Arben Ristani: Shkarkimi i Zgurit nga mazhoranca është antiligjor

November 24, 2017 18:56

Arben Ristani: Shkarkimi i Zgurit nga mazhoranca është antiligjor

Ish-kryetari i KQZ-së, Arben Ristani thotë se ligjërisht PS-ja nuk mund ta shkarkojë Klement Zgurin nga kryesimi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve. Ristani del në krah të Zgurit, ndërsa akuzon Partinë Socialiste për vendimin e saj.”Mundet sepse Lidershipi i PS, apo Rama, nuk ka asgjë të pamundur, është një njeri që nuk ka të bëjë me ligjet dhe rregullat e këtij vendi. Kështu që për njerëz të tillë, për një gjendje natyror enë pyll gjithçka mund të ndodhë”, tha Ristani.

Për të treguar paligjshmërinë e shkarkimit, Ristani citon Kodin Zgjedhor që parashikon rastet e largimit të parakohshëm të mandatit të kryetarit të KQZ.

“Kodi Zgjedhorë përcakton që është KQZ që shikon dhe monitoron edhe punën e kryetarit tët tij, dhe në rast se konstatohen shkelje është po KQZ ajo që i drejtohet parlamentit për të nisur procedura të tilla, nuk janë partitë politike. Nga ana ligjore është  pamundur.”, deklaroi Ristani.

Si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Ristani sqaron edhe qëndrimin e demokratëve për të ndaluar shkarkimin.

“Partia Demokratike nuk ka rrugë të tjera përveç atyre ligjore, dhe përveç faktit që është zëdhënëse dhe e interesit publik në këto raste, për ti bërë të ditur publikut dhe ndërkombëtarëve që në Shqipëri nuk zbatohet ligji dh Kushtetuta.”, u shpreh Ristani.

Por a ndikon sjella politike në punën normale të KQZ?

“Të gjitha sjelljet antiligjore ndikojnë në të gjitha institucionet jo vetëm në KQZ. KQZ është një institucion si të gjithë, institucionet e këtij vendi, që ka nevojë të shohë partneritet pro ligjit në të gjithë vendin”, tha Ristani.

Partia Socialiste ka paralajmëruar se në mbledhjen e radhës së parlamentit do të shkarkojë me votën e deputetëve të saj kryetarin e KQZ-së, Klement Zgurin. Kreu aktual u vendos në post pas marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës më 18 maj.

November 24, 2017 18:56
Komento

4 Komente

  1. I TILLE JE , SA HERE QE HAP GOJEN ! November 24, 19:19

    “Juriste” te kallepit tend , sharlatan dhe i pa fytyre , e katandisen ne kete gjendje drejtesine shqiptare !
    Ti je nje cope sarahosh i degjeneruar , llumi i
    politikes dhe i “drejtesise Vicidoljane ” , qe meriton
    te peshtyhesh , sa here hap gojen!

    Reply to this comment
  2. Pijaneci digital November 24, 19:45

    Pede-ja jote ka qene,eshte dhe do te mbetet zedhenese e krimit o pijanec ordiner. Krimi eshte “lifeblood” per PeDen. Kur Partia e Idealeve te Dhjetorit (PIDH) hipotetikisht te jete shkeputur nga metastazat e krimit (zoti mos e dhente???!!!)ahere gjallesa me emrin PeDe do jape shpirt.

    Reply to this comment
  3. NjeQytetarOptimist November 24, 21:56

    E citoj para apo mbrapa dopjos?!?!?

    Reply to this comment
  4. shuli November 24, 22:03

    Ju e meritoni te zbytheni, ose me sakte te kapeni te gjithe per bythe e te flakeni …( e kuptoni vete) së bashku me nje person si ky sharlatani Zguri. Më të pacipë se keta politikane qe jeni ju te PD (nuk paskeni zene mend) nuk u bëka. Jepini çuna se aty do ngordhni, do dilni ne pension “OPOZITARE”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*