“Si e ruajnë shqipen arbëreshët”

September 2, 2018 12:19

“Si e ruajnë shqipen arbëreshët”

 

Emilia Conforti, ka ruajtur me xhelozi gjuhën shqipe, ashtu sikurse e ruajtën edhe shumë arbëreshë të tjerë të Italisë ndër shekuj.

Madje ajo nuk është mjaftuar me kaq, ka ardhur në Kosovë që të përvetësojë gjuhën shqipe, në lexim dhe në të shkruar.

Ajo është bashkëpunëtore në Universitetin e Kalabrisë, ku edhe bën hulumtime, ndërsa më parë ka qenë e angazhuar edhe në Universitetin e Prishtinës. Në një intervistë për KosovaPress, Conforti tregon se gjuha e Arbërit vazhdon të flitet në familjet shqiptare të cilat u shpërngulën në Italinë Jugore pas vdekjes së Skënderbeut, para 5 shekujsh.

Sipas saj, arbëreshët kanë huazuar fjalë të shumta edhe nga italishtja, por duke u dhënë prapashtesa nga shqipja.

Teksa shton se arbërishtja nuk i ka marrë fjalët standarde të shqipes, duke e bërë që të duket dialekt tjetër. E pavarësisht këtyre, ajo thotë se nëse një arbëresh dhe shqiptar duan të komunikojnë së bashku, munden pa problem.

“Po tradita popullore kanë, i kanë edhe përrallat, edhe këngët, edhe shprehje dhe fustane, i bëjnë vallet çdo vit. Është ruajtur shumë mirë, kanë kaluar 500 vjet”, theksoi ajo.

Për të ndihmuar komunitetin arbëresh në Itali, ajo tregon se kanë krijuar disa fonde kombëtare përmes së cilave kanë organizuar kurse për të mësuar gjuhën shqipe.

Ndërsa kur jemi tek ruajtja e traditës, është pikërisht dëshira për të lexuar dhe mësuar këngët shqip. Ajo që e ka shtyrë Confortin që pastaj ta mësojë gjuhën shqipe në universitet.

Ajo thotë se edhe arbëreshët e tjerë, kanë interesim të dukshëm për të mësuar dhe përvetësuar shqipen.

Viti 2003 për arbëreshen Emilia Conforti shënon vizitën e saj të parë në Kosovë, për të ndjekur Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, gjë që i ka ndihmuar të flas më rrjedhshëm.

a.s/dita

September 2, 2018 12:19
Komento

6 Komente

  1. Rrespekt ...per ju e nderuara Arbereshe Sign.Emilia Conforti September 2, 13:44

    Meriton nji
    nji BRAVO te Madhe kjo zonje Arbereshe .

    Faleminderit gjaku jon i paster …Arberesh

    Reply to this comment
  2. Gjergj Kastrioti Mbret i Epirit September 2, 14:58

    Nderime dhe Respekt te perjetshem per arbereshët!

    Reply to this comment
  3. valentina September 2, 15:12

    Respekt per arbereshet qe eshte padyshim gjaku i kulluar i shqiptarit te vertete dhe i paperzjere dhe ndotur me gjakprishurit shqipfoles qe e konsiderojne veten shqiptare dhe bejne davane e grekut dhe serbit.

    Reply to this comment
    • katarakti September 2, 17:56

      Po çudi e madhe!!! Ke harruar me dashje turqit! Apo kemi te njejtin gjak me ta tani pas 500 vjet pushtimi dhe shtypjeje. Me fal: – pas 500 vjet bashkejetese “vellazerore”. Vertet si i harrove turqit?! Apo se i kemi vellezer, siç thone politikanet tone pa atdhe! Mos ndofta nuk e di se arbereshet iken nga atdheu qe te shpetonin pikerisht nga kolera turke?!

      Reply to this comment
  4. demo September 2, 17:45

    As 10% prej tyre kane shkuar prej Shqiperie.90% jane shqiptare te Greqise.Cudia eshte se ndersa arbereshet e Italise jane krenare per origjinen,gjuhen,zakonet dhe rrenjet shqiptare(Arberore), Arbereshet e Greqise i mohojne ato.E quajne veten greke,.Rrenjet nuk i mbeshtesin tek gjuha shqipe,por tek feja orthodhokse.
    Ne vend qe te quajne veten pjese te popullit shqiptar,,E QUAJNE POPULLIN SHQIPTARE PJESE TE POPULLIT GREK.
    Shume Dergata te ketyre Arvanitasve,vejne ne Arberine e Italise,qe ti mbushin mendjen se Arbereshet dhe Arvanitasit jane Arber,kurse Shqiptaret jane Turq.
    Si Greket,si Arvanitasit nuk eshte se jane shume te zgjuar dhe kane ndonje nivel kulturor,shkencor,te larte si popujt Evropjane.Por jane shume efikase ne propogande,TE HUDHIN TRUTE E GOMARIT,.
    Niveli i propagandes se kiushes greke per ckombetarizimin e popullit shqiptar,eshte ne ckisherimin mesjetar,ne tabiute,ndalimet,mallkimet,,,por JANE EFIKASE.Ja,psh,.Tragjedine fundit te Athines nga Zjerret, Prifterinjte e Lidhin me ATEIZMIN E CIPRAS,qe nuk u betua mbi Bibel,..Me siguri Cipras,ne zgjedhjet e tjera nuk merr me vota.
    Ne Shqiperi propaganda e kishes greke nuk shkon,sepse populli shqiptar kaloi propoganden enveriste,qe ishte shume me e eger, intensive,etatiste,detyruese deri ne nuklin familjar.

    Reply to this comment
  5. Dashamiresi D. September 3, 03:06

    Pershendetie dhe suksese z.vellezerve Arberesh ne Itali;model i ruajtie se trashegimise te GENIT origjines atdhetare. Pa tjeter ky shembull duhet ndjek nga gjithe bashkatdhetaret ne origjine te kudo ndodhur,sidomos ne Greqi,qe dihet c’perqindie te popullsise greke zene Arvanitasit.deri me 1922 njihej gjyha arvanitashe si gjuhe zyrtare e gjithe vendit.
    Faleminderit vellezerve Arbereshe te Italise,sa bejne.
    Dashamirsi D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*