“Ardhë m’a muar me zor, konkën t’ime shumë të dashur që të m’a vrasin”. Historia e pazakontë e qenit të Lasgush Poradecit e treguar nga vetë ai

May 22, 2020 21:00

“Ardhë m’a muar me zor, konkën t’ime shumë të dashur që të m’a vrasin”. Historia e pazakontë e qenit të Lasgush Poradecit e treguar nga vetë ai

Viti 1975. Poeti i madh Lasgush Poradeci, ndodhet në Tiranë për tu kuruar. Me vete nga Pogradeci ka marrë edhe qenushin e tij të quajtur Cuci, ose ndryshe konkën e tij të dashur.

Por një ditë befas në banesën ku ai qëndronte në Tiranë, mbërrin Sekretari i Parë i Këshillit të Lagjies, i cili bashkë me një polic të armatosur, e urdhërojnë të dorëzojë Cucin.

Kjo pasi kishte dalë një urdhër nga autoritetet veterinare të kohës për të mos lejuar mbajtjen e qenve për arsye të higjenës publike.

Këtu fillon edhe kalvari i poetit derë më derë për të shpëtuar Cucin e tij të dashur.

Një histori e pazakontë, po ta mendosh për kohën ku jetojmë, por që Poeti e ka rrëfyer në ditarin e tij.

A e shpëtoi Cucin e tij Lasgush Poradeci? Lexoni historinë e shkëputur nga ditari i tij.

 

Tiranë, e Mërkurë 2 Prill 1975:

Sot nga ora 1 pas mesdite, ardhë m’a muar me zor, konkën t’ime shumë të dashur dhe shumë besnike, “Cucin” që të m’a vrasin (pushkatojnë).

Ishte sekretari i Këshillit të Lagjes nr 1 me një polic dhe dy të tjerë me pushkë. Thanë: “Kemi urdhër t’i vrasim qentë!”

Unë ju luta me 1000 të lutura të m’a lënë 2-3 ditë, të marr lejë të mos m’a vrasin. Ata nuk pranuan në asnjë mënyrë. E mbanja Cucin siç ish i lidhur, me rrypin e tij poshtë shkallëve, m’a rrëmbyen egërsisht.

Megjithqë polici i tha sekretarit të m’a lenë këto 2-3 ditë, sekretari një individ zemër ashpër, dha urdhër të m’a marrin.

Sbriti polici poshtë ne “Cuci” m’a mori megjith rryp dhe me gjith hallkën e rrypit prej së cilës i vinja rrypin “Cuci-t” kur e shëtisnja nga pak në mëngjes dhe më drekë nga ora 11-12-1.

Pasi m’a rrëmbyen “Cuci-n” në këtë mënyrë kaq të egër, zura të qaj, sbrita poshtë shkallëve ku e mbanja lidhur me rrypkën e tij elegante (që m’a dha Kostaqi i Frosës në Poradec) dhe m’u shkreh zemra dhe zura të qaj me lot për “Cuci-n”, puthnja peronën ku kapnja rrypin, puthnja safkën e ujit ku i shtinja ujë të freskët, putha 2-3 herë dhe shumë herë enën ku i shtinja të hajë “Cucit” dhe qanja me psherëtimë.

Kaq shumë m’u dhemb “Cuci”. Passi m’a muarr Cucin dhe e vunë në karrocë dhe u larguan 60-70 hapa prej meje, u vesha shpejt dhe ju vajta pas dhe i gjeta në një rrugicë pranë shtëpisë s’ime, i-u luta me shumë të lutura përsëri, të m’a lenë pa e vrarë, i-u thashë të vete ne Sekretari i Komit. të Partisë së rrethit Manush Myftiu, do vete ne Sekretari i Kom, Ekz. të Rrethit, do vete në Seksionin e Shëndetsisë të marr leje për konkën (Cucin), por ata nuk m’a pranuan lutjen (nuk pranonte, prapë, Sekretari (Elem Haxhia).

Ardha menjëherë në shtëpi, dhe megjithqë jam i sëmurë prej 17 Janarit gjer më sot i shtrirë në shtrat, u vesha dhe shpejt mora Marien me mua, vajta me autobus gjer në Kom. Ekz. E mora Marien se prej 17 Janarit s’jam ngritur prej shtratit, e mora shpirtin nër dhëmbë dhe u nisa i shoqëruar prej Maries, që po të rrëzohem rrugës i sëmurë siç jam, t’a kem Marien pranë.

Vajta me Marien në Kom. Ekz. Më thanë Sekretari i Partisë (Manush Myftiu që është antar i Byrosë së Komitetit Central) nuk vjen këtu në zyrë, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv (Ndue Marashi) nuk priste, Zëv-kryetari (janë 4 zëv-kryetarë) nuk kish pritje.

Poeti Pano Taçi, që ish poshtë në parterë, më tha, të vete në Seksionin e Shëndetsisë, po inspektori i Seksionit nuk kishte pritje sot të Mërkurën, kishte pritje të Martën edhe të Premten prej orës 1-2.

Ika i dëshpëruar jashtëzakonërisht. Ardha në shtëpi. Kostandina më tha të vete ne Arkit. Petraq Kolevica që Petraqi t’i thotë nesër të Enten, inspektorit të Shëndetsisë, të më pranojë nesër të Enten.

Petraqi, që është nënpunës në Komitetin Ekzekutiv, banon afër shtëpisë s’ime (nja 200-300 hapa larg). Vajta ne Petraqi, me Marien, e ëma e Petraqit më tha se Petraqi është shtruar në spital para 1 jave.

Do vete nesër të Enten ne Ministri i Shëndetsisë Doktor Llambi Ziçishti, të përpiqem për Cucin, t’i japë Ministri urdhër Seksionit të Shëndetsisë, të mos m’a vrasin Cuci-n.

Shpresë s’kam, por, prapë do vete ne Ministri. Kur ardha prej Petraqit në shtëpi, sbrita të shoh vëndin ku e mbanja Cucin poshtë shkallëve; atje m’u mbush shpirti dhe shpërtheva në qarje e vajë, putha dyke qarë peronën ku lithnja Cucin me rryp, e putha peronën 3 herë dyke qarë, putha safkën ku i shtinja ujë të freskët e putha 3 herë, putha 3 herë edhe enën prej alumini ku i jipnja Cucit të hajë, edhe u ngjita prej shkallëve të Cucit për në kuzinë, ku kam shtratin tim.

Hyra në kuzinë dyke qarë, mezi pushova. Pastaj mora Marien, vajta me Marien në rrugët ku nxirrnja pak Cucin që më vinte keq t’a mbaj vetëm lidhur. Përshkova me Marien rrugën prej shtëpisë s’ime gjer buzë lumit Lanë, shkova buzë Lanës, siç shkonja me Cucin kur e nxirrnja, vajta me Marien nëpër rrugët dhe rrugicat ku e nxirrnja Cucin, nja 20 ose 30 ose 60 minuta për dita, që të çmallem me rrugët ku shkonte Cuci.

U këtheva pastaj në shtëpi, prapë zura të qaj se m’u mbush prapë shpirti dhe shkrojta këto rradhë për Cucin t’im shumë të dashur, shumë të dhemshur dhe shumë besnik.

Sytë Cuci i kishte shumë të bukur, shumë të dashur, njerëzit theshin kur e baresnja Cucin, rrugëve: “sa i bukur”, edhe fëmija, edhe nuset, edhe burrat theshin sa i bukur.

Cuci është leshator, i bardhë në roza, të gjithë theshin sa i bukur. Më vjen të pëlcas për dhimbjen e Cucit, po s’kam ç’bëj. Po rri këtë ditë me shpresë për nesër, që të vete nesër ne Ministri i Shëndetsisë, dhe të shoh a mos më pranojë inspektori i Shëndetsisë, me anën e ndonjë miku, ndonjë shkrimtari që t’a njohë inspektorin. Lasgush.

2Tiranë, e Ente 3 Prill 1975:

Megjith që jam i sëmurë që prej 17 Janarit (kur ardha prej Poradeci), prapë i dhashë kurajë vetes dhe dola për të parën herë nëpër Tiranë, t’i bje pas punës së “Cuci-t”.

Vajta në Lidhjen e Shkrimtarëve, ku, që në mëngjes gjer në ora 1.30’ pas mesditës mezi takova atje Dritëro Agollin, Kryetar i Lidhjes. Dritëroj, pas lutjes sime, i telefonoj Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv (Ndue Marashit) që të më pranojë “për 1 çështje”.

“Le të vijë” i tha Kryetari i Kom. Ekz. Lasgushi. Vajta, pas urdhërit të tij, portieri më la të hy. Atje më thanë se puna e “Cucit” (që m’a muarr dje të m’a vrasin) mvarret prej Seksionit të Shëndetsisë (që i ka zyrat brenda në Kom. Ekz.).

Në zyrën e inspektorit të Seksionit më priti me respekt inspektori Shpëtim Gjebréa, kështu m’a tha mbiemrin Dritëro Agolli, emrin s’m’a tha inspektori, më dha cigare, më tha që ay më njeh: “kemi folur” tha “prej 2 vjetësh” etj.

Shpëtim Gjebréa më tha: “do t’ju japim lejë prej Seksionit” dhe doli prej zyrës me mua të vemi në zyrën e veterinerit, që e ka zyrën brenda në Kom. Ekz., “t’ju them” tha “t’ju japin lejë për të mbajtur qenin” (konkën time).

Veterineri s’ishte. “Ecni t’i thoni” më tha “Sekretarit të Lagjes nr 1 të mos e vrasin qenin, se nesër, kur të jetë këtu veterineri, do t’ju japim lejen për mbajtjen e qenit”. Vajta te Sekretari i Lagjes nr 1 (Lelem Haxhia) i thashë ç’më tha Inspektori Gjebréa.

Elemi e mori Inspektorin në telefon, i tha Lelem-it “do t’i japim Lasgushit lejë për qenin, nesër, se sot nuk është veterineri. Unë u shqetësova shumë që s’u mbarua puna (sepse termini i vrasjes së Cucit është vetëm 3 ditë, dje 1 ditë, sot shkoj dita e dytë).

Tiranë, e Premte 4 Prill 1975:

Megjith që jam i sëmurë e mora shpirtin t’im nër dhëmbë dhe, nga çqetësimi për Cucin, u ngrita në mëngjes më ora 5, të vete në Kom. Ekz. më ora 7 e mëngjezit (kur vijnë gjithë nënpunësit në zyrë).

Hymë në Komitet Ekz. Në zyrën e Seksionit të Shëndetsisë takova Gjebréa-n, “haj” tha “Lasgush, të vemi këtu në zyrën e doktorit veterinar”.

Doktori s’ishte, prapë, në zyrë. Gjebréa më tha: “I telefonova sot Lelem Haxhisë se do t’i japim lejë Lasgushit për mbajtjen e qenit, po edhe sot s’është këtu doktori veterinar”.

Me qënë që sot është dita e tretë dhe kisha shumë frikë mos m’a vrasin Cucin, e mora, prej Lelemit adresën e Përgjegjësit të qenve, vajta në zyrën e Komunales (e cila jep urdhër për vrasjen e qenve), në Zyrë s’kish asnjeri, pyeta ku e ka shtëpinë private përgjegjësi dhe vajta në shtëpinë private.

Ky përgjegjës, më priti mirë, më tha se qenin s’kam dhënë urdhër të vritet sepse mora vesh që ky qen është i poetit Lasgush Poradeci. Përgjegjësi më tha: “sapo të m’a sillni Lejën e qenit, do t’ju a lëshoj qenin”. M’u qetësua zemra që s’ma paskan vrarë Cucin e dashur dhe vajta në shtëpi të ha 1 çikë bukë, i lodhur, i këputur nga fuqitë siç isha.

Hëngra pak bukë, dhe u shtriva në shtrat i potresitur. Tashi më mbetet që, nesër të vete prapë në Kom. Ekz. ne Shpëtim Gjebréa a mos m’a japë Lejën (në qoftë se do të jetë veterineri aty në zyrat e Kom. Ekz.).

 Tiranë, e Premte 4 Prill 1975:

U ngrita shpejt që në mëngjes (ora 5 para mëngjesit, të vete në Kom. Ekz. më ora 7 (përpara se të hyjnë nënpunësit) t’i them inspektorit të Shëndetsisë (Shpëtim Gjebréa) t’i thotë veterinerit të Kom. Ekz. të mos m’a vrasin “Cucin”.

I tha po s’desh. I vajta dhe unë veterinerit (në zyrë) po s’pranovi. U dëshëprova shumë, po veterineri ish i pashpirtshëm. Thashë t’i them Kryetarit të Kom. Ekz., Kryetari s’ish. Komiteti ka 4 zëvëndës-kryetarë.

Trokita te njëri, s’isht. Trokita në derë të tjetrit, tha “hyrë”. Ky quheshe Hektor Konomi. J’u luta t’i thotë veterinerit të urdhërojë mospushkatimin e qenit (konkës s’ime). Hektor Konomi passi më pranoj dhe më dëgjoj me shumë kujdes, u ngrit, vajti vetë në katin poshtë ku është zyra e doktorit veterinar dhe ardhi më tha: “ecni poshtë të merrni Lejen prej veterinerit që të mos ekzekutojnë konen tuaj”.

Vajta mora Lejën, që atje vajta në Repartin e Komunales së Tiranës, mora prej përgjegjësit të Repartit, njoftimin me shkrim që i bënte përgjegjësi (Ferik Pilkati) mbajtësit të qenve të kapur: “Shokut Riza Gjini ose jevgu. Shoku Riza jepi Profesorit qenin e tij mbasi ka marrë lejë nga Kom. Ekz. i K. P. Rrethit. 5/4/1975” Në kulmin e gëzimit vajta (1 orë larg) mora “Cucin” prej jevgut.

Cuci sapo më pa i-u shkëput jevgut prej krahëve dhe u vërsul drejt meje, si e përkëdhela 2-3 sekonda, i dhashë 1 qofte t’a hajë, Cuci, prej gëzimit, nuk e hante qoften, pastaj, si i dhashë prapë, e hëngri, i dhashë edhe qoften e dytë, s’desh t’a hajë prej gëzimit që më pa përsëri, pas disa sekondash përkëdheljeje, i dhashë prapë t’a hajë, i dhashë edhe të tretën, të tretën s’e hëngri nga gëzimi, e mora qoften në letër dhe u nisa me “Cucin” për në shtëpi (¾ ore larg). Isha i lodhur, i këputur.

Rrugës për në shtëpi i-a dhashë prapë qoften edhe Cuci e hëngri. Maria kur e pa Cucin (sapo ardhi Maria nga shkolla) u gëzua jashtëzakonërisht, e mori në krah dyke e përkëdhelur.

 

*****

Botuar në Dita me lejen e familjarëve të poetit. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa citimin korrekt të burimit

May 22, 2020 21:00
Komento

26 Komente

  1. Arif February 8, 18:51

    NJERI

    Reply to this comment
  2. H.I.Mariotti February 8, 19:52

    Ja se si sillej shoqeria dhe njeriu i ri i Enver Hoxhes, ndaj Poetit Kombetar… Barbari !
    Tani, shkoni dh beni intevista, me Nexhmije Hoxhen…
    Perseri barbari !

    Reply to this comment
    • Prec Ulaj February 8, 21:19

      Shteti ka ligje, per te gjithe njelloj. Nuk u be hataja.
      I keni te fresket spiunet e Sali Berishes.
      Kerciste druri per komisioneret e PS, i mbanin 24 ore ne Polici, i torturonin.
      Fundi tregoi qe Shteti mendoi per Shkrimtarin, dhe ja lejoi qenin.

      Reply to this comment
  3. Avis Gj. February 8, 19:54

    Mi zall te pyllit vjeshtarak
    Dremit liqeri pa kufi,
    Ai ndaj fundesh u perflak
    Posi me zjarr e me flori.

    Posi me flake-u ndez e kroj,
    E vetetiti plot magji,
    E yll` i dites perendoj
    Ne qetesi dhe dashuri.

    Tashti po shuhet nene mal
    Qytet`i ngrysur ne te zi,
    Po ndizen yjte dal-nga-dal
    Plot bukuri!Plot fshehtesi!

    Ne kete cas perendimor,
    Ndaj po me dehen syte-.e mi,
    Kuptoj si shpirtin vjershetor
    Ma frymezon nje mall i ri.

    ……… dhe kush ta kuptonte kete shpirt hyjnor//
    …..Nje njeri me emer Elam i ardhur nga klasa punetore apo nga fshati N???
    Dhe te mendosh qe akoma “Elamet” jane politikane te pazevendesueshem deri ne parlament e qeveri….

    Reply to this comment
  4. jim February 8, 19:59

    I gjori poet i madh! Nuk jam mbajtes qeni,por dua te them qe ata qe e kane e kane si njeri te shtepise. Po sa te cmendur kane qene me qenin qe poeti e mbante ne shtepi si femije.Edhe qente e rrugeve ishte gjynah ti vrisje.

    Reply to this comment
  5. demo February 8, 23:34

    Ja si e torturonin poetin e tradites jo komuniste fshataret dhe llumi proletariat! Ky eshte realiteti,keshtu ka ndodhur.Kaq vlente Lasgush Poradeci! Kelyshte e llumit te proletariatit reklamojne akoma mitren e krimit dhe poshterimit klasor,Nexhmije Hoxhen.

    Reply to this comment
    • Pusho i qete ne paqe tende Lasgushi i Madhe ...kafhet s'behen kurr njerez ! May 22, 22:08

      demo ,

      ju e dini mir se shumica e nenpunesve
      te shtetit komuniste ishin fshatare injorante
      siedhe llum qe i sherbnin qorre diktatures komuniste .
      Te pakten nuk e vrane Laguhin e Madhe ,

      por imagjino shumica te diplomuar ne itali ,Franc,Austri
      Gjermani Zvicer ,
      i hoqe qafe dhe ne vend te tyre ,vune shkerdhata katundi .
      Po qe Kryekari Lidhjes se Ushkureve te Artit e Letersise

      fshatari i Kalonjes qe na hoq sysh si qen ,
      i preu Pensionin Lasgushit ?

      imagjinoni qe nji kerme si agolli nji cop fshatari qelbur ,
      ardhur nga fundi i botes ,
      duke perfituar se ishte komuniste ,sulmonte nji Qytetare nderi ,
      nji Poet te Madhe te paarritshem ,nji te Diplomuar ne Austri ,
      sepse ishte para Lasgushit tama Llumi qe thua ti ,
      ashtusi sot ,soja e tyre kan shpartalluar shqiperine .
      Dhe c’eshte me skandalozja se kta kriminel anadolli ,
      nderohen si putana komuniste alal sot aty .

      Reply to this comment
  6. alphade February 9, 03:45

    Edhe per qenin e Lasgushit fajin e ka patur Enver Hoxha !!!
    O tempora, o mores !!! Quo vadis ???

    Reply to this comment
  7. Moza February 9, 15:16

    Shpirt i paster si debore i poetit te madh shpaloset edhe ne kete ditar per Cucin.
    Tu prehte shpirti ne parajse,o i madhi Lasgush!

    Reply to this comment
  8. fteri February 9, 17:12

    Zbatimi i ligjeve në kohën e të madhit E.Hoxha ishte detyrë e shenjtë,ky eshtë shteti ligjor që para ligjit jan të gjithë qytetarët të barabart.Në amerikë nuk mundë të mbashë edhe nje mace pa lejë.Kurse në shqipëri sot masakrohen rrugve si qentë edhe më keq njerzit vdesin pran koshave të plehrave për copën e bukes ,vdesin ose pushkatohen në mes bulevardit nga Saliu ,ose nga pushka e hajdutit gangster që shkon ti vjedhë shtëpinë dhe katandinë,vdesë për të marr pronën e shtëpisë tijë në hipoteka ,vdesë në fshatra për mungesë ndihmë.Bandat bëjnë ligjin në rrugët dhe zyrat e shtetit ,të prokurorisë dhe gjykatave të korruptuara , që kurr nuk gjenë drejtësi qytetari nëpër shkallët e pa fundë të gjykatave.Popujt paguajn shtetin që ti mbroi ,jo ti masakroi me zbatim dubël të ligjit.

    Reply to this comment
  9. fteri February 9, 17:28

    Demo ! JE JASHTËSHQITJA ,MBETURINË e BORGJEZISE Kapitaliste që ke ngelur si dëshmi infeksioni, një Bajgë e tharë në hauret e bagëtive të proletarjatit .Vdekje borgjezisë hajdute ,kriminale ,dhe rracës tuaj që po infektoni botën për interesa të tyre kriminale dhe qënjerzore,e* ardhmja i takon proletarjatit dhe shumicës popullit.

    Reply to this comment
  10. Cou enver te shikosh saliun qe na e solle nga shpellat May 22, 22:09

    Deri ketu kane arritur krimet e enverit sa te vrasi edhe qenin!!!!
    Kurse sot zonjat nga fshati flene me qenin….
    Zonjat nga fshati na cane trapin neper pallate duke ndegjuar lehjet e tyre..se pak kemi lehjet e njerezve nga ora 7 neper tv,por na duhen edhe lehjet e qenve…
    Nuk ecen dot neper trotuare nga mutrat e qenve…
    Keta fshatar injorant te zbritur nga malet nuk perkedhelin femijet apo prinderit sa perkedhelin qenin…
    Nuk guxon ti shash qenin se eshte sikur e ke share nga nena ose nga udheheqesi…
    Edhe kur ke ndonje te aferm duhet ta pyesesh si e ke qenin se ndryshe i ngelet qefi dhe kur ta takosh me pare duhet te perkedhelesh qenin se personin e qenit…
    O ju dhjevsha ne qen,ju qe ankoheni se nuk keni buke te hani more injorante qener me dy kembe

    Reply to this comment
    • Dn May 23, 14:34

      Cou enver, pse ke gjithe kete helm ne shpirtin tend kunder fshatit?! E kunder fshataret?! Pse gjithe ku helm kunder njerezet te zdrypur nga mali?! Mendon tij se disa te rritur ne qytet jane ma mire: shiko pak drogerashet e tu e pastaj fol per njerezit te bjeshkeve: tipik fjalor komunisteve me dy klas shkolle ma shume qe zbriten veten dy gjenerata ma heret e ju duket vetja se jane qytetare , bile edhe Tiranas te thone!!
      Vuani nga inferioritei te madhe ne qofte se ju duhet nje malok qe te dukeni i ´ ngritur ´

      Reply to this comment
  11. demo May 22, 22:11

    Nuk e mbaj mend kur e kam shkruar kete koment o Fterri,,Do kete qene nje botim i meparshem.
    Nuk kam ndryshuar mendje.
    Kur paskan qene te gjithe njelloj,te shkonin te merrnin zagaret e gjuetise te Kadri Hazbiut.Apo ata ishin ME BIOGRAFI TE MIRE?

    Reply to this comment
  12. Adih May 23, 01:31

    Lus zotin ,qe kjo histori per te ekzekutuar nje kone te bukur , qe i ka ndodhur shkrimtarit Lasgush , te mos e lexojne perendimoret sidos Gjermanet dhe Austriaket .Do na quajne ne shqiptaret kafshe parahistorike .Do me vinte turp sinqerisht ,ishalla nuk e lexojne keta .Dhe nje gje dua tju them ,pse perendimoret e duan qenin me shume se gjithshka , eshte shume e thjeshte per tu kuptuar ,Qeni eshte me besniku qe ekziston ne bote per te zotin ,e do pa hile dhe pa interes ,kurse njeriu nga natyra ta fut mbrapa shpine dhe kjo nuk eshte vetem per ne shqiptaret ,por per te gjithe boten mbare .Prandaj une e kuptoj qe shkrimtari e ka ndjere kete dhimbje me shume se per femijen e vet ,dhe eshte tjeter teme diktatura ,e provum e mbajtem ciper shpine , no komentar ,ose e verteton kjo histori ,sec hoqi i gjori shkrimtar me gjithe se ishte i semure .turture e vetem turture neper zyra .

    Reply to this comment
  13. Gzim Kulufi May 23, 10:23

    Mjaft prekese! Ne ato vite te errta (1974-1978) ishte pak e veshtire te ishe njeri, por s.d.q. kishte njerez, si ai pergjegjsi i komunales.
    Gazeta duhet te kishte saktesuar dicka, qe ligji per qente nuk ka folur kurre per qente ne zoterim privat, ndaj ketu ka patur dicka per kastile kundra Lasgushit! Kete kohe ne Tirane kish disa njerez qe mbanin qener, por nuk u nderhynte shteti per t’ua marre!

    Reply to this comment
  14. Lili May 23, 11:20

    Edhe mu po me rrjedhin lotet per dhimbje e poetit per qenushin e vete! Njerzilleku i tij tregohet ketu, ashtu siç tregohet barbarizmi i te tjereve!

    Reply to this comment
  15. ' May 23, 17:33

    jovet qe e provokonin qellimishte ,

    duke i marre konen e vogel ,por kryshkerdhata i lidhjes dhe zgjidhjes se Shkrimtarve dhe Artiteve beduini komunist pri Kolonje ,rraca e mutit turk ,qe e kan ne gjak ,
    urrejtjen kunder shqiptareve ,
    i hoqi edhe Pensionin Poetit te Madhe !!!!!!!!!!!!!!!
    Cuditerihte ,mbi kte poshtersi qe dyshja e shkerdhatave te partis benin kunder gjithe poeteve e shkrimtareve ,
    qe ,
    i shifnin si me te mire se vet ata ,i zhduknin ,
    nuk flet njeri !
    Poahtu ,letrat anonime ,qe Lsagushi s’duhet te shkruante me ,anji poezi ,
    sepse stili i tij ,cenonte moralin komuiste
    dhe se mundet te futej ne burg dhe te vritej : LOL

    INKUIZICIONI KOMUISTE DYSHJA E DJALLIT
    MUTI IKU – KA NGEL KAKA ALA

    Reply to this comment
  16. Bureto May 23, 18:36

    ……
    Përmbys shoh shkrumbin
    Ca iskra pa shuar
    Ca yj që s’humbin
    Nga jet’ e mbaruar.

    Përmbys o jetë
    m’i fal stolitë.

    I.Kadare për kete poezi:
    -Kjo është pa dyshim një nga vjershat më të bukura për rënien e njeriut. Paradokset e saj janë: titanizëm i pafuqishëm; rrëzuar poeti merr prej jetës stoli dhe paradoksi i tretë poeti është tejet fisnik. Atë që jep, e quan sikur e merr. Sepse kjo është raca e poetëve; e atyre që japin dhe rrallë shumë rrallë marrin.
    -“Të rënë përmbys”, poetët e lindjes komuniste thonë, se marrin stoli prej jetës, por në të vërtetë janë ata që krijojnë stoli. Dhe stolitë s’janë për ata, nga që ata nuk kanë nevojë për to, por për të tjerët, për atë det shkumbëzues, e për fat të keq shpesh herë mosmirënjohës, që quhet njerëzim.

    Kanë thene per Poetin e Madh:
    Kadare;
    -Poradeci, magjistar i poezisë
    -Poradeci ka mbetur gjer më sot për mua njeriu më i jashtëzakonshëm, më i ndërlikuar që kam njohur.
    -Vepra e tij poetike është nga më të bukurat në letërsinë shqipe dhe atë europiane të viteve’30
    -Poradeci nuk u fut në luftë me tufën e mediokërve dhe as kërkoi kurrë drejtësi nga askush. Përburës gjer në fund ndaj tyre, i ndërgjegjshëm për vlerën e veprës së tij, ai e dinte se ishte i pa shkatërrueshëm.
    -Ai kishte një ndjenjë sovrane të veçantë për veten. Duke qenë antikonformisti më i madh, nuk ngashnjehej kurrë nga kjo lloj disidence

    E.Çabej;
    -Djalëri shqiptare: Lexo Lasgush Poradecin dhe vdis!
    -Poradeci Poradeci ishte poet i madh shqiptar dhe europian, të cilin një fat i mirë duket sikur ia ka falur Shqipërisë, që të bëhet ai shkrimtari, të cilin Shqipëria do t’ia falë njëherë botës.

    Mimoza Ahmeti;
    -Lasgushi se bashku me Trebeshinën janë personalitetet më të mëdhenj antikonformistë të letërsisë shqipe.
    -Që të ekzistojë qendra duhet të ekzistojë rrethi. Poradeci ishte qendra, por i mungonte rrethi.

    Reply to this comment
  17. Sul Pumi May 24, 02:01

    E lexova per here te dyte kete shkrim te te madhit Lasgush Poradeci . Ka studiuar ne Austri , e ka mare kulture Austriake .Vura re se shkruan nje fjale ne gjermanisht fjalen termin qe nepergjithesi ne e perdorim… Ich habe eine termin . Kurse termini ,qe eka shkruar me i ,eshte instiktivisht i shqiperuar prej tij ,pra nuk perdoret ne gjermansht me i ne fund si ne kete rast ,nuk ekziston .Nuk dua ta kritikoj ,por perkundrazi respekt per kete njeri me kulture e mbi te gjitha me shume karakter Une kam nje takim ,por ne gjermanisht i thone .Ich trefe ,une takoj … .Kurse i ndjeri Lasgush e perdor :sepse termin i vrasjes se qenit ishte tre dite e nje dite me iku e tj e tj ????Ose per ta perkthyer me mire fjala termin perdoret kur nje zyrtar te jep nje takin ne zyre ,dhe ti gjate ruges per te shkuar ne zyren shtetrore ,te del nje shok ruges ,e pa ditur gje se ku do shkosh ,e te fton per kafe ,dhe ti nuk ke kohe dhe ne gjermanisht do i pergjigjesh ,si ne rastin e Lasgushit ,faleminderit per kafe ,arsyeja eshte se une kam termin . Dhe miku ose shoku e kupton drejte .Nuk desha te bej gjuhe ,por qenka infektuar nga gjermanishtja dashje pa dashje dhe eshte me se normale nga i nderuari Lasgush . Nderim per kete njeri te madh .

    Reply to this comment
    • uahahahah May 24, 17:34

      sulo .,
      e por qe ti beni ju korigjime gjermanishtes
      te Lasgushit qe me fjalen e perdorur sigurishte automatikishte ne shenimet e tija Termin
      sepse nekupton nji takim istitucional me kohe te limituar,

      ora qe do te thote se Lasgushi ka perdorur fjalen e duhur ne maredhenjen /rapotin e duhur me Shtetin ,

      eshte shume KORREKT e Gjermanishten Gjermane

      pra Austriake sepse flitet e njejta gjuhe zyrtare .

      Emri tij si student eshte ne Listen e me te mireve te Universitetit ku ai studjoj ,
      na del nji far Sulo
      dhe derdellis pakuptim ,dicka qe s’ka njohurite e duhura !

      Reply to this comment
  18. Duden - Synonyme für Rechtschreibung - Hoch Deutsch May 24, 15:45

    Sul Puni ,

    nuk e di se prs cfar arsye .kalon ne disa Detaje parendesi

    ktu ne shenimet e Poetit te Madhe Lagushit ,

    duk analizuar Gjrmansihten tij .
    Konkretishte fjalen “Termin” .

    Per s’qarim :

    Termi “termin” ( icha habe einen Termin ) – kemi t bejme
    zakonishte me nji Takim – Pritje (ne shqip,qe do te thote

    nji Afat te caktuar nga X – intitucion Zyrtare per te qen atje – dhe marre informcionin e duhur pra behet dallim nga (ich treff’mich jemand )

    pra s’eshte apak ajo qe shkruani ju (ich treffe mich mit X- person ,mit eine/n Frau oder Freund ect )

    – eshte nji shprehje normale qe s’ka te bej me Institucion ,
    por nji gjuhe e perdorur ne jeten e perditeshme ne shoqeri…

    Reply to this comment
  19. Sul Pumi May 24, 17:37

    Lexoje ,nuk kam dashur te shes mend .Por kam komentuar .se e shqiperoi fjalen termini .i nderuari Lasgush . .Kjo pa dashje i ndodh cdo njeriut . Jo ush po gomar eshte kjo qe shkruan ti mbi gjermanishten ,jane te thjeshta keto edhe per nje njeri fillestar ,qe ka dy jave qe meson gjermanisht .Jo hakmares te lutem ,se sfiton si ti edhe si une , as edhe nje gje . Dhe une sinqerisht nuk e kam shkruar per te shitur mend ,por perkundrazi .Nderime .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim