Arbitër për konfliktin me “Bankers”, qeveria dhe kompania përplasje për taksat

September 14, 2015 16:15

Arbitër për konfliktin me “Bankers”, qeveria dhe kompania përplasje për taksat

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe kompania kanadeze që shfrytëzon naftën e Patos Marinzës, “Bankers Petroleum” do t’i drejtohen një kompanie ndërkombëtare auditimi për të zgjidhur mosmarrëveshjet financiare që kanë mes tyre.

Top Channel raporton se në themel të konfliktit qëndron një shpenzim i deklaruar në vitin 2011 prej 303 milionë dollarë, të cilin “Bankers” pretendon se e ka kryer, por AKBN thotë se është i pajustifikuar.

Njohja ose jo e shpenzimit ka pasoja të forta financiare për buxhetin e shtetit, pasi lidhet me detyrimet që duhet të paguajë kompania kanadeze.

Marrëveshja konçesionare mes shtetit shqiptar dhe kompanisë kanadeze parashikon që pasi kompania të ketë rekuperuar të gjitha shpenzimet në fushën e Patos Marinzës, ajo detyrohet të paguajë 50 për qind tatim mbi fitimin.

Mbi bazën e bilanceve të deklaruara nga “Bankers” deri tani ajo ende nuk i ka rekuperuar shpenzimet dhe rrjedhimisht nuk ka detyrimin për të paguar tatim fitimi. Por AKB pretendon se kompania i ka fryrtë shpenzimet në mënyrë artificiale, duke shtuar 303 milionë dollarë të pajustifikuara.

Nëse kjo shumë zbritet nga shpenzimet, atëherë të ardhurat që kompania ka realizuar nga shitja e naftës i tejkalojnë shpenzimet totale dhe grupi kanadez do të duhet të kishte paguar tatim mbi fitimin.

Mbi bazën e këtij raporti të AKBN, Drejtoria e Tatimeve ka bërë përllogaritjet dhe i ka ngarkuar “Bankers” një detyrim prej 57 milionë dollarësh, të cilin kompania nuk e pranon.

Konflikti tashmë me gjasa do të zgjidhet nga audituesi ndërkombëtar, por mbetet ende të zbardhen procedurat se si do të kontraktohet dhe nga kush. Shpenzimet e deklaruara nga kompanitë konçesionare kanë qenë një objekt i nxehtë debati politik, por edhe mes ekspertëve.

Deri më tani Shqipëria ka përfituar të ardhura në formën e rentës, apo taksave të tjera nga kompanitë e naftës, por asnjë lek tatim fitimi, pasi të gjitha deklarojnë se nuk i kanë rekuperuar shpenzimet që kanë kryer në fushat e naftës.

September 14, 2015 16:15
Komento

4 Komente

  1. Arben September 14, 17:15

    PER SA KOHE BANKERS I PAGUAN

    300,000 EURO NE MUAJ DAMIAN GJIKNURIT DHE

    100,000 EURO NE MUAJ ILIR METES,

    RRINI TE QETE SE NUK E GJEN ASGJE.

    Reply to this comment
  2. miko September 15, 01:57

    bankers pasi ju dha gjithe inxh te naftes shtetesi kanadeze e i beri bojaxhinj ne canada ben si te doje se ka te paafte e hajdute tani,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim