Lokali Mjau-Mjau në bashkëpronësi të Arben Ristanit rezulton vjedhës i energjisë elektrike

October 30, 2014 21:05

Lokali Mjau-Mjau në bashkëpronësi të Arben Ristanit rezulton vjedhës i energjisë elektrike

Partia Demokratike ka dalë publikisht kundër aksionit të nisur nga mazhoranca për t’i dhënë fund vjedhjes së energjisë elektrike dhe për të ndëshkuar hajdutët.

Por disa prej vjedhësve të energjisë elektrike janë zyrtarë të lartë të PD-së, dhe madje deputetë të saj.

Një prej tyre është Arben Ristani, denoncuesi kryesor i opozitës për “skandalet” e mazhorancës.

Deputeti demokrat vjedh energji elektrike me anë të një lokali që ka në bashkëpronësi tek stadiumi “Dinamo”.

Gazeta Tema shkruan se bëhet fjalë për lokalin me emrin “Mjau Mjau”

Historia

Policia ka shkuar dy ditë më parë për të kontrolluar lokalin “Mjau Mjau”, që ndodhet pranë stadiumit “Dinamo”.

Dhe, aty ka konstatuar se lokali në fjalë kishte një lidhje të paligjshme, me anë të së cilës vidhte energji elektrike.

Policia pas kësaj ka pyetur kamarierin se kush është pronari i lokalit.

Ai iu ka treguar dikë prezent ne lokal me emrin Xhon Bitraj.

Për këtë arsye, ky i fundit është arrestuar.

Por, pas verifikimeve të policisë, ka rezultuar se ky person nuk kishte lidhje me lokalin.

Lokali ka qenë për një periudhë i vëllait të tij, Alban Bitraj.

Ky i fundit e ka pasur lokalin në bashkëpronësi pikërisht me Arben Ristanin.

Por, disa muaj më parë, më 27 mars të këtij viti, ai ka vendosur që ta shesë pjesën e tij.

Bitraj ia ka shitur personit me emrin Avni Dushku pjesën e tij, për 8.4 milionë lekë.

Ndërkohë, gjysma tjetër e lokalit, pra ajo që i takon Ristanit, vazhdon që të jetë në pronësi të deputetit, ish-zv.minister i Brendshem dhe ish-kryetar i KQZ.

Tashmë është interesante të shihet nëse Ristani do ketë guximin që të dalë dhe të denoncojë nga foltorja e PD-së.

1

2 3 4 5 6 7 8 9

 

October 30, 2014 21:05
Komento

19 Komente

  1. loreta October 30, 21:15

    po ate do ta arestoni ?

    Reply to this comment
    • adri October 30, 23:45

      Te arrestohet se bashku me hajdutet e tjere ky arben ristani. Prokuroria ti kerkoje parlamentit heqjen e imunitetit dhe policia ta arrestoje dhe coje ne burg kete hajdut.

      Reply to this comment
  2. Agimi October 30, 21:24

    Noterja e famshme qe ka noterizuar kete akt shitblerje,,Nikoleta Gjordeni , eshte ish gruaja e Arben Ristanit si dhe ish Drejtore e ZSHDA-se,(Zyra Shqiptare e Drejtes se Autorit),…na qenka bere dhe notere…..

    Reply to this comment
  3. Varja October 30, 21:35

    Te dhenat personale te njerezve beni mire ti hiqni. Per kete denohesh njesoj sikur vjedh energjine elektrike…

    Reply to this comment
  4. rilindja mbi hajnat October 30, 21:36

    ligji te veproje.
    po te jete e vertete qe j me dekumentat bashkelidhur shkrimit,thuhet qe eshte bashkepronar,atehere
    mblidhni parlamentin,
    hiqini imunitetitn
    dhe te shkoje ne gjykate,
    te pakten jo dy standarte.
    ligji eshte nje edhe per deputetet…………………….

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi October 30, 21:43

    Po ta kini të vërtetuar arrestoni Ristanin dhe mos bëni fjalamanin ??? Tung!

    Reply to this comment
  6. shpellari king October 30, 21:47

    Për koqesh vareni te shtylla e energjise elektrike.
    Edepsëzi.

    Reply to this comment
  7. melisa October 30, 22:32

    Telenovele fare … ish Gruja e Ristanit notere dhe Gruaja e dyte e Rsitanit kushurire me Mirela Bitraj bashkepronare ,,, I forte Ristani

    Reply to this comment
  8. tana October 30, 22:34

    Dita – lokali eshte Mju – Mju ne mes te bllokut

    Reply to this comment
  9. fdg October 30, 22:58

    Jo i dashur nuk duhet pare a do te dale me ne foltore por a do ta arrestojne sic e meriton nje hajdut i pasurise tende dhe times pra asaj publike???? Kjo do te ishte pyetje dhe meriton pergjigje. Jo ca te nenes ca te njerkes.

    Reply to this comment
  10. treporti October 31, 04:43

    Brenda faqeziu!Dukej ky,qe ishte tip hajduti, qekur numuronte kutite!

    Reply to this comment
  11. Meteh October 31, 07:21

    NQS lokali eshte i RISTOS-hajdutit te votave e nuk e arrestoni,do te thot se nuk eshte i vertet lajmi ose maxhoranca ka frik te veproj.Ketij i thon SELEKTIZEM.

    Reply to this comment
  12. SALI 21 -JANARI October 31, 07:24

    shikoni mir se mos ka ndonje laborator droge se prej atij kodosh pritet ghithçka ai eshte ideatori i vrasjeve te 21 janarit me lul bashen

    Reply to this comment
  13. xxx October 31, 08:40

    se pate benin dje tek Fevzua si iu mora goja , hahahha, ja bente Damianit ” po leri keto “

    Reply to this comment
    • info analitike October 31, 10:24

      Dje tek Fevzua Damiani sikur doli bllof me kete akuze sepse Ristani i tha qe vertet eshte bashkepronar i atij lokali por lokali ne fjale ishte dhene me qera.
      Po keshtu e kane keto pune kur Mju-Mju behet Mjau-Mjau.

      Reply to this comment
  14. Kris 1 October 31, 11:11

    Pa dyshim qe Ristani do te ishte arestuar nga forcat e rendit po te ishte pronar i lokalit.Megjithate meqenese ne krye te rendit eshte nje trim nga tepelena ka arrestuar nje njeri.Tepelenasit e kane ne tradite dhe thone:koke lashe por koke mora.
    Bravo policia e shtetit

    Reply to this comment
  15. jozi October 31, 11:31

    QE ESHT HAJDUT E NJOHIN GJITH SHQIPTARET PO QE RISTANI ISHTE MACOK KETE GJE SE DINIM??????/

    Reply to this comment
  16. Pipi October 31, 12:16

    Vazhdojne bemat e ketij kopuku klasik, Arben Ristani. Por ky matrapaz, burgaxhi e hajdut, nuk e ka per gje qe te dale perseri ne ekranet e TV dhe te “demaskoje” te tjeret. I lumte PD-se qe mban akoma te tille personazhe. Per te keqen e vet…

    Reply to this comment
  17. brumbulli November 1, 12:47

    verifikoni nese e ka deklaruar ne ILDKP. Ku i ka gjetur parate? si e ka blere? keto shihni, jo se ka futur nje kabell gjekundi. – ah po keto gjera nuk dalin kollaj!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*