vjedhja e bicikletes Visi i Tutes,vodhi makina, vodhi dyqane,vodhi troje,ndertoi pallate u be biznesmen dhe partite zihen kush ta kete ne rradhet e veta.Por Visi i Tutes nuk shitet lehte,.Sot per sot vetem thengjilli mbuluar,Ilir Meta,qe te percellon me heshtje,mund ta kete kete fat.

    Reply to this comment
  3. LOVE October 18, 19:08

    jane te gjithe antare te shoqates se Kristi Pinderit ,prandaj i cilesoni me edukate 😛
    Kur ndonje i varfer vjedh copen e bukes,e quajme hajdut
    kur vjedh ndonje/te gjithe te PD quhet intelktuHale te rendesishem partiak
    Ristani nuk quhet pijanec por pijedashes 😛 etike pra
    as per grate mos jua quani kurva ,jane demokratikisht kurva
    e kane te drejten e tyre te jene kurva burra e gra
    dhe po nuk i kemi gjerat vaj ,i fusim nje dopio dhe behet vaj

    Plehre ,po kush te merr ne tv dhe kush rri te degjon ty o cope mishi me dy sy !!!!

    Reply to this comment
  4. Aua ;) October 18, 21:42

    Mire e ka Ristua … duhet me etike, dmth te mos permenden fjale fyese si pilaf dhe raki veresie! 😉

    Reply to this comment
  5. ivani i madh October 19, 11:28

    Turp qe flasin pa etike e per ke Ristanin apo Mul hajvwnin te dy te mire njeri trap e tjetri i pire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*